Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KURBETLÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet. Ajo që shkon në kurbet a në emigracion; mërgimtare.
MËRGÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që ka qenë i detyruar të lërë atdheun e vet dhe të shkojë e të jetojë në mërgim, ajo që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe është vendosur përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj; mërgimtare, emigrante. Ishte e mërguar dhe e dëbuar sa këtej dhe andej.
MËRGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mërgimtare. Mërguesja që takoi në Europë.
RRAHADHÉRAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që largohet nga vendi i saj për t’u vendosur përgjithmonë në një tjetër, emigrante. Rrahadherase e parregullt.
✱Sin.: mërgimtare, refugjate, kurbetçeshë, kurbetlie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë