Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËPASTÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. I mëpastajshëm. Në shekujt e mëpastajmë. Për brezat e mëpastajmë.
PÁSM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që ndodhet në anën prapa diçkaje, në anën përkundrejt anës së përparme a ballit të diçkaje; që gjendet prapa, që është në pjesën e dytë nga fundi i diçkaje a i dikujt, i prapmë; kund. i përparmë. Faqja (ana) e pasme. Këmbët e pasme. Rrotat e pasme. Muri i pasmë. Dhoma e pasme.
2. Që vjen pas një kohe, i mëpastajmë. Brezi i pasmë. Vitet e pasme.
3. I prapambetur nga ana arsimore e kulturore.
✱Sin.: i prapmë, i fundit, i mëvonshëm, i mëpastajmë, i prapambetur.
♦ E vuri në *xhepin e pasmë (diçka).
PASTÁJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mëpastajmë; i mëvonshëm.
VÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; që piqet më vonë se llojet e tjera të njëjta me të; i vonë. Patate (domate) të vonshme. Misër (grurë) i vonshëm. Mbjellje e vonshme. Lulëzim i vonshëm. Pjekje e vonshme. Vjen i vonshëm.
2. Që bëhet, që ndodh a që vjen më vonë se koha e zakonshme; që ndodh a që bëhet me vonesë; që ndodh a që bëhet pas diçkaje tjetër; i mëvonshëm; që nuk vepron menjëherë, i ngadalshëm. Vjeshtë e vonshme. Ngjarjet e vonshme. Pasojat e vonshme. Faza e vonshme e sëmundjes. Bombë me plasje të vonshme. Në një kohë më të vonshme.
3. Që ndodh në fund të një periudhe, që ka të bëjë me fundin e një kohe, që i përket fundit të kësaj periudhe; i vonë; kund. i hershëm. Qytetërimi i vonshëm. Mesjeta e vonshme.
4. Që sʼka shumë kohë që ka ndodhur ose që është shfaqur, i kohës së fundit, i tanishëm; kund. i hershëm. Zakon i vonshëm. Traditë e vonshme. Veshje e vonshme.
✱Sin.: i vonë, vonak, vjeshtuk, i mëvonshëm, i ngadalshëm, i mëpastajmë, i mëpasmë, i vonuar, i papjekur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë