Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËPÁSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që vjen a që ndodh më pas, i mëpastajshëm, i mëvonshëm; kund. i mëparshëm, i mëpërparmë. Në vitet e mëpasshme. Rrjedha e mëpasshme e ngjarjeve. Lexoj kapitujt e mëpasshëm. Shikoj ndryshimet e mëpasshme të kohës. U habita nga reagimi i mëpasshëm i tij.
✱Sin.: i mëpastajshëm, i mëvonshëm, i mëpasmë, i mëvonshëm, i mëtejshëm, i vonshëm, i pasmë, i pastajmë.
MËPËRPÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. Që ka ndodhur ose ka ekzistuar më përpara, i mëparshëm; kund. i mëpasshëm. Gjendet në librat e mëpërparmë. Kishte përvojë të mëpërparme. Shprehu dyshim ndaj thënies së mëpërparme. Lexoj studimet e mëpërparme.
MËPËRPÁRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mëpërparmë, i mëparshëm. Djemtë e mëpërparshëm luanin gjithë ditën me top. Bie në kundërshtim me planin e mëpërparshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë