Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►VON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Vij pas kohës së caktuar a pas kohës së zakonshme; filloj të bëj diçka me vonesë, jo në kohën e duhur; qëndroj një kohë të gjatë pa nisur të veproj a të zbatoj diçka që duhej ta kisha filluar. U vonua letra. U vonua treni. U vonova një orë. U vonua me (pa) arsye. Mos u vono! U vonua shumë.
2. vet. v. III Shfaqet vonë, arrin vonë (për dukuri etj.); piqet, bëhet vonë (për pemët, bimët). U vonua vjeshta. U vonua rrushi sivjet.
✱Sin.: mënohem, vonoj, harrohem, tororisem, përmënohem, qellem, ngalem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë