Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëngore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËNGORE

MËNGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Xhamadan prej shajaku, prej cohe etj., i stolisur me gajtanë e me fije ari dhe me mëngëgjata që nuk vishen, po varen prapa krahëve për zbukurim. Mëngore e qëndisur. Mëngore kadifeje.
2. Këmishë me mëngëgjata e poshtëgjera. Mëngore e bardhë. Mëngore burrash (grash). Veshi mëngoren dhe jelekun sipër saj.

PESHLI

PESHLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Xhamadan burrash, me mëngëçara nën sqetulla, që zakonisht nuk vishen, por rrinë varur (në veshjet kombëtare); mëngore. Peshli e qëndisur. Peshli me kadifekuqe. Peshlia nuk mbërthehej përpara.
2. etnogr. Veshje e sipërme grash, e gjatë deri në bel, me mëngëgjata e të gjera (në veshjet kombëtare). Peshli prej shajaku. Me peshlikuqe.
3. Veshje e sipërme foshnjash, e qepur si bluzë e me mëngë. I veshi peshlinë. E nxori foshnjën pa peshli.
Sin.: xhamadan, mëngore.

XHAMADAN

XHAMADÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Veshje e sipërme prej shajaku për burra dhe gra, si jelek me gajtanë, zakonisht pa mëngë dhe e hapur përpara. Xhamadan i qëndisur. Xhamadani i çupërisë. Xhamadan pa mëngë barkës, llapore. Xhamadan me dy kapakë. Xhamadani vija-vija / Është Kosova, është Shqipëria (folk.).
Sin.: jelek, peshli, mëngore, barkës, llapore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.