Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËNGJARÁSH,~E mb. 1. Që përdor më shumë dorën a këmbën e majtë në vend të së djathtës, majcak. Njeri mëngjarash. Lojtar mëngjarash.
2. I ngathët, i plogët. Lëvizje mëngjarashe. Përpjekje mëngjarashe. Në mënyrë mëngjarashe.
3. iron. Që hiqet si i majtë në politikë; gjoja i majtë, kinse majtist. Parulla mëngjarashe. Prirje (shfaqje) mëngjarashe. Qëndrime mëngjarashe.
✱Sin.: majcak, mëngjosh, i ngathët, i plogët, i majtë, majtist.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë