Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëndur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËND

MËND vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap gji foshnjës (për nënat); mëkoj. Gruaja mori foshnjën dhe e mëndi. Nuk harrojmë qumështin që na kanë mëndur nënat tona.
2. vet. v. III Ushqen me qumështin e vet, mëmëzon (për kafshët). Dosa mënd gicat.
3. Vë të voglin e një kafshepijë te një kafshë tjetër, kur i ka ngordhur e ëma; shtyj e ndihmoj një qengj, një kec, një viç etj. të porsalindurpijë sisë tek e ëma. Mënd qengjin (kecin). Mënd viçin.
4. vet. v. III Pi gji tek e ëma (për kafshët). Qengji mëndi delen.
5. fig. E ushqej që në vogëli me një ide a me një ndjenjëcaktuar; edukoj, mëkoj. E mëndi djalin me ide përparimtare.
Sin.: mëkoj, tajit, mëzoj, ushqej, mëmëzoj, edukoj.

MËNDARAK
MËNDUR

MË́́NDUR (i, e) mb. është mëndur. Foshnjë e mëndur. Qengj (viç) i mëndur.

PËRCALLUR

PËRCÁLLUR (i, e) mb. 1. I mëndur. Viç i përcallur.
2. fig. I përkëdhelur. Fëmijë i përcallur.

TAJITUR

TAJÍTUR (i, e)I mb.është ushqyer me gjirin e një nëne tjetër. Fëmijë i tajitur mirë.
Sin.: i ushqyer, i mëndur, i mëkuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.