Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPATRIOT/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vepron kundër interesave të atdheut; ajo që nuk ka ndjenja atdhedashurie ose që kundërshton patriotizmin; kund. patriote, atdhetare, mëmëdhetare. Ato u quajtën antipatriote. E trajtuan si antipatriote.
✱Sin.: kundëratdhetare, joatdhetare, antiatdhetare, kundërpatriote, jopatriote.
ATDHEDÁSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që do atdheun, ajo që frymëzohet nga atdhedashuria. Atdhedashëse e vërtetë.
✱Sin.: atdhetare, mëmëdhetare, patriote.
MËMËDHETÁR,~E mb., lart. Që e do atdheun dhe lufton për të, atdhetar. Njeri i ndershëm mëmëdhetar. Burrë mëmëdhetar nga të paktët. Gra të ndershme mëmëdhetare.
✱Sin.: atdhetar, atdhedashës, patriot, patriotik, atdhesor, vatanli.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë