Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►USHQÉ/HEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Përdor diçka si ushqim, ha ushqim. Ushqehet me bukë gruri. Ushqehet me bar (me mish). Ushqehej mirë (keq).
2. vetv., vet. v. III Merr lëndët e nevojshme për t’u mbajtur gjallë a për t’u zhvilluar (një organizëm ose një pjesë e tij). Bima ushqehet me ujë. Truri ushqehet me gjak.
3. vetv. Siguroj mjetet e nevojshme për jetesë; mbahem. Ushqehen me punën (me djersën) e vet. Ushqehet me krahët e vet.
4. vetv., vet. v. III Merr diçka të nevojshme për t’u vënë në lëvizje ose për ta përpunuar; përdor si lëndë të parë (për një mekanizëm, makinë, fabrikë etj.); ka si burim, merr ujë nga një burim i caktuar. Ushqehet me energji. Ushqehet me dru (me qymyr). Ushqehet me ujë. Ushqehet me rrymë të vazhdueshme. Drini ushqehet nga liqeni. Liqeni ushqehet me ujin e disa lumenjve.
5. fig., vetv. Rritem dhe edukohem me diçka; marr vazhdimisht diçka që më ndihmon për t’u brumosur ose për t’u zhvilluar. Ushqehemi me mësime. Ushqehen me ide përparimtare. Ushqehen me ndjenjën e dashurisë për atdheun.
6. fig., vetv. E mbaj veten me diçka që zakonisht nuk mund të plotësohet. Ushqehet me ëndrra (me përralla, me iluzione).
7. pës. e USHQÉJ1-8. Ushqehet nga e ëma (nga i ati). Të mos i ushqehen tekat.
✱Sin.: ha, bukohem, shujtohem, gjëllij, mbahem, rroj, jetoj, mëkohem, mësohem, rritem, edukohem, brumosem.
►VAGJËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ushqehem mirë me ushqim të zgjedhur që të marr veten, që të shërohem sa më shpejt pas një sëmundjeje. Ai u vagjëlua mirë, prandaj u shërua shpejt.
2. vetv., vet. v. III Ushqehet foshnja para se të vihet në gjumë. U vagjëlua djali i vogël para se të flinte.
3. vetv., vet. v. III Ushqehet gjëja e gjallë. U vagjëluan bagëtitë në grazhd.
4. pës. e VAGJËLÓJ.
✱Sin.: mëkohem, kojet, grazhdohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë