Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MËKÉQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem edhe më keq, bie në një gjendje më të keqe, keqësohem. Është mëkequr djali. Iu mëkeq plaga. Koha u mëkeq.
2. Më ndizet gjaku më shumë; egërsohem shumë, tërbohem; shkalloj. U mëkeq nga inati.
3. pës. e MËKÉQ.
✱Sin.: keqësohem, përkeqësohem, tukeqem, egërsohem, tërbohem, shkalloj.
SHKALLÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë shkallë-shkallë; i shkallëzuar. Lis i shkalluar.
2. fig. Që është i luajtur nga mendtë, i çmendur, i marrë. Ky qenka djalë i shkalluar. U turr si e shkalluar.
✱Sin.: i çmendur, i ndërkryer, i marrosur, marrak, marruk, i krisur, i lajthitur, i luajtur, i lënë, i lënurur, i trentë, shkallaq, i marrë, i këmbyer, i mëkequr, çmendarak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë