Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëkatare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHESHËM

DHÉSH/ËM (i), ~ ME (e) mb. 1. Që lidhet me dheun, që i përket dheut, tokësor. Ai nuk është mbret i dheshëm. Ku çlodhen të dheshmit, i fundmi dhe i pari.
2. fet. karakterizohet nga dobësia e natyrës njerëzore, e cila e shtynmëkatojë; kund. qiellor. Njeriu i dheshëm të mos tmerrojëaskënd. Mos mendoni për gjëradheshme! Njeriu i dheshëm jeton me natyrën e tij mëkatare.
Sin.: tokësor, i dhertë, mëkatar, i dobët.

FAJTORE

FAJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET edhe drejt. Ajo që ka bërë një faj. Fajtoret ishin dorëzuar.
Sin.: shkaktare, përgjegjëse, dorase, mëkatare.

GJYNAHQARE

GJYNAHQÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Ajobën një gjynah, sipas fesë myslimane; mëkatare.
2. bised. Ajoështë për të ardhur keq; e shkretë, e gjorë.
Sin.: e shkretë, e gjorë.

MËKATNORE

MËKATNÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mëkatare. Nuk flas për mëkatnoret e tjera.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.