Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëkëmbem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CACATEM

CACÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Cacem. Cacatej në oborr, duke u mbajtur pas murit.
2. pës. e CACÁT.
Sin.: mëkëmbem, përkëmbem, cacitem, cazitem.

CACEM

CÁC/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mëkëmbem, përkëmbem.

CACITEM

CACÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Cacem.
2. pës. e CACÍT.
Sin.: mëkëmbem, përkëmbem, cacatem, cazitem.

FORCOHEM

FORC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Marr fuqi, bëhem më i fortë, më i shëndetshëm e më i aftë për të kryer lëvizje e veprime fizike; kalitem. U forcua duke bërë palestër.
2. fig. Bëhem më i fortë nga ana morale, shpirtërore e ideologjike, kalit vullnetin e karakterin dhe nuk përkulem para vështirësive, nuk ndikohem lehtë e nuk prekem shpejt; kalitem. U forcua gjatë sfidave të jetës.
3. vet. v. III Bëhet më i fortë, më i qëndrueshëm, më i sigurt; ngrihet në një shkallë më të lartë; rritet, shtohet. Forcohet miqësia (besimi). Forcohet organizimi.
4. vet. v. III Bëhet i fortë si gur, ngurtësohet. Forcohet llaçi (brumi).
5. vet. v. III Rritet sasia e alkoolit ose e thartorit në një lëng; i rritet grada (përpiqet). Forcohet rakia (vera). Forcohet uthulla.
6. pës e FORCÓJ.
Sin.: fuqizohem, kalitem, mëkëmbem, rritet, shtohet, ngurtësohet.

KAPEM

KÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kap diku me dorë dikë a diçka për t’u mbajtur, për t’u mbështetur etj.; i jap dorën dikujt dhe ai më jeptijën për të mos u rrëzuar a për të mos rënë etj. Kapemi dorë për dore për të mos rënë. Kapem pas krahutdikujt (pas një degepemës). S’kisha ku të kapesha (për t’u mbajturkëmbë).
2. edhe fig., vetv. Zihem, përleshem me dikë. U kapën njëri me tjetrin (për fyti). U kapën dhe u shanë.
3. edhe fig., vetv. Bazohem diku, nisem nga një shkak a një qëllim për të bërë diçka, për të folur etj.; i kushtojshumë vëmendje dhe rëndësi diçkaje.kapemi pas gjëravekryesore (dhe jo pas gjërave më të vogla). Kapet nga interesi vetjak. Kapet nga qëllimemira (të këqija).
4. edhe fig., vetv. Fillojmëkëmbem a të rimëkëmbem nga ana shëndetësore, nga ana ekonomike etj.; nisfitoj dhepasurohem. Është kapur mirëkëto kohët e fundit (dikush) ka filluar të rimëkëmbet nga ana ekonomike.
5. pës. e KAP.
Sin.: zihem, mbahem, ngërthehet, rrokem, kacafytem, mëkëmbem, rimëkëmbem, pasurohem.
Kapet për *bërrylash (dikush). U kap (u zu) për *gryke (me dikë). Kapet pas *shkumëve (për shkume) (dikush).

MËKËMBJE
NGRIHEM

NGRÍ/HEMI jovep., ~TA (u), ~TUR 1. vetv. Çohemkëmbë, merr qëndrimin drejt (për dikëishte ulur a kishte rënë përdhe); çohem; kund. ulem, rrëzohem. Ngrihemkëmbë. U ngrit nga vendi (nga karrigia). U ngrit nga toka (nga dyshemeja). U ngritmbledhje mori fjalën në një mbledhje, duke u çuar nga vendi. Ngrihem nga tryeza largohem nga tryeza, pranëcilës isha ulur. Mezi ngrihet nga vendi.
2. vetv. Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem; lë shtratin pas një sëmundjeje; çohem; kund. bie. Ngrihem herët (shpejt, vonë). Ngrihem që me natë (pa gdhirë). U ngrit i sëmuri nga shtrati (nga dysheku) nuk dergjet më i sëmurë, u shërua. Ngrihet me gjelat ngrihet shumë herëtmëngjes. Kush fle me qenin (me qentë) ngrihet me pleshta. (fj. u.).
3. vetv. Niseci, mëkëmbem (për foshnjat). U ngrit fëmijakëmbë. Është ngritur shumë vonë.
4. vetv., bised. Largohem nga një vend, ku banoja ose ku isha vendosur përkohësisht. U ngritën nga Tirana. U ngrit me gjithë familje.
5. vetv., vet. v. III Shton lartësinë; shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër dhe ngjitet lart; kund. ulet, zbret. Ngrihen retë. Ngrihen zogjtë. Ngrihet aeroplani (helikopteri, raketa, anija kozmike). Ngrihet nga aerodromi (nga pista).
6. vetv., vet. v. III Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapetajër. Ngrihet pluhuri (avulli, mjegulla) nga toka. Ngrihet tymi shtëllunga-shtëllunga.
7. vetv., vet. v. III Shkonlart nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i lartë ose më i bymyer; çohet, fryhet. U ngrit toka (vendi). I ngrihej gjoksi. Brumi ngrihet me maja.
8. vetv., vet. v. III Zë një vend duke dalëlart se sendet e tjera përreth, duket mbi sendet e tjera. Atje tej ngrihet një mal (një kodër, një shkëmb). Anës rrugës ngrihej një përmendore (një lapidar). Ngrihen pallatet shumëkatëshe.
9. vetv., vet. v. III Dukethorizont, si pasojë e rrotullimitTokës, çohet, lind, del. Dielli ishte ngritur tashmëkupëqiellit.
10. vetv. Drejtoj trupin, pasi kam qenë shtrirë a i përkulur; drejtohet lart diçkarrinte varur ose ishte e përkulur, merr drejtimin pingul. U ngrit drejt. U ngritën degët pasi i volëm frutat. U ngrit përsëri gruri pas shiut. Më ngrihen flokët (qimet e kokës) përpjetë.
11. vetv. Ngre krye, bëj kryengritje, çohemluftë; nuk pranoj t’i nënshtrohem më. U ngritëm kundër pushtuesit. U ngrit i gjithë populli. U ngritën i madh e i vogël. U ngritënrevoltë. Një bie, mijëra ngrihen.
12. vetv., vet. v. III I shtohet madhësia, vlera, masa a shkalla, bëhet më i madh, rritet. U ngritën çmimet e frutave. Ngrihet temperatura (shtypja, trysnia). Ngrihet niveli. Ngrihet mirëqenia. Ngrihetmënyrëndjeshme.
13. vetv., vet. v. III I shtohet vrulli ose shkalla e shfaqjes a e zhvillimit, i zmadhohet forca, bëhet më i fuqishëm. Ngrihet ndjeshmëria qytetare. Ngrihet gjendja shpirtërore. Iu ngritën nervat u zemërua, u nevrikos.
14. vetv., vet. v. III I shtohet forca e ndriçimit ose e zërit. Ngrihet drita. Iu ngrit zëri.
15. vetv. Marr një punë a një vend më të lartë se më parë, ngjitem. U ngritdetyrë (në përgjegjësi). U ngrit lart.
16. vetv., vet. v. III rritet vlera ose rëndësia përparatjerëve. I është ngritur autoriteti (prestigji).
17. vetv. Fitoj përsëri vendin a gjendjen e mëparshme; përmirësoj gjendjen ekonomike; kund. bie. U ngritën pasi iu rritën fëmijët.
18. vetv., vet. v. III Krijohet, themelohet. U ngrit një grup (një rreth, një organizatë). U ngrit një biznes i ri.
19. vetv., vet. v. III Fillon, nis me forcë. U ngrit një erë e madhe.
20. vetv. E ndërpres a i jap fund një pune, të cilën e kryeja ndenjur. U ngritën nga tryeza (nga buka, nga sofra). U ngrit nga kompjuteri .
21. vetv. Para një foljeje tjetër tregon fillimin e një veprimi a një përpjekje më të madhe për të kryer diçka. U ngrit e vajti (e shkoi). Ngrihet e punon. Ngrihen dhe i flasin shokët.
22. pës. e NGRE. U ngrit flamuri. U ngritën dolli.
Sin.: çohem, zgjohem, mëkëmbem, shpërngulem, largohem, ngjitet, bymehet, vjen, grafullon, fryhet, duket, lartësohet, lind, del, rritet, forcohet, fuqizohet, hov, shtohet, hidhem, ngallis, zmadhohet, përmirësohem, krijohet, themelohet, piqem, zhvillohem, hipi, drejtohem, ndehem, brof, mbartem, rritem, madhohet, nis, fillon, bëhet.
U ngrit (doli) nga *balta (dikush). U ngrit nga *dysheku (dikush). Ngrihet (çohet) me një gisht (diçka) është shumë e lehtë, nuk peshon shumë. U ngrit (u çua) në (më) *këmbë (dikush). M’u ngrit *mendja. M’u ngritën (m’u acaruan) *nervat. Ngrihem (çohem) *peshë. I është ngritur *qimja (dikujt). Është ngritur (është ndërtuar, është mbështetur) mbi *rërë (diçka). ngrihet *zemra (lart). ngrihet (më çohet) zemra *peshë.

PËRKËMBEM

►PËRKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Rritem, hedh shtat dhe fillojeci vetë. Sapo është përkëmbur djali.
2. Bëhem i zoti i vetes, i aftë për punë etj. S’është përkëmbur ende.
3. fig. E marr veten përsëri, përmirësohem pas një sëmundjeje ose dal nga një gjendje e vështirë ekonomike etj., mëkëmbem, rimëkëmbem. U përkëmb pas etheve (pas plagosjes). U përkëmbën shpejt.
Sin.: mëkëmbem, rimëkëmbem, përmirësohem.

PËRSPJETEM

PËRSPJÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Arrij papritur, ia beh.
2. Marrmbarën, përmirësohem, mëkëmbem.

RIMËKËMBEM

RIMËKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngrihem përsërikëmbë, vij përsërigjendjemirë; marr veten sërish për të ecur më tej. U rimëkëmbën ekonomikisht. Fshati po rimëkëmbet. Po rimëkëmbet i sëmuri.
2. pës. e RIMËKË́́́MB.
Sin.: mëkëmbem, përkëmbem.

RRITEM

RRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem më i madh nga trupi pak nga pak, duke jetuar e duke u ushqyer; më zgjatet trupi a shtati me zhvillimnatyrshëm (për njerëzit, kafshët dhe bimët). Rriten fëmijët. Rriten qengjat. Rritet gruri. Rritet ngadalë (shpejt). Nuk rritet shumë. E këputën lulen pa u rritur. Peshku nuk rritet dot pa ujë!
2. vetv. Bëhem më i madhmoshë; kaloj fëmijërinë a kohën e miturisë në një vend ose në kushtecaktuara; jetoj diku ose në rrethanacaktuara derisa arrij moshën e pjekurisë. Është rritur me prindër. U rrit me mundime. Ishin rrituremigrim. Djemtë po i rriten në Shqipëri.
3. vet. v. III Mbin, jeton dhe zhvillohet në një vend ose në kushtecaktuara (për bimët). Bimërritettokavarfra. Rritetshpatet shkëmbore. Rritetujëra.
4. vet. v. III Zgjatettepër, bëhet më i gjatë (një ind a organdel prej diku). Iu rritën flokët. Po i rriteshin thonjtë shpejt. I qenë rritur krahët.
5. vet. v. III I shtohet sasia, madhësia, vëllimi a vlerakrahasim me gjendjen e mëparshme; ngrihet; zmadhohet; kund. ulet; pakësohet. U rritën kërkesat për azil. Janë rriturardhurat nga biznesi i vogël. Rritet prodhimi vendës. Çmimet po rriteshin për shkakkrizës.
6. vet. v. III Bëhet më i madh, më i gjerë a më i shumtë; përfshin një numër më të madh se më parë a përhapetshumë; merr përpjesëtime më të mëdha, zgjerohet, zmadhohet. U rrit familja. U rrit pjesëmarrja e studentëve. Po rritet kryeqyteti.
7. fig., vet. v. III Ngrihet në një shkallë më të lartë; bëhet më i madh, më i fuqishëm, më i njohur etj.; kund. bie, ulet. Iu rrit besimi. Po rritet autoriteti i mësuesit. Rritet mirëqenia. Rritet ndërgjegjja.
8. vetv. Ngrihemdetyrë a në përgjegjësi. Më në fund qe rriturdetyrë.
9. fig. Fitoj cilësireja, bëhem më i aftë a më i përgatitur, ngrihem. Është rritur profesionalisht. U rritën me vështirësitë e jetës.
Sin.: mëkëmbem, zhvillohem, piqem.
I është rritur (i është trashur) *lafsha (dikujt) keq. I është rritur *hunda (dikujt). I është rritur *mendja (dikujt). T’u rrittë *nderi! ur. Është rritur (është mësuar) në *pupla (dikush). Është rritur me *qull (dikush). Është rritur në *sisëlopës (dikush) shaka. I janë rritur (i janë zgjatur) *thonjtë (dikujt) keq. I janë rritur *veshët (dikujt). Iu rrit *vlera (dikujt). M’u rrit *zemra.

SELITEM

SELÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vendosem diku me banimpërhershëm, zë vend diku. U selitën të shpërngulurit. U selitën përgjithmonëfshat. U martuan dhe u selitën ngritën familje, çelën shtëpi.
2. Përmirësoj gjendjen ekonomike, vë pasuri. Qenë selitur mirë. Me punë do të selitemi dhe ne.
3. vet. v. ІІI Ngulitet, zë vend. Seliten zakonet e reja.
4. Rritet mirë një njeri, një pemë, një bimë, lëshon shtat, hedh shtat. Iu selitën fëmijët. Janë selitur me përkrahjen e tij.
5. pës. e SELÍT.
Sin.: mëkëmbem, rregullohem.

STRELOHEM

STREL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚA bised., vetv. Nismëkëmbem pas një sëmundjeje. Duhet të strelohesh. Tani ështëmirë dhe po strelohet. Pasi u strelua mirë, filloi punën.

ÇELEM

ÇÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lëviz një derë, një kanat etj. duke u lënë i lirë kalimi për të hyrë diku a për të dalë prej andej ose për t’u lidhur mjedisi i brendshëm me të jashtmin; hapet; kund. mbyllet. U çel dera. U çelën dritaret. U çel vetë.
2. vetv., vet. v. III I hiqet kapaku, mbyllësja a mbështjellja diçkajembyllur ose të mbështjellë; hapet. U çel shishja. U çel zarfi. U çel kutia.
3. vetv., vet. v. III Shpaloset diçka e palosur, e mbledhur a e mbyllur; hap dy pjesë a dy anëputhitura ose të afruaradiçkaje; hapet; kund. mbyllet. U çel libri. Iu çelën sytë. Iu çel goja. Iu çelën gishtat.
4. vetv., vet. v. III Nis diçka nga puna a nga veprimtaria; hapet; kund. mbyllet. U çelën shkollat. U çel ekspozita (muzeu). U çel dyqani.
5. vetv., vet. v. III Nis një veprimtari; fillon diçka. U çel biseda. U çel mbledhja. U çel kongresi. U çel fushata. U çel gjyqi.
6. vetv., vet. v. III I hiqen pengesat, bëhet i lirë kalimi; kund. zihet. U çel rruga. U çel shtegu. U çel kufiri.
7. vetv., vet. v. III fig Krijohet mundësia për të ecur përpara a për të arritur diçka, hapet. U çelën perspektiva (horizonte) të reja. U çelën mundësigjera.
8. vetv., vet. v. III Shtrihet përpara pa ndonjë pengesë; duketgjithë gjerësinë e vet, hapet. Përpara çelej një pamje e bukur.
9. vetv. Marr fuqi e gjallërohem pas një sëmundjeje, më vjen shëndeti, marr një pamje më të shëndetshme e më të gjallë; mëkëmbem, këndellem. Është çelur djali (vajza). Mezi u çel sot gjyshi.
10. vetv. Bëhem i qeshurfytyrë, marr pamjegëzuar e të afruar; kund. vrenjtem. Iu çel fytyra. U çel në fytyrë.
11. vetv., fig. Bëhem më i gjallë e më i zhdërvjellëtjetë a në marrëdhënie me të tjerët. U çel pas ca kohësh.
12. vetv., fig. I zbuloj një tjetri mendimet, ndjenjat e të fshehtat e mia, i hap zemrën. Mua më çelet. Nuk çelet me këdo.
13. vetv., vet. v. III Pastrohet nga retë, kthjellohet, hapet. U çel koha (moti). U çel qielli.
14. vetv., vet. v. III Tingëllon më i qartë e më i pastër (për zërin), jep zë më të pastër. Iu çel zëri. Iu çel fyti.
15. vetv., vet. v. III Çahet a plasaritet thellë (për lëkurën dhe indet e buta). M’u çelën duart. Është çelurtrup.
16. pës. e ÇEL.
Sin.: hapet, nis, mëkëmbem, këndellem, qeshem, kthjellohet, çahet, plasaritet.
Iu çel (iu kthjellua) *fytyra (dikujt). Iu çel (iu hap) *goja (dikujt). Iu çel *qimja (dikujt). Iu çelën (iu hapën) *sytë (dikujt). U çel ndër vete (dikush) u dëkua, u rrënxua.

ÇELEPETISEM

ÇELEPETÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Nis ta marr veten pas një sëmundjeje; mëkëmbem. U çelepetisa avash-avash. Çelepetisem shpejt.
Sin.: mëkëmbem, këndellem, përtërihem.

ÇOHEM

ÇÓHEMII jovep., ~ÇÓVA (u), ~ÇÚAR 1. vetv. Ngrihemkëmbë, qëndroj drejt pasi isha ulur diku a isha rrëzuar, ngrihem; kund. ulem. Çohemkëmbë. Çohem nga vendi (nga toka, nga dyshemeja, nga karrigia). Çohemmbledhje marr fjalën në një mbledhje duke u ngritur nga vendi. Çohemmësim (në dërrasëzezë) ngrihem nga banka për t’u përgjigjurmësim.
2. vetv. Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem. Çohem herët (shpejt, vonë). Çohemmëngjes (qëmenatë). Çohem prej gjumit.
3. vetv. shtratin pas një sëmundjeje; ngrihem; kund. bie. Çohem nga krevati (nga shtrati, nga dysheku).
4. vetv. Niseci, mëkëmbem; fig. bëhem për punë. Çohemkëmbë. Ende nuk është çuar. Nuk më janë çuar fëmijët.
5. vetv., vet. v. III. Shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; ngrihet; kund. ulet. Çohet aeroplani (helikopteri). Çohet nga aerodromi (nga pista). Po çohen retë. U çuan zogjtë.
6. vetv., vet. v. III. Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapetajër, ngrihet; kund. bie. Çohet pluhuri (avulli) nga toka. Çohet tymi përpjetë.
7. vetv., vet. v. III. Bëhet më i lartë ose më i bymyer; ngrihet, fryhet. Çohet toka (vendi). Çohet lëkura e bëhet flluskë. Çohet buka (brumi).
8. vetv., vet. v. III. Dallohet duke dalëlart. Çohen majat e maleve.
9. vetv., vet. v. III. Dukethorizont si pasojë e rrotullimitTokës; lind, del. Çohet dielli (hëna). U çua dielli dy pashë.
10. vetv. Drejtoj trupin; vet. v. III. drejtohet lart diçka, merr drejtimin pingul, ngrihet. Çohemshtrat (në dyshek). Çohem drejt. U çuan degët. U çua përsëri gruri pas shiut. Të çohen flakët përpjetë.
11. vetv., fig. Bëj kryengritje; nuk pranojnënshtrohem. U çuan kundër pushtuesit. U çua i madh e i vogël. U çua i tërë populli. U çuan si një trup i vetëm.
12. vetv., fig. Hidhemveprim, marr pjesë në një veprimtarirëndësishme shoqërore. Një bie, mijëra çohen.
13. vetv., vet. v. III. Fillon, nis, ngrihet. U çua një erë e madhe.
14. vetv. E ndërpres një veprim a i jap fund një punecilën e kryeja ndenjur. Çohem nga tryeza (nga buka, nga sofra). Çohem nga puna.
15. vetv. Tregon fillimin e një veprimi a një përpjekjeje më të madhe për të kryer diçka (para një foljeje tjetër). U çua e vajti. - Çohemipunojmë!
16. vetv., vet. v. III. Ndërzehet. Çohet lopa. Çohen dhentë.
17. pës. e ÇOJII.
Sin.: ngrihem, largohem, zgjohem, mëkëmbem, shkëputet, përhapet, fryhet, dallohet, lind, del, drejtohet, hidhem, fillon, nis, ndërzehet.
*Bjer e çohu. U çua nga *gjumi (dikush). U çua (u ngrit) në (më) *këmbë (dikush). Çohem (ngrihem) *peshë. Është çuar në *pupë (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.