Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËMÓSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Para, ushqime a sende të ndryshme, që i jepen për mëshirë e si ndihmë një lypësi, një të varfri a një të papuni. Nuk marrim (nuk pranojmë) lëmoshë. I dha lëmoshë. Mblidhte lëmosha. Rronin me lëmoshat e botës. Ia dha si lëmoshë ia dha falas. Më mirë një kokërr me djersë se një thes lëmoshë. (fj. u.). Lëmosha e ka helmin brenda. (fj. u.).
2. vjet. Grurë i zier, meshë dhe ushqime të tjera, të cilat u ndaheshin të varfërve në raste përshpirtjesh. Jepnin (ndanin) lëmoshë për të varfrit.
✱Sin.: lypë, mëshirë, dorëdhënie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë