Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLOMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Balta a lluca që sjellin lumenjtë ose përrenjtë kur vërshojnë jashtë shtratit të tyre, lym; lymore, llumishte. Llomeja e lumenjve. Hoqën llometë.
2. Fundërria e diçkaje, mbeturinë; llum.
3. fig. Diçka e dobishme që dikujt ia kanë bërë gati të tjerët. Shih në llomenë e botës.
4. si mb., fig. Që është përgatitur nga të tjerët e që dikush e gjen të gatshëm, i shtruar nga të tjerët. E gjeti llome e gjeti gati, e gjeti sofrën të shtruar.
✱Sin.: llucë, baltë, lym, lymishtë, lymore, llumishtë, fundërri, fundërrinë, llum, e shtruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë