Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veti fizike e një trupi për të thithur një pjesë të dritës që bie mbi të dhe për ta pasqyruar pjesën tjetër me rreze të një gjatësie të caktuar, që shkaktojnë një ndijim pamor në sy. Ngjyrë e ëmbël. Ngjyra të forta (të ndezura). Ngjyra të qarta (të mbyllëta, të hapëta). Ngjyrë e kuqe (e gjelbër, e verdhë...). Ngjyrë trëndafili (qielli, deti, plumbi, gruri...). Ngjyrë gështenjë (vishnje). Ngjyrat e ylberit. Lapsa me ngjyra. Film me ngjyra. Merr ngjyrë. Humbet ngjyrën. Ndryshon ngjyrë. Metalet (metalurgjia) me ngjyra të gjitha metalet (metalurgjia e të gjitha metaleve), me përjashtim të hekurit e të lidhjeve të tij. Ngjyrë vjeshtore ngjyrë e drurëve dhe e gjetheve të tyre në një sipërfaqe pyjore gjatë stinës së vjeshtës. Ngjyrë e tokës (bujq.) cilësi morfologjike e rëndësishme në përshkrimin e tokave, e cila varet nga përmbajtja në lëndë organike dhe nga përbërja kimiko-mineralogjike.
2. Lëndë që përdoret për të shkruar, për të pikturuar ose për të ngjyer një pëlhurë a rrobë; shtresa e kësaj lënde në një pikturë a në një sipërfaqe; bojë. Ngjyrë shkrimi (stilografi). Ngjyra vaji (uji). Ngjyrë hekuri (druri). Kuti me ngjyra uji. I qenë i dëmtuar ngjyrat pikturës.
3. Pamja e jashtme e lëkurës së njeriut; pamje e lëkurës së njeriut, e cila, së bashku me disa veçori të tjera, tregon racën. Me lëkurë në ngjyrë ulliri (qumështi). Ngjyra e zbehtë e fytyrës. Ka një ngjyrë të mirë. Ka marrë ngjyrë nga dielli. Njerëz (popullsi) me ngjyrë.
4. Pamje e jashtme. Kishte marrë ngjyrën e detarit. I kanë dhënë ngjyrë tjetër qytetit.
5. fig. Kuptimi i veçantë që marrin gjërat në rrethana të caktuara a nën ndikimin e diçkaje; ana, pamja e jashtme, që lidhet me thelbin politik e shoqëror të një dukurie, ngjyrim. Ngjyrë kombëtare. Ngjyrë socialiste (demokrate). I jep ngjyrë politike. I jep ngjyrën e kohës. Merr ngjyrë komike. I dha ngjyrë të re. Nuk e ndryshon ngjyrën.
6. fig. keq. Lloji i prirjeve dhe i bindjeve politike, rrymë, drejtim. Politikanë të të gjitha ngjyrave.
7. fig. Fuqi e larmi në shprehje; mjetet shprehëse të një vepre artistike. Vargje me ngjyrë. Gjuhë (stil) pa ngjyrë. Gjuhë me ngjyra të forta.
8. Ngjyresë. Ngjyra krahinore (lokale). Ngjyra e vendit.
9. kryes. sh. sport. Veshje që mbajnë sportistët si shenjë dalluese se i përkasin një vendi a një skuadre të caktuar. Ngjyrat kombëtare. Ngjyrat e skuadrës. Nderoi ngjyrat e klubit.
10. Një nga të katër llojet e letrave, me të cilat luhet bixhoz. Hodhi një ngjyrë tjetër. I ka të një ngjyre. Mori me po atë ngjyrë.
✱Sin.: luri, bojë, racë, pamje, çehre, anë, tipar, veshje, veçori, karakteristikë, ngjyrim, rrymë, drejtim, fuqi, larmi, mjet, ngjyresë, kostum.
♦ Ndërron ngjyrë (dikush) nuk ruan po ato bindje, ndërron qëndrim a sjellje, ndryshon; nuk është i qëndrueshëm në karakter. Me ngjyra të ndezura libr. në dukje të zbukuruar shumë, pa anët e këqija e të pakëndshme; fushë me lule; kund. me ngjyra të zeza. Me ngjyra të zeza në dukje të keqe a të rëndë, ndonjëherë më shumë se sa është në të vërtetë, nxirë; kund. me ngjyra të ndezura.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë