Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lulebufkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUFKË

BÚFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Tufë fijesh; xhufkë, zakonisht për zbukurim. Bufkat e peshqirit (e shallit, e lahurisë). Perde me bufka. Opinga me bufka. Shaminë me bufka, moj, / Ç’e mbajnë valltaret! (folk.).
2. Topth i bërë me cohëbutë me push për të pudrosur fytyrën etj. Bufka e pudrës.
3. Diçka e fryrë, e mbushur dhe zakonishttrajtërrumbullakët; mufkë, buf; tufë flokësh; kabloshë. Bufka pemësh. Bufkë gështenje. Bufkë vidhi. Bufka e pambukut. Bufka e qepës lulja e qepës. Bufkë leshi. Bufkë puplash. Ka lëshuar bufkën përmbi sy.
4. Njeri me faqefryra dhe i shëndoshë; bullafiq.
5. Shpend me kaçule mbi veshë dhe pendëpjesën e poshtmekëmbëve; gufkë, gufe; dele me shumë leshturi.
6. Jelek grash me mëngëgjera e të fryra te supet; gufe.
7. bot. Lulebufkë.
8. Kokërr fiku e papjekur.
Sin.: xhufkë, tufë, gufkë, mufkë, tujë, tugë, tufëz, tumbë, bistak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.