Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LABILITÉT,~I m. 1. Veprim i diçkaje që është e paqëndrueshme, që ndryshon lehtë dhe papritur; prirje për lëkundje a ndryshime të shpejta; kund. stabilitet. Labilitet politik (ekonomik, social etj.). Labilitet kimik. Labilitet i tregut financiar.
2. Gjendje e diçkaje që është e paqëndrueshme, që ndryshon lehtë dhe papritur; prirje për lëkundje a ndryshime të shpejta; kund. stabilitet. Situatë që prodhon labilitet. Shpreh labilitet të dukshëm.
3. fig. Të qenët i pavendosur ose i paqëndrueshëm në qëndrime, në ndjenja a në veprime; prirje për luhatje. Labilitet ndjenjor. Labilitet karakteri.
✱Sin.: paqëndrueshmëri, luhatje, lëkundje pavendosmëri, luhatshmëri, lëkundshmëri, dobësi.
PALUHATSHMËRÍ,~A f. Të qenët i paluhatshëm; veti e diçkaje që është e paluhatshme; kund. luhatshmëri.
PALUHATËSÍ,~A f. Paluhatshmëri; kund. luhatësi, luhatshmëri.
PAQËNDRUESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i paqëndrueshëm, vetia e diçkaje të paqëndrueshme; mungesë qëndrueshmërie; lëkundje, lëvizje; kund. qëndrueshmëri. Paqëndrueshmëria e kohës (e motit). Paqëndrueshmëria e çmimeve (e tregut).
2. Të qenët i paqëndrueshëm, vetia e njeriut të paqëndrueshëm; lëkundja e mendimeve, e veprimeve etj. të tij. Paqëndrueshmëri mendimesh (pikëpamjesh). Paqëndrueshmëria e karakterit.
3. mjek. Të qenët i paqëndrueshëm mendërisht. Paqëndrueshmëri mendore.
✱Sin.: lëvizje, lëkundje, luhatje, luhatshmëri, ndryshueshmëri, lëkundshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë