Fjalori

Rezultate në përkufizime për “luhat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DANGËLLOJ

DANGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Tund, trondit, përplas diçka me diçka tjetër; lëkund.

Sin.: tund, lëkund, përkund, shalakat, luhat, përhedh, tundulloj, trand, shkund, valëvit, trondit, përplas, përpjek.

LUHATEM

LUHÁT/EM jovep.,~A (u), ~ÚR 1. vetv. Lëkundem sa andej-këtej; përkundem, tundem. Luhaten fëmijëtshilarth (në kolovajzë). Luhatet si i dehur.
2. vetv., vet. v. III. Tundet lehtë diçka; lëviz lehtëajër. Luhatet flaka (drita). Luhaten lulet (gjethet).
3. fig., vetv. Nuk qëndroj i patundur në një mendim, në një vendim etj., tregohem i pavendosur, lëkundem; e kam si me mëdyshje për të bërë diçka. Nisi të luhatej. Luhatetmendime.
4. fig., vet. v. III Ndryshon a lëviz diçka brenda disa caqeve, bëhet e paqëndrueshme; lëkundet. Luhaten çmimet. Luhatet temperatura.
5. pës. e LUHAT.
Sin.: luhatem, lëkundem, përkundem, tundem, tronditem, belbitem, shalakatem, tronditem, mëdyshem, ndryshohen.

LËVIZ

LËVÍZ vep., ~A, ~UR 1. kal. E shpie diçka a dikë nga vendi ku është në një vend tjetër, zakonisht duke e hequr zvarrë ose duke e shtyrë; e largoj diçka a dikë nga vendi i vet, i ndërroj vendin, e zhvendos; jokal. nuk qëndrojvendin ku jam, por shkoj në një vend tjetër, zhvendosem; nuk qëndroj në një vend por eci; vet. v. III ecën, shkon, rrjedh në një drejtimcaktuar; largohem nga një vend; iki nga një vend për një kohëgjatë a përgjithnjë. Lëviz karriget (tryezat, bankat). E lëvizmajtas (më djathtas, më përpara, më prapa). Lëvizën shumë dhe. Lëviz shpejt (ngadalë). Mezi lëviz nga vendi. Nuk lëviz nga shtrati. Njerëzit lëviznin lart e poshtë. Retë lëviznin drejt veriut. Hëna lëvizte ngadalë. Treni lëvizte me shpejtësi. Uji lëvizte teposhtë. S'ka lëvizur njeri nga fshati. - Të mos lëvizë njeri nga shtëpia! Rrinte pa lëvizur fare.
2. kal. Ndryshon qëndrimin e trupit a të një pjese të tij, nuk e lë në gjendjeqetë; jokal. vet. v. III nuk rrigjendjeqetë, ndryshon qëndrimin a vendin. Lëviz trupin (kokën, krahët, këmbët). Lëviz buzët. Lëviz vetullat (qerpikët). Lëvizte sytë. Duart i lëvizi anash. Qerpikët nuk i lëviznin fare. Këmba nuk i lëvizi më.
3. kal. Rrotulloj, luaj, shkel a shtyp diçka për të vënëpunë motorin ose një mekanizëm tjetër. Lëviz marshin (timonin, çelësin e motorit). Lëviz rrotën e një mekanizmi.
4. kal. Tund lehtë diçka; jokal. vet. v. III bën që të lëkundet ose të valëvitetajër, lëkund; tundet lehtë a valëvitetajër (për gjethet, shaminë etj.). Veriu lëvizte gjethet e pemëve (kallinjtë e grurit). Dikush po lëvizte shaminë (flamurin). - Majat e plepave lëviznin! Era lëvizte lehtë sipërfaqen e ujit.
5. fig., kal. E caktoj dikë me punë a e emëroj me detyrë në një vend tjetër; jokal. ndërroj punë a detyrë, kaloj në një vend tjetër. Lëviz kuadrin. E lëvizën në një detyrë tjetër. Lëvizën disa veta nga puna.
6. fig., jokal. Shkoj përpara, përparoj; vet. v. III zhvillohet diçka. Jeta lëviz përpara. Nuk ka lëvizur nga vendi diçka ka mbetur në atë gjendje a në atë shkallë zhvillimi ku ishte.
7. fig., kal. I shtoj dikujt vrullin për punë ose për të kryer diçka, e nxit, e shtyj për diçka, e vë në lëvizje; jokal. vihemlëvizje, i përvishem një pune a një vepre. Lëviz nxënësit. Njerëzit lëvizin kudo ku punojnë. - Lelëvizin vetë!
8. jokal., vet. v. III Ndryshon, nuk qëndronvend, lëkundet, luhatet. Lëviz tensioni i gjakut. Nuk lëvizin çmimet. Lëviz temperatura. Nuk po lëviz gjendja e të sëmurit.
9. fig., kal. E bëjpaqëndrueshme diçka; i ngjall dikujt mosbesim e pasiguri, e lëkund, e tund; jokal. vet. v. III nuk është i qëndrueshëm, luan; lëkundet. Lëvizën themelet e perandorisë. Nuk e lëviz dot nga e tija. Fjalët nuk e lëvizën fare. Nuk lëviz nga fjala.
10. bised., keq., jokal. Nuk ka qëndrimmirë moral, është e lëvizshme, e luan bishtin (për femrat).
11. bised., jokal. Çmendem, me luan mendja. - Paska lëvizur fare!
Sin.: shpie, çoj, largoj, bëj, heq, jap, shtyj, zhvendos, rrëshqas, zvarrit, lëvrij, eci, vij, shpurdh, rrjedh, dyndem, largoj, iki, rrotulloj, luaj, shkel, shtyp, tund, lëkund, valëvit, valëzon, valon, caktoj, emëroj, ndërroj, kaloj, shkoj, përparoj, mundojpërpiqem, shkund-, bëj, zhvilloj, nxis, shtyj, ndryshon, lëkund-, luhat, shkalloj.
S’lë *gur pa lëvizur (pa luajtur) (dikush). E lëviz (e dredh, e luan) *bishtin (dikush) keq. I lëvizin *burgjitë (dikujt) keq. Lëviz (luan) *gurët (dikush). Nuk i lëviz (nuk i luan, nuk i dridhet) *qepalla (qerpiku) (dikujt). Nuk i lëviz (nuk i dridhet, nuk i luan) *syri (dikujt). Nuk ka lëvizur nga *vendi (diçka).

PEHAT

PEHÁT (PEHÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëkund, tund, luhat. Era pehatte degët e pemëve.
2. Godas dikë, i bie, e qëlloj. Ia pehati me shuplakë turinjve.

SHALAKAT

SHALAKÁT (SHALAKAS) vep., ~A, ~UR kal. Tund sa nga një anëtjetrën, luhat; dredh. Shalakat dorën sa andej-këtej. Era shalakati lehtë degët e pemëve. Shalakat kokën.
Sin.: tund, lëkund, curulat, kolovis, luhat, dredh.

TUND

TUND vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz dikë a diçka disa herë; lëkund, përkund; valëvit; shkund. Tund djepin (krevatin). Tund fëmijën. Tund kolovajzën. Tund flamurin.
2. Lëkund a shkund diçka, zakonisht disa herë, sa nga një anëtjetrën, sa para prapa ose sa lart poshtë; lëviz nga një anëtjetrën ose para e prapa (kokën, krahët etj.). Tund degën (pemën). Tund kokën nga lart poshtë pohoj. Tund kokën nga e majta në të djathtë (ose anasjelltas) mohoj. Qeni tund bishtin. Tund këmbët. E tund nga supet. I tund dorën dikujt e përshëndet. Zogu tundte krahët. Tund zilen (këmborën). Mos e tund, se po fle. Tërmeti i tundi shtëpitë. Na tundi makina tërë rrugës. Tund shishen kur e laj llokoçit. Tund shishen me raki për të parë rruazat. Tund nga themelet trand, trondit. Tund dhe lëkund diçka fort tundulloj.
3. Lëkund lehtë; bënlëvizë lehtë a të valëvitet diçkaajër (për gjethet, për flamurin etj.). Era tundte gjethet (flamujt, rrobat, barin).
4. Rrah qumështin a kosintundës për të nxjerrë gjalpë. Tund qumështin (kosin). Tundtundës.
5. edhe fig. E lëviz dikë nga vendi ku është ngulur, e bëjluajë nga vendi; e shkund nga plogështia, e bëjpunojë, e lëviz. Mezi e tundi nga vendi. S'ka njeri që e tund atë.
6. moh. Nuk më bëndorëzohem, të heq dorë a të luaj nga imja; s'tutem, s'më trembet syri. S’e tund asgjë. S’më tund dot nga imja. As e vrau, as e tundi.
7. bised. Shquhem, dallohem në një veprimtari a në ndonjë rast tjetër, ia bëj fora, lë nam të mirë. E tundën partizanëtluftë. E tundimbledhje! E kemi tundur mbrëmë! E tundidasmën e të birit. Tundi skenën. E tundën futbollistët tanëfushën kundërshtare.
8. Bëj gjithçka, s’lë gjë pa bërë për të arritur një qëllim; bëj përpjekje e zhurmëmadhe për të arritur timen; nuk lë gur pa lëvizur për të arritur një qëllim; kthej botën përmbys. Tundi malet. Tundi dynjanë. E tundi, po s'nxori gjë. Do ta tundë për këtë punë.
Sin.: lëviz, lëkund, përkund, luhat, përhedh, djepoj, londit, shalakat, trand, tundulloj, shkund, dynd, zhabarit, llokoçit, llapashit, luaj, rrah, tundulloj, valëvit, valëzoj, trondit, shkund, shquaj, dalloj.
I tund (i luan) *bishtin (dikujt) keq. Tund *degën e ullirit (dikush) iron. Hyn e del e tund *peshqirin (dikush) mospërf. Tund (luan) *derën (e hanit) (dikush). E tund (e përkund) në *djep (dikë). S’i kam tundur *djepin (dikujt). I tund *gishtin (dikujt). Tund e ha (dikush) gjithçkafiton e harxhon, nuk vë mënjanë diçka, nuk kursen. Tund *këmbët (dikush). Tundi *këmbën (këmbët) (dikush) mospërf. iron. Tund pallën (*shpatën) (dikush). Tund (dredh) *shaminë (dikush) keq. Tund e mos shkund (dikush) shih mbjell e nuk korr1 (dikush). Tund *shpatën (pallën) (dikush). S’e tund (s’e luan) (as) *topi (dikë a diçka). Tund (luan) *vithet keq. vulg. Tund (dredh) *zinxhirin (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.