Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Brej pak e nga pak sipërfaqen e një sendi me një vegël të fortë. Gërryej drurin. Gërryen murin. Gërryej enën. Gërryen tokën (shkëmbin). Gërryej dhëmbin. Urithi gërryen dheun.
2. vet. v. III E bren, e ha. Kodrën e kanë gërryer ujërat. Lumi (përroi) e ka gërryer shtratin. Acidi gërryen metalin (enën).
3. fig. E ha krejt diçka që ndodhet në një enë, nuk lë asnjë lugë a asnjë thërrime; i nxjerr fundin një ene ku ka ushqim. E gërryen tenxheren (tiganin, qypin). E gërryen tepsinë.
4. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor) Më mundon, më shqetëson vazhdimisht; më ha, më bren diçka nga brenda pak e nga pak. I gërreu zemrën (shpirtin). E gërryen dyshimi. E gërryejnë kontradiktat. E gërryen përbrenda.
✱Sin.: zhgërryej, brej, lugoj, thelloj, shqetësoj.
♦ Sa t’i gërryesh (t’i ngresh) me *lopatë. Më gërryen (më ha, më bren) *përbrenda. Më gërryen *zemrën (shpirtin) (diçka). Më gërryejnë (më grijnë) *zorrët. Më gërryen (më gërvisht) *zorrët (dikush a diçka).
THELL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ha a e gërryej në fund diçka, e bëj të thellë; e bëj më të thellë; e bëj të futet përbrenda. Thelloj gropën (kanalin). Thellojnë portin. Ia thelloi rrudhat (të çarat).
2. E bëj më të errët, më të mbyllur a më të thellë (një ngjyrë). Thelloje të kuqen!
3. Bëj që diçka të marrë përpjesëtime më të mëdha, që të ketë shkallë më të lartë zhvillimi, përhapjeje etj., e bëj më të madh a më të theksuar, e shpie më thellë. E thelluan miqësinë. E thelloi kritikën. E thelloi gabimin. I thelluan mosmarrëveshjet. Thelluan rezultatin. sport. arritën fitore më të thellë.
4. E shqyrtoj dhe e studioj diçka nga të gjitha anët, duke u futur në brendësi, duke e njohur e përvetësuar më thellë etj., e shpie më thellë. Thelloj studimin (analizën, shqyrtimin, përgjithësimin). Thelloj përvetësimin e një lënde.
✱Sin.: gërryej, gropoj, lugoj, ha, përthelloj, shqyrtoj, trash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë