Fjalori

Rezultate në përkufizime për “luadh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KULLOTË

KULLÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend me bar të njomë ku çohet bagëtia për të kullotur; livadh. Kullotë verore (malore) bjeshkë. Kullotë dimërore vërri. Kullotë alpine.
2. Vend me shumë lule, ku çohen bletët për të kullotur. Kullotë e mirë për bletë.
3. Barishte ose lulenjomanatyrë, si ushqim më i mirë për bagëtinë, për bletët etj. Kullotë jeshile (e pasur). Bagëtia e gjetën vetë kullotën.
Sin.: kullosë, livadh, luadh, varosh.
E hëngra kullotën mospërf. shih e hëngra livadhin mospërf.

LIVADH

LIVÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre. Livadhet malore. Livadh me lule. Tërfili i livadheve (bot.). Trumcaku i livadheve (zool.). E la livadh. Kositin livadhet. Lëshoi bagëtinëlivadh. Kullotinlivadh.
Sin.: luadh, livadhishtë, pashtër, lëndinë, ograjë, çair, preri.
U livadh (dikush) shih u tapë (dikush). E bën livadh (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ia bëj mendjen livadh (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E hëngra livadhin (çairin) mospërf. 1. E kalova pjesën më të madhejetës, u plaka; më ka ikur koha, më erdhi fundi, s’më mbetetrroj më; e hëngra kullotën; e hëngra tagjinë; më perëndoi ylli. 2. Më gjeti ose do më gjejëshpejti një e keqe e madhe, do ta pësoj keq, kaq e pata. Hyrilivadhhuaj (dikush) hyri në një punë që s’i takonte; prekudrejtat e një tjetri. E korr livadhin me *gërshërë (dikush). Thur livadhin e lë shtegun hapur (dikush) bën një punë, por s’e çon derifund; nuk i ka vlerë puna, se nuk e ka përfunduar; bën vegshin e s’i vë vjegën (vegjën).

LUADH

LUÁDH,~I m. sh. ~E, ~ET Livadh. Luadhe malore. E bëri luadh. Hyriluadhhuaj. Ia bëri mendjen luadh.
Sin.: livadh, lëndinë.

PELË

PÉL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Femra e kalit. Pelaegra. Pelë kërre (dori). Pelë pëlle. Hiqen pelat. Lidhi (lëshoi) pelën. Rri si pelë (keq.) përtonbëjë punë; rri pa merak e pa kujdes, pa i njohur e zbatuar mirë rregullat e mirësjelljes (për gra e për vajzarritura). Mos e prek pelën, pa ia ditur huqin. (fj. u.). S’jepet një pelë për një thelë. (fj. u.). Pela e coftë e bishtin e ngordhtë. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.). S’ndërron çap pela plakë. (fj. u.). Në luadhshkretë kullosin pelat e çala. (fj. u.). Një pelë e zgjebur, bën një kalë at. (fj. u.).
2. fig., keq. Vajzë a grua me trupmadh e të shëndoshë.
Çon një pelë e ha një thelë (dikush) harxhon shumë e fiton pak; i kushton shumë shtrenjtë diçka; më shumë humbet se sa fiton. Ia fut si *kau pelës (dikush) bised. vulg. Del si *mëzi para pelës (dikush) keq. jep një *thelë e të merr (të rrëmben) një pelë (dikush) keq. Pelë plakë me palldëmkuq përçm. grua e moshuarvishet si e re. Një thelë sa për një *pelë. Një *vrap pele (gomari).
Sin.: atkinë, allçe, gjoke, bardhonjë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.