Fjalori

Rezultate në përkufizime për “loze”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DREDHCË

DRÉDHC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Dredhë hardhie, kungulli etj.; loze. Dredhcat e kungullit.
2. si mb. Dredharak, që nuk e mban fjalën.

DREDHË

DRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz; gjarpërim. Dredhat e rrugës (e lumit, e kanalit). Dredhat e tymit. Udhë gjithë dredha. Gjarpri ecën me dredha. Vraponte me dredha.

2. Send që ka trajtën e një laku a të një harku; diçka e dredhur a e përdredhur; bërryl a kthesë spiraleje, vjaske etj. Dredhat e flokëve. Dredha e ballit tufë flokëshpërdredhurbien mbi ballë. Dredhat e sustës (e vjaskës...). Dredhat e hardhisë. Flokë me dredha. Zbukurim me dredha. Fjongo (kordele) me dredha. I bëri një dredhë telit.

3. Rrip i hollë prej lëkurësbagëtive, që përdoret për të qepur opingat ose diçka tjetërlëkurtë; gjalmë opingash, retër. Pret (nxjerr) një dredhë. Lag (njom) dredhat. Qep me dredha.

4. Tufë e vogël rripash lëkure, të thurur si gërshet ose të përdredhurbashku, që i vihen kamxhikut në majë; kamxhik. I ra (e rrahu) me dredhë.

5. Teli i harkut, me të cilin rrihet ose shprishet leshi.

6. Purtekë e gjatë dhe e dredhur në mes, që përdoret për të shirë drithin duke e rrahur; thupër e njomë dhe e dredhur, që përdoret për punëndryshme. I rrihnin (i shinin) të lashtat me dredhë. Bëri një dredhë për kularin. I lidhi drutë me një dredhë.

7. Shakullinë; vorbull uji. Dredhë e fortë. Dredhë bore (pluhuri, tymi). Ngrihet si dredhë. E rrëmbeu dredha.

8. fig. Dredhi. Bën dredha. Sajonte dredha. Mos i bëj dredhë fjalës. (fj. u.).

9. bot. Dredhe.

10. bised. Rrudhë. Iu mbush balli me dredha.

Bën dredha (dikush) është hileqar, nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm, luan sa andej këtej; luan nga e vërteta; bën bisht; bën lodra; bën laradashë. I bën dredha (dikujt a diçkaje) përpiqet t’i shpëtojë a t’i largohet dikujt që nuk e do, i shmanget që të mos e takojë a të mos i dalë ballas; u shmanget vështirësive, punës, detyrës, përgjegjësisë etj.; i ruhet çdo rreziku, i dredhon diçkajekeqe; i bën bisht. I bën dredhë fjalës (dikush) nuk i qëndron fjalësdhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës, e dredh; e ha fjalën. I bën dredha plumbit (dikush) i ruhet një rrezikumadh, i shmanget diçkaje shumërëndë; di ta ruajë veten nga rreziqet, është i shkathët e i zoti dhe nuk e gjen dot një e keqe e madhe. Dredha e djallit keq. njeri shumë i djallëzuar; djalli vetë. I hoqi (i dha) një dredhë (dikujt) e rrahu shumë me kamxhik; i dha një të rrahur; e qortoi a e kritikoi rëndë; i dha (i hoqi) një dru (të mirë). E rrëmbeu dredha (dikë) ka rënë keq si në një vorbull dhe nuk po i shkojnë punët ashtu si do vetë; ra në rrethanapapërballueshme; s’e ka në dorë veten.

Sin.: bërryl, lakadredhë, dredhim, dredhje, lak, lakore, lakim, gjarpërim, kaladredhë, tërthore, dredhëse, gjalmë, retër, lidhëse, shprishës, kamxhik, kaçurrela, shtjellë, loze, dredhe, urth.

GUZHMË

GÚZHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rreth thuprashpërdredhura, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës a të qerres; rreth hekuri a thuprash për të bashkuar dy pjesëndryshme; secili nga rrathët prej thuprash, që vihenkëmbë kur ecim mbi borë. Guzhma e trinës. Guzhma e parmendës.
Sin.: rreth, loze, rejë.

LOZAK

LOZÁK,~EII mb. Që ka loze, që është me loze. Bimë lozake.

LOZE

LÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Dredhë hardhie, kungulli etj. Loze hardhie (rrushi). Lozet e kungullit. Lozet e fasuleve.
2. Guzhmë. U këput lozja.
3. fig., bised. Lloj, fare, race, prejardhje. Loze e keqe.
Sin.: dredhkë, dredhë, lastar, guzhmë, rricë, lloj, farë, racë.
Lëshon loze krahin. 1. (dikush). E zgjat një punë, një bisedë etj.; e bën tërkuzë. 2. (diçka). Rritet e zhvillohet, zgjerohet e përparon; shtrin (zgjat) krahët.

LOZË

LÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Loze1. Lozët e fasuleve janërëndësishme për rritjen e tyre.

LËSHOJ

LËSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E lë të bjerë nga lart poshtë; e lë të varet lirisht poshtë ose të mbështetet mbi diçka tjetër, e ul; kund. kap. Lëshoi një gur (një tullë) nga lart. E lëshoi në lumë (në det, në gropë). E lëshoi nga duart. E lëshoi nga dritarja (nga kati i dytë). Lëshoj perden. I lëshoi krahët poshtë. I lëshoi flokët mbi supe (krahëve).
2. kal. E vë dikë a diçka në një vend në një mënyrëcaktuar, lë. E lëshoi fëmijënshtrat. E lëshoitokë. E lëshoi përmbys (në shpinë, në këmbë). E mori dhe e lëshoi pas derës.
3. kal. E lë të lirë diçka a dikë që e mbaj me duar, që e kam kapur, e kam lidhur, e kam mbyllur etj., e lë që të ikë, të lëvizë, të rrjedhë etj., ia heq pengesën. Lëshoj kazmën (lopatën, belin). E lëshoi timonin. E lëshoi degën e pemës. E lëshoi zogun. E lëshoi qenin nga zinxhiri. Lëshoi bagëtinë (lopët, dhentë, dhitë). E lëshoi kalin me vrap. I lëshoi ujin arës. Lëshoi rrymën elektrike. E lëshoi pikë-pikë.
4. kal. E vë në lëvizje diçka që të punojë; e vë në punë për herëparë. Lëshoj motorin. Lëshuan edhe turbinën e dytë.
5. kal. E lë të lirë diçka që ka qenë e zënë, e liroj për të kaluar nëpër të ose për të ndenjur në të; ia lë a ia jap diçka dikujt që ta përdorë; e lë një vend që ta zërë një tjetër, e braktis që ta pushtojë një tjetër; heq dorë. I lëshoi udhë dikujt. I lëshoi karrigen (vend). Lëshoje rrugën. I lëshoi një dhomë me qira (shtëpinë). Nuk e lëshuan kështjellën (qytetin). Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë nga toka jonë. E lëshuan fenë. bised. hoqën dorë prej saj, e braktisën fenë. E lëshoi punën e la punën, e braktisi.
6. kal. E rrëzoj përtokë diçka, e hedh; lë. E lëshoi lisin (pemën) përtokë e preu. E lëshoivdekur (top, shakull). E lëshoi pa ndjenja (sa gjatë gjerë). E lëshoidëborë (në baltë). Kali i huajlëshon në ujë. (fj. u.).
7. bised., kal., vet. v. III (me një, trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore). Më lë, më ndahet, më largohet, s'më mban më (një sëmundje, një dhimbje etj.). E lëshoi ngërçi (kolla, gripi). E lëshuan ethet. E lëshoi koka (barku, dhëmballa) nuk i dhembkoka etj., nuk ka më dhimbje. E lëshuan dhimbjet (të prerat, të dridhurat). E lëshoi gjumi u zgjua.
8. edhe fig., kal., kryes. v. III Nxjerr diçka nga vetja, e bëndalë jashtë vetes, hedh; nxjerr nga vetja e përhap rrotull diçka; hap, çel; jep, krijon; lë. Lëshoi lëng. Gjarpri lëshon helm. I lëshojnë lot sytë. Lëshon tym. Lëshon erë të mirë. Lëshon tingujhollë. Lëshoi kujën (piskamën) nisiqante me të madhe. Ka lëshuar mjekër. Lëshoi me (gjethe, lastarë, rrënjë, kokrra). Lëshoi kalli gruri. Lëshoi xhufkë misri. Zjarri lëshon xixa (shkëndija, afshnxehtë). Dielli lëshon rreze. E lëshon bojën kjo rrobë. Ka lëshuar bark (gushë) është shëndoshur shumë. Lëshon hije pema bën hije. Lëshoi vrer volli vrer. Ka lëshuar urdhrin (thirrjen). Lëshoi parullën. Lëshoi kushtrimin.
9. kal. E hedh diçka a e nis dikë me vrull në një vendcaktuar, e drejtoj në një pikë, e përqendroj diku; ia çoj, ia drejtoj, ia lë (edhe fig.). Lëshoi një raketë. E lëshoi topin drejt portës. sport. I lëshoi trupatluftë. Lëshoigjithë kalorësinë. I lëshoi dritën diçkaje. I lëshoi sytë (shikimin, vështrimin). I lëshoi një fjalë. I lëshoi një thumb. I lëshoi një të sharë. Ia lëshoi atij fajin.
10. bised., kal. E lë, e ndaj (gruan a burrin). E lëshoi gruan (burrin).
11. edhe fig., kal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) Nuk më punon më një pjesë e trupit, s'kamfuqi ose aftësi trupore a mendore, më dobësohet a më pakësohet shumë, më lë, më bie. E lëshuan fuqitë. E lëshuan këmbët nuk qëndron dot më në këmbë ose nuk ecën dot a ecën me vështirësi nga një sëmundje a nga pleqëria. E lëshoi kujtesa
12. bised., jokal. vet. v. III Roit (për bletën). Lëshoi bleta.
13. bised., kal. Ia shes një gjë dikujt (zakonisht me një çmimpërshtatshëm për të), ia jap dikujt, ia lë. S'e lëshonte më lirë.
14. bised., jokal., vet. v. III Del me shumicë, vërshon. Lëshuan ujërat. Ka lëshuar lumi.
15. jokal. Bëj lëshime për diçka. S’është nga ata që lëshojnë.
Sin.: lë, ul, derdh, var, përhap, bëj, vjen, ka, bie, vë, lë, zë, liroj, braktis, rrëzoj, hedh, gremis, rrezatoj, shes, nxjerr, shtrapnjen, shtie, hap, çel, jep, krijon, liroj, shtendos, shkreh, vjell, drejtoj, përqendroj, çoj, drejtoj, shigjetoj, ndaj, roit, rrëshen, shes, del, vërshon, xixëmon.
*Korr e lësho (dikush). S’lëshon *ashkël (dikush). E lëshon *bajgën (ku të mundë) (dikush) bised. Lëshon *bark (diçka). Lëshon (hedh) *bojë. I lëshoi (i vari) *buzët (një pëllëmbë) (dikush). Ka lëshuar *degë (diçka). E lëshoj (e liroj) *dorën. E lëshoi *dore (dikë). E lëshoi në *dorë (të dikujt). S’e lëshoj (s’e lë) nga *dora (diçka). Ia ka lëshuar *fillin (dikujt). Lëshon *flluska (dikush) tall. Ia lëshoi (ia liroi) *frerin (dikujt) keq. S’e lëshon (s’e heq) nga *goja (dikë a diçka). E ka lëshuar *gojën (dikush). Ka lëshuar (ka vënë) *gushë (dikush). Ia lëshoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). Sikur e ka lëshuar *gjeraqina (dikë) iron. lëshuan (më kanë lënë) *gjunjët. E ka lëshuar *gjuhën (dikush). I lëshoi (i vari) *hundët (një pëllëmbë) (dikush). Ia lëshoi (ia liroi) kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. Ia lëshoi (ia liroi) *kapistrën (kapistallin) (dikujt) keq. I lëshoi (i këputi) ca kërcunj (dikujt). Lëshon (këput) *kopaçe (dikush). Ia ka lëshuar *kryet (dikujt). Nuk lëshoi *lastarë (dikush). I lëshoi *litarin (dikujt). Lëshon *loze krahin. (dikush a diçka). E ka lëshuar *llapën (dikush) bised. E lëshuan (e lanë) *mendtë (dikë). Lëshon *pe (dikush). E lëshuan ata *të përroit (dikë). E kanë lëshuar *rrathët (dikë). Ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) *rrënjën (dikush). I lëshoj (i bëj, i hap) *rrugë (udhë) (dikujt). E kanë lëshuar (e kanë lënë) *sendet (dikë). Lëshoi (hodhi) *spirancën (dikush) libr. Nuk e lëshoj (nuk e heq) nga *sytë (dikë a diçka). Lëshon *shigjeta (kundër dikujt a kundër diçkaje). Ia lëshon (ia fut) *shpatit (dikush). Lëshon (hedh) *shtat. Lëshon *trup (dikush). E ka lëshuar *truri (dikë). I lëshoj (i bëj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). Nuk i lëshon *udhë (askujt). S’ia lëshon (s’ia lë) *vendin (dikujt). E lëshoi *veten (dikush). lëshoi (më la) *zemra. Nuk e lëshon *zemrën (dikush).

NDAJGJETHOR

NDAJGJETHÓR,~E mb. 1. Që i përket, që ngjan ose që është e pajisur me ndajgjethe.
2. Që ka pozicionin e ndajgjetheve. Gjëndra ndajgjethore. Loze ndajgjethore.

PETH

PETH,~II m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Fijez e hollë dhe e zgjatur e bimëve me loze, si te kungulli, te kastraveci etj.
2. anat. Cipë e hollë e mishtë, që e mban një organlidhur diku, freth.
3. anat. Cipë e hollë e mishtë, që lidh rrënjën e gjuhës nga poshtë me pjesën e përparmenofullës. Pethi i gjuhës. Iu këput pethi.

RRICË
SPEJZ

SPÉJZ,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Një gjethe ose kërcell i modifikuar në një organhollë, të ndjeshëm me mbështjellje si dredhë, që shërben për të bashkuar një bimë ngjitësembështetjen e saj. Spejzet e hardhisë. Fermeri vendosi disa shkopinjparcelë, për të sistemuar spejzet e bishtajoreve që kishte mbjellë.
Sin.: dredhë, lastar, loze.

TAJË

TÁJ/Ë,~AVI f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Loze kungulli.
2. Degëz e njomë më e madhe se bisku; lastar. Breshëri i madh theu tajat e hardhive.

TENDRIL

TENDRÍL,~I m. sh. ~A, ~AT bot. Fije kacavjerrëse bimëshkanë nevojë për t’u mbështetur rreth trupavetjerë; dredhë, loze, rricë.
Sin.: dredhë, loze, rricë.

VERGË

VÉRG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Rreth prej purteke a prej dege hardhiepërdredhurlidh trinën me gardhin. Verga e trinës. E lidhi trinën (gardhin) me vergë.
Sin.: guzhmë, loze, rejë.

VJERRËS

VJÉRRËS,~I m. sh. A, ~AT Loze kungulli, hardhie etj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.