Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BELATÍSUR (i, e) mb., bised. Që i kanë rënë shumë belara; i sëkëlldisur, i brengosur, hallemadh, brengëshumë. Njeri i belatisur. Grua e belatisur.
✱Sin.: hallemadh, halleshumë, hallexhi, hallezi, hallekeq, brengëshumë, kusuremadh, mundimmadh, lotmadh, andrallemadh.
BRENGËMÁDH,~E mb. bised. 1. Që ka një brengë të madhe, që ka një hidhërim të thellë në shpirt; që ka pësuar një fatkeqësi të rëndë; brengëshumë. Nënë brengëmadhe. Jetë brengëmadhe.
2. Që të sjell brenga të mëdha; si mallk. që e zëntë një brengë e madhe, që vuajttë nga brenga të mëdha.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: brengëshumë, brengëplot, hallemadh, halleshumë, hallezi, kusuremadh, hallkeq, lotmadh, andrallemadh.
BUZËQÁRË mb. 1. Që i var e i përdredh buzët si me të qarë, me buzë si në vaj. Fëmijë buzaqarë.
2. Qaraman, lotmadh.
3. fig. Buzëpjekur1.
4. fig. Buzëplasur2.
5. fig. I trishtuar, i pikëlluar, i ngrysur. Vajzë buzëqarë.
6. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: vajës, qarash, qaramash, cingërues, qurrash.
HALLEMÁDH,~E mb. 1. bised. Që është plot halle; halleshumë, hallezi.
2. I shumëvuajtur. Njeri hallemadh. Nënë hallemadhe.
✱Sin.: halleshumë, hallezi, kusurmadh, hallekeq, i shumëvuajtur, kusureshumë, brengëshumë, brengëmadh, nevojtar, mundimmadh, lotmadh, andrallamadh, i shumëvuajtur.
QARAMÁN,~E mb., keq. 1. Që qan orë e çast dhe pa ndonjë shkak; që nuk pushon së qari (zakonisht për fëmijët); që ankohet gjithnjë edhe pa shkak. Fëmijë qaraman. Vajzë qaramane.
2. fig. Që shpreh ankime të tepruara me zë vajtues; i përvajshëm. Zë qaraman. Fjalë qaramane.
✱Sin.: vajës, lotmadh, qaramash, qarash, buzëqarë, i përvajshëm, cingërues.
SHERRBË́RË mb. 1. Që është grindavec; që nuk i qesh buza asnjëherë. Burrë sherrbërë. Djalë sherrbërë. Vajzë sherrbërë.
2. Që i kërkon gjërat me të qarë, qaraman, vajc. Kemi një nip sherrbërë. Fëmijë sherrbërë.
✱Sin.: grindaman, grindanjoz, grindar, gërnjar, zevzek, qaraman, qarash, vajc, vajës, buzëqarë, lotmadh, përloshan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë