Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lopatëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIKËR

BÍK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT zool. Fulterëz, bishtfultere, bishtigane, bishtlopatë. Bikrat lëvrijnëpellg.
Sin.: bishtfultere, fulterëz, bishtigane, bishtlopatë, bishtërr, buburrec, lopatëz, arap.

FULTERËZ

FULTÉRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. I vogli i bretkosësfazën e parëzhvillimit të tij, që ka një kokëimët e të zezë dhe një bishtgjatë. Lëvrinin fulterëzat.
Sin.: bishtfultere, bishtlopatë, bishtërr, tigankë, bikër, lopatëz.

KACI

KACÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Lopatëz metalikepërdoret për të mbartur prush, shpuzë, hi etj.; shpuzore. Një kaci me thëngjill (me hi). Mori prushkaci.
2. fig., shpërf. Njeri që i shërben verbërisht dikujt; vegël qorre e dikujt.
Sin.: shpuzore, lopatëz.
Po i dhe *mashën, të kërkon edhe kacinë (dikush). S’i merr ujë kacia (dikujt) nuk i ecën puna, nuk i vete mbarë; s’ka gjë në vijë; s’ka gjë në torbë; s’ka gjë në të.

LOPATË

LOPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël krahu, me një pjesëmetaltë, të gjerë e paklakuar dhe me bishtdrunjtë, që përdoret për të hequr dhe, për punë bujqësore e për punëtjera; vegël e tillë, që edhe pjesën e gjerëkreut e ka prej druri e që përdoret për të marrë a për të hedhur diçka me të; sasia e lëndësmerret njëherësh me këtë vegël. Lopatë hekuri. Lopata e ushtarit. Lopata e mullirit. Lopata e furrtarit. Bishti i lopatës. Një lopatë dhe (rërë, gëlqere). Dy lopata miell. Heq dheun me lopatë. E mbush karron me lopatë. I shtie tavatfurrë me lopatë. Mbush thesin me lopatë. Hedh grurin në erë me lopatë. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata.(fj. u.).
2. Mjet prej druri, me njërën anëgjerë dhe me bishtgjatë, që përdoret për të ngarë lundrën; rrem. Lopatat e lundrës. Barkë me lopata. U jep shpejt lopatave.
3. spec. Pjesë e një makine, e një pajisjeje etj., që shërben për të lëvizur, për të shtyrë, për të mbushur ose për të zbrazur diçka. Lopatë vetëngarkuese (vetëshkarkuese) (min.). Lopatë drejtuese. Lopatë pastruese (përzierëse). Lopatat e turbinave.
4. Mjet prej gome, në trajtën e një llapegjerë, që vihetkëmbë për të notuarlehtë. Lopatë noti.
5. Pjesë e trupitdisa kafshëveujit, që është si llapë e gjerë dhe shërben për të notuar etj. Lopatat e balenës. Lopata nuhatëse e peshqve.
6. zool. Lopatëz1.
7. bised. Shualli i këmbës, shputë. Lopatat e këmbës.
Sin.: vegël, qyrek, qehën, laskar, lungatë, pallangë, shputë, rrem, lopatëz, shputë.
Sa t’i gërryesh (t’i ngresh) me lopatë shumë, pa masë; nuk mundnumërohen; sa rëra e detit; sa të hanë qentë. E ka gjuhën lopatë (dikush) tall. flet shumë e thotë gjëra të qena e të paqena, llap; e ka gjuhëngjatë. U ka marrë lopata *thellë. Nuk i merr ujë lopata (dikujt). 1. Nuk i ecën fjala, nuk e dëgjojnë, nuk i shkon mirë një ndërhyrje etj. 2. Nuk i shkon diçka, nuk ia arrin një qëllimi që ka vënë; nuk i ecënjetë, nuk i shkon puna mirë; nuk i merr ujë luga. I nxjerr (i mbledh) me lopatë (dikush) fiton shumë, nxjerrardhuramëdha, s’i numërohen paratë; kund. (është) kripëdiell (dikush). I ka zënë lopata ujë (dikujt) çdo gjë i vete mbarë, është mirë, nuk ka vështirësi a halle, nuk ka arsye ta prishë gjakun; e ka hellin në prush (dikush); e ka (i ka punët) në vijë (dikush); i ka qiqratmbara (dikush).

LOPATËZ
LUGË

LÚG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Përdorëse prej metali, prej druri a plastike, që ka një kupëvogëltrajtë vezake e një bishtgjatë dheshërben për të ngrënë gjellë ose ushqimetjera, sidomoslëngshme; sasia e gjellës a e një lënde tjetër sa nxë një përdorëse e tillë. Lugë e madhe qepshe, garuzhdë. Lugë alumini (druri). Lugë gjellë. Lugë kafeje (çaji). Një dyzinë (një teste) lugë. Takëm lugësh e pirunësh. Një lugë sheqer (kafe, miell). Një lugë reçel (mjaltë). Një lugë kosi (përshesh). Vjeshtë e luge kur nisftohet moti duhen gjellëngrohta. Ha (marr) me luge. Përziej me lugë. I hedh dy lugë kripë. Mori (hëngri) nja dy lugë dhe u ngrit. Nuk hëngri asnjë lugë.
2. Vegël, zakonisht e metaltë, me një pjesë si kupë a si lopatëz dhe me një bisht ose me një zgjatim, që përdoret për të marrë diçka, për të përzier lëndëndryshme etj. Lugë pastruese (tek.). Lugë shpimi (tek.). Lugë shënimi (usht.). Lugë lulesh lopatë e vogël për të shkrifëruar dheun e vazove. Lugë këpucësh përdorëseshërben për të mbathur këpucët, mbathës. Lugë thëngjijsh (gacash) kaci zjarri. Lugë llaçi mistri.
Sin.: çape, luhare, lugës, mbathës.
Është bërë *bisht luge (dikush). Është bërë lugë (dikush). 1. shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. Nënshtrohet e serviloset shumë. 3. shih fut hundët (hundën) (dikush). Është bërë lugë çervishi (dikush) përzihet kudo, futet në çdo muhabet; është bërë i mërzitshëm duke ndërhyrë vazhdimishtbisedat e të tjerëve; hyn (futet) si lugapilaf; fut hundët (hundën). U lugëdhallë (dikush) përb. shih u pilaf i ftohtë (dikush) përçm. I ra luga në *hi (dikujt). I bie me lugëmadhe (diçkaje) e harxhon pa kursyer fare, nuk e mban dorën; tregohet tepër dorëlëshuar. I bie maces me lugë (dikush) mospërf. ështëmoshë endevogël, është foshnjë ose si foshnjë; është i papjekur dhe nuk kupton se ç’bëhet, bën veprime prej çilimiu. I ra luga në *mjaltë (dikujt). I ra luga në *qumësht (dikujt). Ia di sa lugë ka në shportë (dikush) e njeh mirë e me të gjitha hollësitë gjendjen e dikujt; ia di të gjithafshehtat; ia di lugët e pirunët (dikujt); (e njeh) (me) dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). Ia di lugët e pirunët (dikujt) di gjithçka për dikë, ia njeh mirë edhe gjërat e imëtashtëpisë; ia di sa lugë ka në shportë (dikush); (e njeh) (me) dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). Ma ka djegur luga (qulli) *buzën. I fryn lugës së vet (dikush) shikon punën e vet e nuk përzihetçështjet e të tjerëve, merret vetëm me hallet e veta, rrehzgjidhë hallet e veta. E fut lugën në çdo gjellë (dikush) përçm. ndërhyn në çdo gjë, merr pjesë me vend e pa vend në të gjitha punët ose ndërhyn në të gjitha çështjet, edhe kur s’është e nevojshme; përzihet atje ku nuk i takon ose ku nuk pritet, fut hundët kudo; çdo gjellë (hedh) majdanoz iron.; hedh kripëgjellëbotës; bën shteggardhin e tjetrit; kund. i fryn lugës së vet. E gjeti lugën në *pilaf (dikush) keq. Ka ngrënë me *gjysmë luge (dikush) iron. Kam ngrënë me një lugë (me dikë) e kam pasur shok a mik të ngushtë dikë, jam shumë i afërt me të; e njoh prej kohësh dhe nga afër; jam prej një vendi me dikë; kam pirë ujë në një krua (me dikë). Ha me dy lugë (dikush) keq. përfiton nga të dy krahët, nxjerr përfitime për vete duke e pasur mirë me të dyja palët; ha me lugëmadhe. Ka ngrënë me *gjysmë luge (dikush) iron. Ha me lugëflorinjtë (dikush) ështëgjendje shumëmirë ekonomike, s’i mungon asgjë, bën jetë përrallore (për një të pasur). Ha me lugëmadhe (dikush) keq. përfiton nga diçkashumë nga sa i takon; është lakmitar; ha me dy lugë. Ha me shumë lugë (dikush) keq. shih (është) me dyzet (me njëqind) flamurë (dikush) keq. Hyn (futet) si lugapilaf (dikush) keq. merr pjesë menjëherëdiçka; ndërhyn shpeh edhe atje ku nuk i takon; është bërë lugë çervishi; fut hundët (hundën). jep ujë me *bishtlugës (dikush). Me lugëbrez keq. 1. Që e ka mendjen vetëm për të ngrënë; që është i gatshëm për të ngrënë kudo e kurdoherëkurriz të të tjerëve, qelepirxhi. 2. I gatshëm për të përfituar kudo pa u munduar vetë. Për një lugë çorbë për një përfitim shumëvogël, për diçka farevogël; për pesë para spec. Me lugëkon e me bishtverbon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, shumë i lig e dinak, në sy të ndihmon e pas krahëvedëmton, ta punon prapa kurrizit. Lugë e larë. 1. Njeridel i pafajshëm e i papërlyer, ai që nuk është ngatërruar fare në një çështje. 2. Njeri që s’ka asnjë mjet jetese, ai që s’ka gjë prej gjëje, që është shumë i varfër, njeri i këputur. Nuk i merr ujë luga (dikujt) tall. s’i ecën mbarë puna, nuk i vete mirë, s’fiton gjë; nuk i merr ujë lopata. E mat detin me lugë (dikush) nuk i gjen çdo gjëje mjetin e nevojshëm; bën diçkapamundur, ia hyn një pune shumëvështirë ose të pamundur; e mat detin me pëllëmbë; e than detin me lugë; i futet (i hyn) detitkëmbë; bën urë me gëzhdalla. S’i mbetet luga *bosh (dikujt). I mbeti lugapilaf (dikujt) iron. ngeci e u turpërua keq, s’ia doli për diçka e mbeti me turp; nuk ia arriti asajdonte; i ngeci sharragozhdë. I mbeti luga në *qull (dikujt) iron. Mbeti me lugëzbrazët (dikush) mbeti fare pa gjë, nuk ka ç’të hajë; nuk fitoi asgjë. Mbytet në një lugë (me) ujë (dikush) e humbet toruan shumë shpejt, hutohet edhe përpara një gjëje farevogël, ngatërrohet lehtë; mbytet në një gisht ujë; mbytet në një filxhan (me) ujë; mbytet në një pikë ujë; mbytetlumë pa ujë; mbytet në va.ngop me lugë zbrazët (dikush) të gënjen me premtimekota, të kënaq pa gjë; të mashtron lehtë, të gënjen pa gjë, të bënbesosh fjalët e premtimet; jep ujë me shoshë; të ngop me erë; të mban me erë të mollës.ngop me *shpinëlugës (dikush). Për një lugë *trahan gjer në Turan! krahin. tall. M’u njom luga u mëkëmba pak nga gjendja ekonomike, e mora pak veten; kam diçka për të ngrënë a për të jetuar; zuri luga ujë. S’ia pret luga lugën (dikujt). 1. Ha me nxitimmadh, ngaqë është shumë i uritur. 2. Është shumë i nxituar në një punë, ngaqë mendon se do të ketë përfitimshpejtë. *Shportë lugësh. S’i thahet luga (dikujt) s’mbetet pa ngrënë, s’i mungon kafshata e gojës, ka kurdoherë diçka për të ushqyer veten e fëmijët, nxjerr aq sa të jetojë; s’i mbetet luga bosh. E than detin me lugë (dikush) iron. merr përsipër një punëvështirë e mburret se e kryen pa pasur mjetet e nevojshme a pa njohur mundësitë e veta; e mat detin me lugë; e mat detin me pëllëmbë; i futet (i hyn) detitkëmbë; e korr livadhin me gërshërë; bën urë me gëzhdalla. Ia thau lugën (dikujt) ia hoqi bukën e gojës; e la pa gjë fare. Të vë në *bishtlugës (dikush). zuri luga ujë u mëkëmba pak nga gjendja ekonomike, po nxjerr diçka sa për të jetuar; m’u njom luga.

LUGËS

LÚGËS,~II m. sh. ~, ~IT Sqepar me presëharkuar, që përdoret për të gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuarpërdoret për të gdhendur pjesëthelluara në dru, për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës.
2. Rende e përkulur; lugur. Lugësi i kungullit.
3. Vegël e metaltë, me një lopatëzlugët, që përdoret për të kruajtur magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i magjes.
Sin.: skupë, skupës, lugësore, sqepar, qeser, rende, thikë, kruese, ganë, gërresë, gërryes1.

PËRTERËZ

PËRTÉRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Lopatëz.

QYREK

QYRÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Lopatë e hollë e me teh të rrafshët. E punoi kopshtin me qyrek. Qyreku i bukëve lopatë për të shtënë bukëtfurrë. Qyreku i zjarrit kaci.
Sin.: lopatëz, qehën.

SHPATË

SHPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Armë e ftohtë prej çeliku, në trajtën e një thikegjatë, zakonishtdrejtë, me një teh a me dy tehe, me majëmprehtë e me dorezë, që mbahet zakonisht e varurbrez dhepërdoret për të prerë ose për të shpuar. Shpatë e mprehtë (e madhe). Shpatë e kthyer. Tehu i shpatës. Maja e shpatës. Vringëllima e shpatave. Vallja e shpatave. Me shpatëdorë (zhveshur). I gojës dhe i shpatës i zoti për të folur dhe për të luftuar. Ngjeshi shpatën. Zhveshi shpatën u gati për luftë, filloi luftën. Rrëmbeu shpatën. I shkuanshpatë. Luftuan me shpatë (shpatëshpatë). Puqën shpatat nisënluftojnë njëri me tjetrin. Populli ynë e ka çarë rrugën e historisë me shpatëdorë.
2. usht. Luftëtar i armatosur me këtë armë. Një mijë shpata.
3. Krehri i avlëmendit. Shpata e avlëmendit.
4. Fleta e pëlhurës ose e qilimit, e enduravlëmend me gjerësinë e krehrit. Çarçaf dy shpatash. Qilim tri shpatash.
5. Secila nga brinjët e samarit. Shpatë panje.
6. Secili nga drurëtvendosen për së gjerishtratin e qerres dhelidhin falmat.
7. Shpatëz. Shpatë mani. Shpata e parmendës
Sin.: pallë, jatagan, këllëç, kordhë, shpatull, shpatë, shpatëz, brinjë, kalore, krehër, pellë, shprishalesh; lopatëz.
*Shpatë nga goja (dikush) është i zoti në të folur, është i gojës, është gjuhëshpatë; e ka gojën shpatë; është brisk nga goja; e ka gjuhën (gojën) brisk. Është në *teh (në presë) të shpatës (të thikës, të briskut) (dikush). E ka gjuhën shpatë (dikush) flet lirshëm e të vret me fjalë, e ka fjalënrëndë; është i zoti i gojës; është gjuhëshpatë; është shpatë nga goja; e ka gjuhën (gojën) brisk; është brisk nga goja. E mprehu shpatën (pallën) (dikush). përgatitet mirë për t’i dhënë armikut a kundërshtarit goditje vendimtare. E ndau me shpatë (diçka) e zgjidhi diçka me anëforcës e në mënyrëprerë; i dha një zgjidhje pa lënë mundësi për kundërshtime. I pret shpata (palla, kordha) (djathtas e majtas, ngadyja anët) (dikujt) flet e vepron si do vetë, s’pyet për të tjerët; s’e pengon dot askush, bën lirisht çdo gjë e arrin çdo gjë; i pret jatagani (djathtas e majtas); i pret sëpata (djathtas e majtas). Me shpatëbrez keq. i përgatitur e i gatshëm për dhunë; me të keq e me të egër; gati për të goditur; me shpatëdorë; me shpatë zhveshur; me këllëçdorë. Shpata e Damokleut libr. rrezik shumë i madh që i qëndron dikujt mbi kokë gjithë kohës; kërcënim a kanosje e vazhdueshme dhe e papritur. Me shpatë (me kordhë, me këllëç) dorë me dhunë e me të egër; duke kërcënuar ashpër; me shpatë zhveshur; me shpatëbrez; me zjarr e me hekur. Shpatë e thyer shpërf. njeri që nuk ka më fuqi dhe që s’është më i rrezikshëm, njeri që s’të bën dot gjë, dikush që ka marrë fund. Me shpatë (me pallë) zhveshur me kërcënim e me të keq, me të egër; duke përdorur forcën, me dhunë; me shpatë (me kordhë, me këllëç) në dorë; me shpatëbrez; me zjarr e me hekur. E shtie shpatën (pallën) në *thes (dikush). Tund shpatën (pallën) (dikush) e kërcënon dikë me armë a e frikëson me diçka, i kanoset. E zhveshi shpatën (pallën) (dikush) filloishajë, të godasë a të kërcënojë haptas e me dhunëtjerët; filloibëjë shumëkëqija e krime pa u ndalur.
Ka mbaruar me *liq e me shpatë (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.