Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lojtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKTOR

AKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që luan një rol në shfaqjet teatrale ose në filma kinematografikë; artist filmi, teatri, televizioni e radioje, interpretues i roleve, lojtarskenë, lojtar i rolit. Aktor tragjik (komik). Aktor teatri (filmi). Aktor skene. Aktorët e estradës. Aktor me dhuntiveçantë. Trupa e aktorëve. Shkolla e lartë për aktorë.
2. fig. Ai që luan një rol me rëndësi në një ngjarje; pjesëmarrës, faktor, palë (në një proces, në një dialog, në një ndodhi). bisedime hynë aktorërinj politikanë. Aktor i skandalit ishte ai.
Sin.: artist, interpretues, lojtar.

ANËSOR

ANËSÓR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Gjyqtar ose lojtar i krahutmajtë a të djathtë, gjyqtar ose lojtar anësor.

AUTOGOL

AUTOGÓL,~I m. sh. ~A, ~AT sport. Gol i shënuar gabimisht ose padashur nga një lojtar futbolliportën e skuadrës së vet. Bëri (shënoi) një autogol. Humbën me autogol. Skuadra humbi ndeshjen pas një autogoli.

BADMINTON

BADMINTÓN,~I m., sport. (angl. Badminton) Lojë e vjetër aziatike e ngjashme me tenisin, që luhet me raketa dhe me topavegjël me pendlanjërën anë. Merrem me badminton. Lojtar badmintoni. Raketa e badmintonit. Dhjetë rregullat e badmintonit. Historia e badmintonit.

BASKETBOLLIST

BASKETBOLLÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Lojtar basketbolli. Basketbollisti i Dinamos. Grup basketbollistësh.

BEJZBOLL

BEJZBÓLL,~I m. (angl. Baseball) sport. Lojë ndërmjet dy skuadrave me nga nëntë lojtarë, që luhet me një top të vogël në një fushëgjerë e të vijëzuar, të cilin e hedh një lojtar drejt qendrës, ku një lojtar kundërshtar e pret për ta goditur me një shkoptrashë. Shkop bejzbolli. Topa bejzbolli. Lojtar i famshëm i bejzbollit.

BEJZBOLLIST

BEJZBOLLÍST, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT sport. Lojtar bejzbolli. Bjezbollistët e rinj. Trajneri i bejzbollistëve.

BILARDIST
BOT-BOT

BOT-BÓT ndajf. Mënyrë loje, kur një grup pjesëmarrësish vë në qendër një lojtar dhe secili nga grupi i bieshpinë me një shamilidhur nyjë; lojtari i goditur duhetgjejë se kush e gjuajti dhe, po ta gjejë, ai që gjuan hynqendër. Luajmë bot-bot.

BRIXH

BRIXH,~I m. Lojë me letra, me dy çifte lojtarësh përballë njëri-tjetrit, në të cilënfillim të çdo dore një lojtar (deklaruesi) luan me letrat e veta dhe me letrat e zbuluarashokut. Loja (tryeza, letrat) e brixhit. Ftesë për të luajtur një brixh. Do të mësojë brixhin. Ishte i dhënë pas brixhit.

DINAMOVIT

DINAMOVÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lojtar i klubit a skuadrës së Dinamos ose ai që përfaqëson këtë klub a skuadërsportendryshme. Luajti derbin e parë si dinamovit. U paraqit me fanellën e dinamovitëve.

DJEGUR

DJÉGUR (i, e) mb. 1. është bërë shkrumb e hi në zjarr, që është shkatërruar a dëmtuar rëndë nga zjarri, që është djegur; kund. i padjegur. Shtëpidjegura. Fshatra (qytete) të djegura. Pyll i djegur. Libradjegur.
2. është përcëlluarzjarr a në flakë, që është djegur me zjarr, me hekur a me ujë të nxehtë etj.; kund. i padjegur. Me duardjegura. Me qerpikëdjegur. E kishte faqendjegur.
3. është skuqur, zier a pjekur jashtë masezjarr dhe ka marrë ngjyrëerrët a të zezë ose shijehidhur; i shkrumbosur (për gjellët, bukën etj.); kund. i padjegur. Vaj (gjalpë, sheqer) i djegur. Bukë e djegur. Mish i djegur. Gjellë e djegur. Lëng i djegur gjellë me miellskuqur.
4. është prishur, ka dalë jashtë përdorimit dhe duhet zëvendësuar a duhet ndrequr (për mjetet elektrike dhe për aparatet, makinat etj. që punojnë me rrymë elektrike); kund. i padjegur. Llambë e djegur. Motor i djegur.
5. është dëmtuar nganxehtët, nga thatësira a nga ndonjë sëmundje dhe është fishkur, është tharë e është prishur (zakonisht për bimët). Kallinjdjegur. Të lashtadjegura. Duhan i djegur. Gjethedjegura.
6. është tharë fare nganxehtët a nga mungesa e ujit (për tokën, bimët); që ka etjemadhe ngaqë s'ka pirë ujë prej kohësh, nga zjarrmia që i jep sëmundja, nga lodhja etj., që është tharë e është përvëluar për ujë (për njerëzit, buzët); i përvëluar, i zhuritur. I djegur për ujë. Tokadjegura. Me buzëdjegura.
7. I skuqur shumë, i nxirë nga rrezet e diellit, që e ka zënë dielli mirë. Me fytyrëdjegur.
8. fig. vuan shumë nga malli, nga dëshira a nga dashuria për dikë a për diçka; që është lënduar e brengosur rëndë nga humbja e njerëzve më të dashur a nga ndonjë fatkeqësi e madhe, shumë i pikëlluar; i përvëluar, i zhuritur. I djegur për një shtëpi (për një copë tokë) . I djegur nga malli përvendlindjen. I djegur për fëmijë (për një djalë, për një vajzë). I djegur nga dëshira (nga dashuria). Me zemërdjegur. Mu te kisha te përroi, / kur kthehej mikja nga kroi, / më dogji, më përvëloi. (folk.).
9. Që ka shkuar dëm, ngaqë nuk është përdorurkohën e duhur, që është bërë i pavlefshëm, që s'mundpërdoret më; që ka humbur a ka dështuar (në një lojë etj.). Biletadjegura. Fond i djegur. Lojtar i djegur. Qengja (viça) të djegur qengja (viça etj.) që kanë mbeturdobët a pa u zhvilluar mirë.
10. është nxehur me zjarr e me flakë para se të vihetpërdorim (për një furrë të re); kund. e padjegur. Furrë e djegur.
11. është pjekurfurraposaçme (për tullat, gurin gëlqeror). Tulladjegura. Gëlqere e djegur.
Sin.: i përflakur, i shkrumbuar, i zhuritur, i ciknosur, i konsumuar, i përcëlluar, i përvëluar, i zhuritur, i përgjëruar, rëngëmadh.
*Letër (kartë) e djegur. (Taktikë, politikë) *e tokësdjegur libr. Me *zemër (me shpirt) të djegur (të përvëluar).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.