Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LODËRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bie lodrës (daulles); daulltare.
✱Sin.: tamburiste, daulltare, argëtuese, gaztore, lojcake, hokatare, kërcimtare, shakaxhie.
LOJCÁK,~E mb. 1. Që është i dhënë shumë pas lojës, që luan shumë. Djalë lojcak. Vajzë lojcake.
2. Që kërcen e bredh shumë nga gëzimi, që nuk rri në një vend, po lëviz andej-këtej, i lëvizshëm, lodërtar. Fëmijë lojcak. Kec (këlysh) lojcak.
3. fig. Që nuk e mban fjalën, që luan nga fjala; i pavendosur, i lëkundshëm. Njeri lojcak.
4. fig. Bishtdredhur (për femrat). Grua (vajzë) lojcake.
✱Sin.: lojës, i lëvizshëm, lozonjar, lodërtar, lajkamadh, dredharak, lozonjar, ojnatar, ojnak, hileqar, lojc, i pavendosur, i lëkundshëm, e përdalë.
PËRDÁLË (i, e) mb., keq. I shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet njeri. Vajzë (grua) e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, i shpërdalë, i shthurur, imoral, i lig, bishtdredhur, bishtpërdredhur, bishtluajtur, bishtlëvizur, bishttundur, bishtlëshuar, brimadhe, bushtër, ligoshe, kurvë, piliherdhe, e pandershme, e lëvizshme, e lëvizur, e lëshuar, qejfleshë, e paqëndrueshme, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, molare, lojcake, lojëse, ligoshe, e shpërdalë, brimadhe, shurrufull, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, i pabrekë, brekëlëshuar, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
PËRDÁL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, bushtër, molare, ligoshe, kurvë, piliherdhe, qejfleshë, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, lojcake, lojëse, ligoshe, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë