Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRDÁLË (i, e) mb., keq. I shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet njeri. Vajzë (grua) e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, i shpërdalë, i shthurur, imoral, i lig, bishtdredhur, bishtpërdredhur, bishtluajtur, bishtlëvizur, bishttundur, bishtlëshuar, brimadhe, bushtër, ligoshe, kurvë, piliherdhe, e pandershme, e lëvizshme, e lëvizur, e lëshuar, qejfleshë, e paqëndrueshme, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, molare, lojcake, lojëse, ligoshe, e shpërdalë, brimadhe, shurrufull, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, i pabrekë, brekëlëshuar, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
PËRDÁL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, bushtër, molare, ligoshe, kurvë, piliherdhe, qejfleshë, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, lojcake, lojëse, ligoshe, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
SHAKATÁR,~E f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka qejf të bëjë shaka; shpotitëse, hokatare. Është e lezetshme ajo shakatare. Shakatare me humor të hollë. Shakatarja ishte zbutur pak.
✱Sin.: shpotitëse, mahitare, hokatare, qesëndisëse, qatrare, ngacmimtare, tallëse, lojëse, thumbuese, përqeshëse, grindavece, shakaxheshë, ojnatare, shpotare, lodërtare, lojtare, gaztore, qyfyremadhe.
SHAKAXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që pëlqen të bëjë shaka, e dhënë pas shakave, shakatare; hokatare, zbavitëse. Shakaxheshë e njohur. Shakaxheshë e madhe. Ishte shakaxhesha më e madhe e klasës.
2. si mb. Që i pëlqen të bëjë shaka. Grua shakaxheshë. I dukej zbavitëse ajo plakë shakaxheshë.
✱Sin.: shakatare, hokatare, shpotitëse, lojëse, gaztore, zbavitëse, qyfyremadhe.
SHPOTÍTËS/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajo që pëlqen të bëjë shpoti; shpotare. Erdhi shpotitësja.
✱Sin.: mahitare, hokatare, shakaxheshë, tallëse, qatrare, lojëse, përqeshëse.
TÁLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që tall të tjerët, ajo që vë dikë në lojë, ajo që tallet me dikë a me diçka; shpotitëse, shpotare, qesëndisëse. Kujdes në muhabet me të se është tallëse e madhe.
✱Sin.: përqeshëse, qesëndisëse, shpotare, shpotitëse, lojëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë