Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GLLABËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha diçka menjëherë e me uri; përpij, përlaj. Gllabëroi gjithë ushqimin prej urisë së madhe. I gllabëroi të gjitha.
2. Rrëmbej; pushtoj me dhunë një vend etj. Ia gllabëroi pasurinë (paratë). Imperialistët përpiqen t'i gllabërojnë vendet e vogla.
3. vet. v. III, bised. Përmbyt; mbulon. Lumi gllabëroi xhadenë. I gllabëroi errësira.
4. fig. Shoh me lakmi të madhe dikë a diçka, i hedh një vështrim të shpejtë e plot me dëshirim, e përpij. E gllabëroi me sy.
5. fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më rrëmben me gjithë forcën diçka, më tërheq shumë, më bën për vete, më pushton tërësisht. E gllabëroi muzika (filmi, libri).
✱Sin.: përpij, përlaj, shpëlaj, gëlltis, llup, llufis, faroj, faros, kapërdij, skllup, thith, përfshij, fshij, rruaj, rrufis, rrumbulloj, rrushkulloj, kollofis, rrëmbej, kllapis, qëroj, copis, pushtoj, tërheq.
KOLLOFÍT (KULLUFÍT) vep., ~A, ~UR bised., kal. Gëlltit menjëherë diçka që kam marrë në gojë, por pa e përtypur; e kapërdij me një frymë; e ha diçka shpejt e shpejt dhe me shumë oreks; e përlaj, e llup, rrufit. E kollofiti mishin menjëherë. E kollofiti peshkaqeni.
✱Sin.: gëlltit, kapërdij, llufit, rrufit, përlaj, llup.
LLUPI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë; e ha një ushqim të gjithin e shpejt e shpejt. E llup gjellën. E llupi të tërë mishin (byrekun). E llupi menjëherë (përnjëherë).
2. fig. Rrëmbej, zhvat diçka me shumicë e menjëherë. Di vetëm të llupë.
✱Sin.: përlaj, zhvat, kollofit, llap, llufit, llapit, llapoj, skllup, copit.
LLUP,~III m. sh. ~A, ~AT 1. bot. Fik kokërrmadh.
2. si mb. Që është kokërrmadh.
RRUFÍT (RRUFÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Pi pak nga pak diçka, gjerb, surb. Rrufit kafenë. Fëmijët rrufitën supën dhe ranë në gjumë.
2. E ha të tërë me një frymë, gëlltit, përlaj. Menjëherë rrufiti gjellën. I rrufitën pijet një nga një.
3. Thith, tërheq me forcë. Mos rrufit hundët!
4. edhe fig., vet. v. III Përpin, thith, gëlltit. Sikur e rrufiti nata. E rrufitën epshet.
✱Sin.: hurb, përlaj, rruf, rrëkëllej, kollofit, llup.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë