Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llumtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LLUMTË

LLÚMTË (i, e) mb. 1.është i mbushur nga llumi i ujëravelumenjve e të përrenjve, që është i turbullt. Breg i llumtë. Livadhe të llumta.
2. fig. është i paqartë e kompleks, që është i turbullt (për një situatë etj.). Në kohëra të llumta.

TURBULLT

TÚRBULLT (i, e) mb. 1. Që ka brenda lëndëtjera jo të pastra ose diçkatrashë, që nuk është i kthjellët dhe i tejdukshëm, jo i kulluar (për ujin a për një lëng tjetër); i ndotur, i papastër; kund. i kulluar; i kthjellët; i qartë. Ujë i turbullt. Verë (raki) e turbullt. Gjak i turbullt. Lumë i turbullt.
2.është me re a me mjegull, i trazuar, i zymtë, i vrenjtur (për qiellin, për motin). Qiell i turbullt. Kohë e turbullt. Mot i turbullt. Ditë e turbullt.
3. Që nuk duket qartë, jo i kthjellët, jo i kulluar, i paqartë, i zbehtë; kund. i qartë. Dritë e turbullt. Figurë (fotografi) e turbullt. Pamje e turbullt.
4. Që nuk dëgjohet mirë, jo i qartë; që nuk shqiptohet me tingujdallueshëm, i mbytur; kund. i kthjellët. Zë i turbullt. Shqiptim i turbullt.
5. fig. është i errët dhe i paqartë, jo i kthjellët; që të trazon pa e kuptuar mirë e nuk të lë të qetë. Kujtim i turbullt. Mendim i turbullt. Ndjenjë e turbullt.
6. fig. është i shqetësuar, Që nuk e ka të qartë se çfarë duhetbëjë. Ishtegjendje shpirtëroreturbullt.
7. fig. shpreh zemërim, i zymtë, i ngrysur. Vështrim (shikim) i turbullt.
8.është mbushur me trazira, i pasigurt, i pështjelluar. Gjendje e turbullt.
9. fig. është i paqartë, i errët, që s’njihet a s'dihet mirë, i dyshimtë, i pasqaruar mirë. rrethanaturbullta. Mbeti një ngjarje e turbullt.
Sin.: i papastër, i ndotur, i paqartë, i zbehtë, i përlyer, i llumtë, i këllirë, i tinë, i kalfët, i hirrët, ujem, i nakatosur, i vrenjtur, i patejdukshëm, i zymtë, i ngrysur, i errët, trazuar, i pështjelluar.
Me *mendjeturbullt (të turbulluar). Peshkon në *ujë të turbullt (në ujëraturbullta) (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.