Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llufit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

COPIT

COPÍT (COPÍS) vep., ~A, ~UR jokal., bised. Ha shpesh dhe shumë, llufit. E copitigjithë gjellën. E copiti të gjithën.
Sin.: llup, kollofit.

LLUFIT
LLUP

LLUPI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë; e ha një ushqim të gjithin e shpejt e shpejt. E llup gjellën. E llupitërë mishin (byrekun). E llupi menjëherë (përnjëherë).
2. fig. Rrëmbej, zhvat diçka me shumicë e menjëherë. Di vetëmllupë.
Sin.: përlaj, zhvat, kollofit, llap, llufit, llapit, llapoj, skllup, copit.

TOROLLAS

TOROLLÁ/S vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Llup, llufit. E torollati llokumen (gjellën).
2. Harxhoj, prish, bëj rrush e kumbulla (paratë, pasurinë). Ia torollati babait krejt pasurinë.
Sin.: llup, llufit, prish, harxhoj, torrovat.

TORROFIT

TORROFÍT (TORROFÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. Kollofit, përlaj (një ushqim), llufit, llup. E torrofiti mishin (dardhën).
Sin.: ha, skllup, kollofit, përlaj, llup, llufit.

TORROVAT

TORROVÁT (TORROVÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Llup, llufit, torrofit. E torrovati mishin menjëherë.
2. Harxhoj, prish, bëj rrush e kumbulla (paratë, pasurinë). Ia torroviti krejt pasurinë.
3. Jap falas, dhuroj. I torrovati të gjitha.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.