Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BALTÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përlyhem a fëlliqem me baltë, bëhem me baltë; përbaltem. U baltosën keq. - Shiko si është baltosur. U baltos dynjaja nga shiu.
2. vetv., vet. v. III Bëhet baltë kur njomet e ngjishet me këmbë (për dheun). U baltos vendi (toka). Dheu baltosej shpejt.
3. keq., vetv. Fyhem, poshtërohem, njollosem. U baltosëm pa asnjë shkak. U baltosën vlerat e mrekullueshme të njerëzve të ndershëm.
4. pës. e BALTÓS.
✱Sin.: përbaltem, përlyhem, fëlliqem, lerosem, përlloçem, llucërohem, llomitem.
►BATÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Anohet gati për t'u përmbysur, i merr ana; përmbyset. U batua qerrja (makina, barka).
2. vetv. Dëmtohem rëndë, e pësoj keq.
3. vetv., vet. v. III Rraset brenda, ngjishet. Iu batua rëra arës.
4. vetv. Lodhem shumë, këputem. Jam batuar shtatit.
5. pës. e BATÓJ.
✱Sin.: lodhem, këputem, llomitem, shkokërdhohem, zhgojohem, shembërkohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë