Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLOM ndajf. 1. Qull. Jastëkët, batanijet u bënë llom, bile në trup na hyri uji i ftohur.
2. Copë e thërrime. E bëri llom diçka e theu, e bëri copë e grimë. Ra gota e u bë llom. U bë llom dikush (fig.) u dërrmua. E bëri llom dikë (fig.) e rrahu keq, e shembi në dru. U rrahën ndërveti, u bënë llom.
3. si em. Copë e diçkaje që është shqyer a është thyer.
LLOMÍT (LLOMÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me llucë dikë, e bëj me llom, e përbalt. E llomiti në fytyrë.
2. E shtyp a e ngjesh shumë diçka derisa të bëhet si baltë.
3. Bëj copa-copa, thërrmoj, grimcoj. Preje me thikë djathin e mos e llomit.
4. fig. Rrah, plagos, copëtoj. E llomiti në hu. E llomitën skuadrën kundërshtare tetë me dy.
5. fig. Dërrmoj, lodh shumë; shembërkoj. E ka llomitur puna në arë. Ia llomiti eshtrat sëmundja e keqe.
►LLOMÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me llucë, bëhem me llom, përbaltem. U llomita i tëri.
2. vetv., kryes. v. III Copëtohet, thërrmohet. Mos e ngjesh djathin se llomitet.
3. vetv. Dërrmohem, shembërkohem; batohem. U llomit djali duke thyer gurë.
4. fig., vetv. Rrihem keq me dikë, copëtohem në ndeshje trup me trup. Po llomiteshin në mes të rrugës.
5. pës., vet. v. III e LLOMÍT.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë