Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFORFÉ mb., drejt. 1. Që paguhet pa llogaritje të saktë, që bëhet me hamendësim ose mbi një mesatare të parallogaritur. Faturë aforfe. Pagesë aforfe. Faturim aforfe. Sigurim aforfe. Tatim (taksim) aforfe. Shumë aforfe.
2. sport. Që vlerësohet si i fituar (një takimin) pa u luajtur fare ose duke u ndërprerë për shkak të qëndrimit jo të parregullt të skuadrës a ekipit që përcaktohet si humbës; i fituar në tavolinë. Fitore aforfe.
✱Sin.: kuturu, paushall, kutrum.
AFORFÉ,~JA f. sh. ~, ~TË libr. Llogaritje ose përcaktim i një shume mesatare ose të përgjithshme që duhet të paguhet pa marrë parasysh punën e bërë, koston etj.; llogaritje e përafërt, llogaritje me hamendje. Aforfeja e energjisë elektrike. Aforfetë dhe faturat abuzive e të padrejta. Operatori i shpërndarjes hoqi aforfetë për shumë konsumatorë. Aforfe qesharake.
ALKALIMETRÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me alkalimetrinë, që i përket alkalimetrisë, i alkalimetrisë. Llogaritje alkalimetrike. Përcaktim alkalimetrik i aciditetit.
ARITMETIKÍSHT ndajf. Sipas rregullave të aritmetikës; duke përdorur veprime ose llogaritje numerike, në mënyrë aritmetike, me numra. Zgjidh aritmetikisht. Vërtetoj (provoj) aritmetikisht. Veprim aritmetikisht i pasaktë.
ARITMOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT Pajisje për llogaritje të ndryshme aritmetike. Aritmometër mekanik. Aritmometër elektronik. Aritmometër digjital. Aritmometër shkollor. Aritmometër portativ.
✱Sin.: llogaritës, kalkulator.
DOZIMETRÍ,~A f., mjek., tek. Mënyrë e përcaktimit të dozës së mjekimit a të diçkaje tjetër me matje, me llogaritje ose të dyja së bashku; matja e dozës së mjekimit; dozëmatje. Dozimetria e rrezatimit matja, llogaritja dhe vlerësimi i dozës së rrezatimit jonizues të përthithur nga një objekt, zakonisht nga trupi i njeriut.
GABÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka jo e përpiktë, jo e drejtë në të shkruar a në të folur, në numërim, në llogaritje etj., që bëhet nga njohja jo e mirë e rregullave ose nga pakujdesia; pasaktësi; lajthitje. Gabim gjuhësor (gramatikor, drejtshkrimor). Gabim shtypi. Gabim në të folur (në të shkruar). Gabim në matje (në llogaritje). Gabime në ushtrime. Nënvizoj (nxjerr) gabimet. Ndreq gabimet. Shkruan (flet) pa gabime. Kanë shpëtuar disa gabime. Nuk ka asnjë gabim.
2. Veprim i shtrembër në jetë a në punë, sjellje që s'përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; ide a pikëpamje jo e drejtë; përgjegjësia që ka dikush për një veprim, sjellje a pikëpamje të tillë. Gabim i rëndë (trashanik, i pafalshëm). Bën gabim gabon. Njeh (kupton, pranon) gabimet. Mësoj nga gabimet. Ka rënë në gabim ka gabuar. Jam në gabim kam gabuar, po bëj gabim. Kush e ka gabimin? kush ka gabuar e kush përgjigjet për gabimin? Mos ia mbulo gabimin!
3. si ndajf., bised. Shtrembër, jo drejt, në mënyrë të gabuar; jo si duhet ose jo ku duhet; gabimisht. Flet gabim. E bëri (e dërgoi) gabim. E kuptoi gabim. E mori gabim. E ka gabim. Hyri gabim.
✱Sin.: ngatërresë, lajthitje, rrëshqitje, hutim, faj.
►GAB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëj një gabim në të folur a në të shkruar, në lexim, në numërim, në llogaritje etj. nga mosnjohja e rregullave a nga pakujdesia; gaboj. Gabohet në llogari. Gabohet në të folur.
2. vetv. Bëj gabim në jetë a në punë, bie në gabim, gaboj. Gabohet rëndë që nuk flet hapur.
3. vetv. Kam një ide, mendim a pikëpamje që mendohet jo i saktë ose jo i drejtë prej një shoqërie ose prej një grupi të caktuar.
4. pës. e GABÓJ.
✱Sin.: lajthitem, gënjehem, qorrollepsem, ngatërrohem.
GAB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Bëj një gabim në të folur a në të shkruar, në lexim, në numërim, në llogaritje etj. nga mosnjohja e rregullave ose nga pakujdesia; bëj diçka në mënyrë jo të përpiktë. Gabon në numërim (në shqiptim, në të shkruar). Gaboi në llogari.
2. jokal. Bëj një veprim të shtrembër në jetë a në punë, sillem në një mënyrë që nuk përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; kam një ide, mendim a pikëpamje jo të drejtë; bie në gabim, gabohem. Gabon rëndë. Gaboi në punë.
3. kal. Ngatërroj diçka nga mosnjohja, nga padija a nga pakujdesia, e marr tjetër për tjetër; ngatërroj (edhe fig.). Gaboi rrugën. Gaboi derën. Gaboi adresën (drejtimin).
4. kal. Bëj që dikush të bjerë në gabim duke e mashtruar, e bëj të gabohet, e shtie në gabim; mashtroj; gënjej. I gaboi fëmijët. Syri të gabon. Pamja e jashtme (veshja) të gabon.
✱Sin.: lajthis, shkas, rrëshqas, shqepoj, teproj.
♦ Gabon (ngatërron) *adresë (dikush) iron. Më gabojnë (më gënjejnë) *sytë.
KALKULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Llogaritje.
KRONOMETRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Matje a llogaritje e kohës me kronometër. Kronometrimi i ditës së punës.
LLOGARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. ek. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat, për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron gjendjen pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë. Llogari vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë e llogarisë. Zyra e llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë. (ek., vjet.) bilanci. Nxjerr (përfundoj, mbyll) llogarinë. Punon në llogari.
2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kemi për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; llogaritje. Llogari e përpiktë. E bëri llogari; e llogariti. Më bëj llogarinë! E bën mirë llogarinë. Si dilte mirë llogaria.
3. fin. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat përdoren për qëllime të ndryshme. Llogari bankare (fin.) shërbim i ofruar nga një bankë që i lejon një individi ose një biznesi të menaxhojë fondet e tij. Llogari e bllokuar (fin.) llogari bankare që nuk është më e përdorshme për kryerjen e transaksioneve, të tilla si tërheqje, transferta ose pagesa. Llogari e hapur (fin.) llogari bankare ose financiare që është krijuar zyrtarisht dhe është gati për t'u përdorur për transaksione financiare. Llogari e ngrirë (fin.) llogari bankare në të cilën qasja është bllokuar përkohësisht, duke parandaluar tërheqjet ose transferimet e fondeve. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese. Llogari rrjedhëse.
4. Shpjegime që jepen para dikujt për punën e kryer, për veprimet që janë bërë, për përgjegjësinë e një institucioni a të një punonjësi në veprimtarinë që kryen etj. Llogari e hollësishme. Kërkesa e llogarisë. I kërkoi llogari. I jepte llogari. Mbledhje për të dhënë llogari e për zgjedhje.
5. fig., bised. Veprime me mend, që i bëjmë për të parashikuar si do ta zgjidhim një çështje, kur dhe si do ta kryejmë diçka, si do të sillemi a si do të veprojmë në disa rrethana etj. Kemi bërë llogari të nisemi në fund të muajit. S’i doli llogaria si e kishte menduar.
✱Sin.: përllogaritje, hesap, shpjegim, sqarim.
♦ Nuk më del llogaria (*hesapi). Nuk i jap llogari (hesap) (askujt) libr. bëj si mendoj a si dua vetë dhe nuk përgjigjem para askujt; nuk shpjegohem para askujt për punën e kryer, për veprimet që kam bërë a për sjelljen time. I kërkoj llogari (hesap) (dikujt) kërkoj të përgjigjet për diçka, të më japë shpjegime për një detyrë të ngarkuar, për një çështje, për një gabim etj. I lau (i qëroi) llogaritë (*hesapet) (me dikë). I ndaj llogaritë (*hesapet) (me dikë). S’e vë në llogari (në *hesap) (dikë a diçka).
LLOGARÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i numërimit a i njehsimit të diçkaje, bërja e veprimeve me numra për të nxjerrë sa kushton diçka ose për të gjetur sasinë e diçkaje etj. Llogaritje e kostos së prodhimit.
2. Përdorimi i formulave matematikore dhe rregullave për të gjetur një rezultat të caktuar. Llogaritje aritmetike. Llogaritjet astronomike. Llogaritja e një këndi. Sistemi i llogaritjeve. Bëj llogaritjet.
✱Sin.: përllogaritje, njehsim, numërim, çmuarje, vlerësim, quajtje.
LLOGARÍTËS,~E mb. Që shërben për llogaritje; që bën veprime llogarie; përllogaritës. Makinë (vegël) llogaritëse. Qendër llogaritëse. Vizore (tabelë) llogaritëse.
LLOGARÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. spec. Mjet që shërben për të bërë llogaritje. Llogaritësi i topit. Llogaritësi i rrotullimeve. Përdorin llogaritësin.
2. usht. Ushtar i përgatitur, që llogarit me mjete të posaçme të dhënat për drejtimin e zjarrit të artilerisë. Llogaritësi i pikës së vrojtimit. Llogaritësi i togës së drejtimit të zjarrit.
3. vjet. Llogaritar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë