Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llapushë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËZHOLLE

GËZHÓLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Llapusha e misrit; lëvozhgë. Gëzhollet e misrit (e grurit).
2. vet. sh. Gërdhushta, gëstallë.
3. Shpend shumë i dobët që nuk vlen ta therësh për ta ngrënë.
Sin.: llapushë, lëvore, byk, gështallë, gërdhushta.

HALIBARE

HALIBÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Lëpusha e misrit. Pastroi misrin nga halibaret.
Sin.: lëpushë, lëvore, llapushë, misërishtë.

LLAPUSHË

LLAPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Lëpushë.
2. Lëvorja e kalliritmisrit. Llapushë misri. I hoqi llapushat.
Sin.: lëkua, xhefkë, bazhgare, gëzholle.

LËPUSHË

LËPÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethemëdha, me lulebardha në të verdhë, që rritetliqene, në ujërandenjura etj.; lëkua. Lëpushë gjoli. Lule (fletë) lëpushe.
2. bot. Bimë barishtore dyvjeçare, me gjethe vezake e me push ngadyja anët, me kërcelllartë deri dy metra, që çel luleverdhatufë.
3. bot. Lloj lëpjete e hidhur me fletëgjata e si të kuqërremerritet nëpër hendeqe e në vende me lagështirë dhe që nuk hahet; lëpjetë kali. Nuk është lëpjetë, po lëpushë.
4. Gjethe e madhetrajtë llape. Lëpushat e duhanit.
5. Lëvorja e kalliritmisrit, llapushë. Lëpushat e misrit. I hoqi lëpushat kallirit.
6. bised. edhe mospërf. Lëpushkë2.
7. arb. Letër e shkruar. Mori një lëpushë nga djali.
Sin.: lëkua, bllore, xhefkë, zhokël, lëpushkë, shushël, lëpjetë, llapë, llapushë, kashtup, lëpushkë.
E zgjati gjuhën si lëpushë (si *lëpjetë) keq.

VESHALLKË

VESHÁLLK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Lëvorja e kalliritmisrit, lëpushë, llapushë. Ia hoqi veshallkat misrit.
Sin.: lëvozhgë, gëzhoje, gëzhytër.

XHEFKË

XHÉFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Llapushë misri. I heqin xhefkat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.