Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llapuçitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LLAPUÇIT

LLAPUÇÍT vep., ~A, ~UR krahin., kal. 1. Shpërdoroj e fëlliq një ushqim, ujin etj.; llaçkavit, llakërçit. Qeni llapuçiti një tavolinëtërë.
2. Laj shumë keq e pa kujdes. Nuk i lau enët (rrobat), veç sa i llapuçiti.
3. Lyej shumë keq; i bëj një tualetrëndë. E kishte llapuçitur të gjorën nuse.
4. fig. Prish kuvendin me ndërhyrje pa vend; prish një punë. Nuk di të rregullojë gjë, vetëm të llapuçitë.
Sin.: laturis, llaçkavit, llakërçit, llangos, llapashit, përllang, llangeshit, llokat.

LLAPUÇITEM

LLAPUÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Fëlliqem duke rrahur këmbët e duke ecur nëpër baltë e ujëra; llaçkavitem, llapashitem. Fëmijët llapuçiteshin në sheshin e fshatit.
2. fig., vetv. Bëj tualettepruar; lyhem keq, llangosem. Duke u llapuçitur nuk do të dukesh më e bukur.
3. pës. e LLAPUÇÍT.
Sin.: backaritem, llaçkavitem, llapashitem, llapërçehem, pllacaritem, përyndyrem, përllangem, llangosem.

LLAPUÇITUR

LLAPUÇÍTUR (i, e) mb., krahin.është llapuçitur. Ushqimet e llapuçitura nuk i hëngri kush. Rroba të llapuçitura.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.