Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLAPAZHÁR,~E mb., bised. 1. Që nuk i mban pastër rrobat e trupit, që nuk bën kujdes në veshjen e në dukjen e tij; shkatarraq në të veshur, llosh. Djalë llapazhar. Vajzë llapazhare.
2. fig. Që ha shumë e pa zgjedhur ushqimin, që ha ç'të gjejë përpara. Burrë llapazhar. Grua llapazhare.
✱Sin.: shkatarraq, lakmitar, hamës, grykës.
SHKATARRÁQ,~E mb., mospërf. 1. Që është prishur, i shkatërruar, që mezi qëndron më këmbë; që punon keq, që është si karakatinë. Tryezë shkatarraqe. Bujtinë shkatarraqe. Furgon shkatarraq. Mbante në dorë një ombrellë shkatarraqe.
2. Që nuk tregon kujdes në paraqitjen e jashtme dhe në punët e tij, i çrregullt, i pakujdesshëm. Veshje shkatarraqe.
3. Që nuk di veçse të prishë e të shkatërrojë; trazovaç. Fëmijë shkatarraq.
4. fig. Që nuk është bërë si duhet, përdoret keq. Gjuhë shkatarraqe.
✱Sin.: i rrëzuar, i shkallmuar, karakatinë, zhabzhyrr, shufalak, i zhargët, llosh, xhanavar, llapazhar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë