Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLÁP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut). Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë! I doli llapa nga të vrapuarit. Llapë e gjatë, burrni e pakët. (fj. u.).
2. Pjesa e jashtme e veshit. Llapa e veshit.
3. Copë prej lëkure a prej rrobe në trajtë të gjuhës që përdoret për të mbuluar diçka; copë e zgjatur, që varet në petka. Llapa e topit. Llapa e këpucës. Llapat e xhokës. Llapat e kapelës veshëzat. Këpucë me llapa. I vareshin llapat.
4. bot. Pjesa e gjerë e gjethes pa bishtin; fleta e bimëve. Llapa e gjethes. Llapat e pemëve. Llapё gjethore (lat. Lamina foliaris) Pjesë e zgjeruar e gjethes si një organ mbitokësor i specializuar për fotosintezën, me formë pak a shumë të sheshtë dhe të hollë për të ekspozuar kloroplastet që përmbajnë qelizat (indi i klorenkimës) në dritë, në sipërfaqe sa më të gjerë dhe për të lejuar dritën të depërtojë plotësisht brenda në inde.
5. Pjesë e diçkaje, që vjen e zgjatur si gjuhë. Llapa e kazmës. Llapa e bombës. Një llapë qepe. Llapa e pipëzës. Llapa e parmendës veshëza, llapari.
✱Sin.: gjuhë, zdërre, lapë, lëputë, lafshë, vrigull, gjethe.
♦ Më doli llapa tall. thjeshtligj. shih më doli gjuha (një pëllëmbë). E ka llapën (gjuhën) *të gjatë (një pëllëmbë, një pash) (dikush) keq. Ka llapë të madhe (dikush) thjeshtligj. shih e ka gjuhën të gjatë (dikush). E ka lëshuar llapën (dikush) thjeshtligj. shih e ka lëshuar gjuhën (dikush). Kur të shohësh llapën e veshit shih kur të shohë kurrizin (shpinën) pa pasqyrë. Do varur për llape (dikush) përb. është shumë i prapë, nuk lë gjë pa bërë; është shumë i keq e mizor; nxjerr të vdekurin nga varri.
SHAPUTÁN,~E mb. 1. Që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha, veshllapush. Djalosh shaputan.
2. fig. Që është i ngathët, i plogët; kund. i shkathët. Ndihej aq shaputan përballë saj, sa as nuk mund të mendonte dot.
3. fig. Që është moskokëçarës. Qëndrim shaputan.
✱Sin.: llapush, veshllapush, mospërfillës, moskokëçarës, i painteresuar, indiferent.
SHAPUTÁNE,~IA m. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i ka llapat e veshëve shumë të mëdha; shaputajkë. Shaputania i kishte fshehur veshët me shami.
2. fig. Ajo që është e ngathët; indiferente. Nuk i lihej gjë në dorë shaputanes, se nuk e kryente.
✱Sin.: shaputajkë, llapushe, e painteresuar, indiferente.
VESHCINGÁRE mb. 1. Që i ka llapat e veshëve të holla e të vogla si cingare (këmborë).
2. Veshpipëz, veshmprehtë, veshkapëz. Njeri veshcingare.
VESHCÚRR,~I m. sh. ~Ë ~ËT 1. Kafshë (cjap, dash, qen etj.) që i ka veshët të prerë a të shkurtër, që është me veshët curr. Veshcurri i ngriti veshët.
2. shar. Ai që i ka llapat e veshëve të vogla a të prera, që është me vesh curr (për njerëzit). Ai veshcurri i mbante flokët të gjata.
✱Sin.: veshprerë, veshok, veshvogël.
VESHCÚRR/E,~JA f. sh. ~E ~ET 1. Kafshë (dele, dhi, etj.) që i ka veshët të prerë a të shkurtër, që është me veshët curr.
2. shar. Ajo që i ka llapat e veshëve të vogla a të prera, që është me vesh curr (për njerëzit). Ajo veshcurrja. Veshcurrja i kishte vënë një palë vathë të mëdhenj.
✱Sin.: veshprerë, veshcurr.
VESHLABÓÇ,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi (për cjapin dhe dhitë kryesisht). Cjap veshlaboç. Dhi veshlaboçe. Ftujak veshlaboç.
2. përçm. Që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapush (për njerëzit). Djalë veshlaboç. Grua (vajzë) veshlaboçe.
3. fig. Që është qullan, i ngathët e i plogët, i përhumbur. Ç’burrë veshlaboç?
✱Sin.: veshmadh, pallavesh.
VESHLABÓÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Cjap me veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi. Veshlaboçi i ndahej nga tufa.
2. përçm. Ai që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapush. Ai veshlaboçi ishte mospërfillës. Nuk e duroj dot atë veshlaboçin.
3. fig. Ai që është qullan, i ngathët e i plogët; i përhumbur. Nuk e nxjerr qimen prej qullit ai veshlaboçi.
✱Sin.: veshmadh, pallavesh.
VESHLABÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dhi me veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi Veshlaboçja kishte bërë dy keca.
2. përçm. Ajo që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapushe. Ajo veshlaboçja ka llafe shumë.
3. fig. Ajo që është qullane, e ngathët dhe e plogët; e përhumbur. Ajo veshlaboçja nuk është e zonja e vetes.
✱Sin.: veshmadhe, pallaveshe.
VESHLANG/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Qen gjahu me veshë të gjatë e të varur poshtë. Veshlangoi është i mirë për gjah.
2. shar. Ai që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; ai që i mban veshët ngrehur për të përgjuar. Ai veshlangoi i mban veshët përpjetë (pipëz).
✱Sin.: veshpipëz, veshngritur, veshkapëz, veshmprehtë, veshgjatë, veshlepur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë