Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Llafazane. Iu zemërua fjalamania.
✱Sin.: llafazane, fjalacake, fjalatare, fjalëshumë, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
FJALATÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fjalamane; llafazane. Biseda e fjalatares.
✱Sin.: llafazane, fjalamane, fjalacake, fjalëshumë, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
FJALËGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka shumë fjalë; llafazane. Fjalëgjata nuk u ndal as të dëgjonte të tjerët.
✱Sin.: llafazane, fjalamane, fjalacake, fjalëshumë, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
FJALËSHÚM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që flet shumë; ajo që s’i pushon goja, llafazane; kund. fjalëpakë. E këshilloi fjalëshumën.
✱Sin.: fjalamane, llafazane, fjalacake, fjalatare, fjalëmadhe, fjalëgjatë, llafemadhe, gojaçe, gojëkamare, gojëpashmagje, llapane, llapëse, llapatore, llapëtore, llapaqene, llomotare, sqepgjatë, lehaqene, llogobere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë