Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALACÁK,~E mb. Që merret me thashetheme; fjalaman. Vajzë fjalacake.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me thashetheme; fjalaman. Nuk pushoi fjalacaku.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen.
FJALAMÁN,~E mb. Llafazan. Ishte nxënës fjalaman.
✱Sin.: llafazan, fjalacak, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALATÁR,~E mb. Fjalaman; llafazan. Pleq fjalatarë.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËGJÁTË mb. Që ka shumë fjalë, që e zgjat bisedën; që flet shumë; llafazan. Grua fjalëgjatë.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka shumë fjalë; llafazan. Si ia punoi fjalëgjatit! Fjalëgjati - punëthati (fj. u.) kush flet shumë, punon pak.
✱Sin.: llafazan, fjalaman, fjalacak, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen.
FJALËMÁDH,~E mb. Që flet shumë, fjalëshumë; që mburret me fjalë të mëdha. Njeri fjalëmadh. Grua fjalëmadhe.
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËSHÚMË mb. Që flet shumë, që s’i pushon goja, llafazan; kund. fjalëpakë. U bë fjalëshumë edhe ai.
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëmadh, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
FJALËSHÚM/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që flet shumë, ai që s’i pushon goja, llafazan; kund. fjalëpakë. Fjalëshumit iu tha goja. Fjalëshumi, punëlumi (fj. u.) kush flet shumë, punon pak e keq.
✱Sin.: fjalaman, llafazan, fjalacak, fjalatar, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen.
FJALËTËRKÚZË mb. Që e zgjat dhe e bën tërkuzë bisedën, që ka shumë fjalë; fjalëshumë. Si durohej gjithë orës ai njeri fjalëtërkuzë?
✱Sin.: fjalaman, fjalacak, llafazan, fjalatar, fjalëshumë, fjalëmadh, fjalëgjatë, llafemadh, gojaç, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar, gjuhëshpatë, gjuhëlopatë, gojëçorap, gojëkamare, gojëpashmagje, llapan, llapës, llapator, llapëtor, llapaqen, llomotar, sqepgjatë, lehaqen, llogobere.
SDËRRANÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Llafazan. Sdërranuk i madh. Nuk mund të duroja më atë sdërranuk. Sdërranuku vazhdonte të fliste pa pushim.
✱Sin.: llafazan, llafator, llafemadh, llafeshumë, fjalaman, fjalëlëshuar, fjalëgjatë, fjalëtërkuzë, fjalëmadh, fjalëshumë, llapëmadh, llapës, llapëtor, llapan, llapaqen, llangos, sqepgjatë, lehaqen, llomotar, gojac, gojaç, gojash, gojëçorap, gojëlëshuar, gojëmadh, gjuhëgjatë, gjuhëlëshuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë