Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur bajgos diçka (bagëtia e trashë) a kur bajgosem; përlyerje me bajga, fëlliqje.
2. Gjendja kur bajgoset diçka a kur bajgosem.
3. mjek. Të shkuarit bark, heqje barku, lëbarke, purthë.
4. fig., keq. Këputje, stërlodhje, rraskapitje.
✱Sin.: pëgërje, lëbarke, purthë, bizgë, laturisje, llangosje, lerosje, cërrlë, shkulë, zdërre.
LLANGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur llangos ose kur llangosem; fëlliqja me baltë a me diçka tjetër; ndotje. Llangosja e rrugëve. Llangosja e fytyrës me tualet. Shirat shkaktuan llangosje të madhe.
2. fig. Gjë e ndyrë që ngjall neveri, diçka e fëlliqur; veprim a sjellje e keqe që të pështiros.
NDÓTJ/E,~A f. 1. Infektimi e mjedisit natyror me lëndë kimike ose biologjike në një shkallë të tillë, që shkaktojnë çrregullime ose dëme, duke vështirësuar jetën e tërë organizmave të gjalla, të pranishme në atë mjedis. Ndotja e ujit (e tokës, e ajrit). Ndotje mjedisore. Ndotje atmosferike. Ndotje nga djegiet e pyjeve (e mbeturinave).
2. Veprimi kur ndot dikë a diçka ose kur ndotem; kund. çndotje. Ndotja e duarve. Ndotje akustike.
✱Sin.: fëlliqje, të ndotë, ndot, ndyrje, molepsje, infektim, kallajisje, lerosje, lyrosje, ndragie, përlyerje, përdhosje, zhyerje, dëmtim, laturisje, llagavitje, llangosje, ndyrësi, prishje.
NDYRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i ndyrë; cilësia e atij që është i ndyrë; kund. pastërti. Ndyrësia mbretëronte në atë vend.
2. Gjë e ndyrë, mbeturinë e papastër e diçkaje. Ndyrësitë e lumit. Një grumbull ndyrësish. Pastroj ndyrësitë.
3. fig. Veprim a punë e ulët, e pandershme dhe e turpshme. Ndyrësitë e pushtuesve. Ndyrësitë e njerëzve të shthurur. Ndyrësi politike.
4. Fjalë e ndyrë, sharje me fjalë të ndyra. Nxirrte ndyrësi nga goja. S’la ndyrësi pa i thënë.
5. Njeri i ulët e i ndyrë për nga sjellja. Është njeri i ulët, një ndyrësi.
✱Sin.: ndot, ndotësi, të ndotë, të ndytë, fëlliqësi, të pëgërë, ndyrësirë, ndotje, fëlliqësirë, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, handrak, mutësi, llomështi, lapërdhi, llangosje, palavi, pisllëk, pocaqi, pleh, jashtëqitje, fëlligështi, fëlligë, rrushkulli, turp, poshtërsi, batakçillëk, batakçi, handrak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë