Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËRRÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pellg me ujë të ndenjur, hurdhë; vend ku buron ujë dhe rri amull, moçalishte. Ujë bërrake. Rrugë plot bërraka. Po pi ujë bërrakave, / Po ha bar rrëzave. (folk.). Më mirë mbytu në det se në një bërrakë. (fj. u.).
2. Vijë uji e krijuar nga shiu; vijë me ujë të paktë, por që rrjedh me rrëmbim; rrëke, rrëkajë, çurkajë. Ishte e bukur si zanë e shtatin e kishte si bërrakë mali. (folk.). Gjeli në darkë, shiu në bërrakë. ( fj. u.).
✱Sin.: hurdhë, pellgore, pellg, pellgaçe, bërrakë, lerë, hurdhele, llogaçe, llakë, rrëke, rrëkajë, çurkajë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë