Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KIAMÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shtrëngatë, furtunë e madhe; shi i madh; dëborë e madhe; përmbytje. Ditë kiameti.
2. Katastrofë; kërdi; mynxyrë. U bë kiameti.
3. edhe fig. Britmë e madhe; gjëmë; nam. Bëri kiametin bëri gjëmën.
4. si ndajf., bised. Shumë, krejt. I ngjan kiamet të atit.
✱Sin.: katastrofë, përmbytje, mynxyrë, kërdi, gjëmë, nam, shumë, krejt.
♦ S’u bë kiameti! s’ka gjë, nuk është ndonjë gjë e madhe, s’prishet ndonjë punë e rëndësishme; nuk u prish bota. Kiameti të bëhet! le të bëhet më e keqja, unë nuk pyes, nuk heq dorë çfarëdo që të ndodhë; tym të dalë! (tymi le të dalë!); njëra të bëhet! të bëhet ç’të bëhet; (edhe sikur) bota të përmbyset! Bëri kiametin (dikush) bëri zhurmë të madhe, u ankua me të madhe, bërtiti fort; bëri gjëmën; bëri gurin e gjakut; bëri hatanë bised. Pa kiametin me sy (dikush) u llahtaris nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj.; u tremb shumë nga diçka. Më vjen kiamet kam shumë turp e droje, nuk kam guxim të them a të bëj diçka para të tjerëve.
LLAHTARÍSJ/E,~A f., bised. Veprimi kur llahtaris dikë ose kur llahtarisem; frikë e madhe; frikësim. Llahtarisja nga lufta. E trembur deri në llahtarisje.
LLAHTARÍSËS,~E mb., bised. Që të llahtaris. Pamje llahtarisëse. Tmerre llahtarisëse. Të vërtetat llahtarisëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë