Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llahem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LLAJIM

LLÁJÍM,~I m., krahin. 1. Veprimi kur llaj a kur llahem.
2. Gjendja kur llaj a kur llahem.

LLAMJE

LLÁMJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llaj ose kur llahem; ngopje.

NGOPEM

NGÓP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ha ose pi sa nuk mundem më, ngihem. Ngopem me bukë (me gjellë, me fruta). Nuk arrijnëngopnin barkun me bukë. Hëngri sa u ngop.
2. vetv., vet. v. III Mbushet me diçka; thith diçkavetvete me shumicë, aq sa të mos mbajë më; kim. thith një lëndë tjetërsasimadhe, sa nuk merr më. U ngop toka me ujë. Ngopet me bojë. Ngopet tretësira.
3. fig., vetv. Plotësoj një nevojë për diçka; marr aq sa nuk dua më; kënaq një dëshirë me diçka, plotësoj derifund dëshirën për të pasur a për të bërë diçka. Nuk u ngop një herë me gjumë. Nuk ngopej me para. Nuk ngopet së shëtituri (së lexuari). Iu ngop syri (zemra). Nuk ngopet me lëvdata.
4. fig., vetv. Mbushem me tepri me diçka, zakonishtpadëshirueshme ose pa vlerë; nuk dua më. U ngopën me fjalë (me premtime). U ngop me katraprovime.
5. pës. e NGÓP.
Sin.: ngihem, nginjem, ndërlakem, gërbulem, citem, kënaqem, thembrosem, fryhem, mbushem, ënjtem, llahem, shembem, zhulatem, rrasem, kënditem, pallohem, zhapem, velem, mbathem, rrasem, ngjishem, dendem, zhdëpem, rrumbullohem, barkosem, rrafshohem, shqepem, kërpitem, kërtylem, velitem, grazhdohem, veselitem, kërdisem, rrushkullohem, përlugëtohem, zdapem, zdrahem.
U ngopa me *bathë. M’u ngop *syri. M’u ngop *shpirti (zemra).

PIZATEM

PIZÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngjitem; rri ngjitur me dikë a me diçka. U pizat pas trupit të së ëmës. Mos u pizat si thiuarashka! (fj. u.).
2. vetv. Llahem; ngopem; dendem (me të ngrënë).
3. pës. e PIZÁT.

VELEM

VÉL/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. Nuk më hahet më një gjellë a një ëmbëlsirë etj., sepse është shumë e yndyrshme a shumë e ëmbël ose ngaqë kam ngrënë tepër; ngopem tej mase me diçka. U vel me bakllava (me pasta). U velën me mish.
2. fig. Nuk ndihem më a nuk trazohem më në diçka, ngaqëjanë plotësuargjitha kërkesat e nevojat; kënaqem jashtë mase, stërngopem me diçka. Është velur me filma. Është velur ngamirat.
3. fig., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). është mërzitur tepër a më është neveritur dikush a diçka. Iu vel ai njeri, s'e duron dot më.
Sin.: velesitem, ngihem, nginjem, ndërlakem, dendem, fryhem, llahem, buhitem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.