Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GALERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tunel i gërmuar në faqen e një mali a në një minierë për të nxjerrë xeherorë; kalim i nëndheshëm. Galeri kryesore. Galeri e verbër. Galeria e minierës. Galeri shfrytëzimi (ajrimi). Gryka e galerisë. Balli i galerisë. Hyrja e galerisë. Punëtor i galerisë. Hyj në galeri. Dal nga galeria.
2. Vrimë a zgafelle e gjatë nën tokë ose në dru, e gërryer nga kafshë a nga insekte të ndryshme.
3. teatër. Pjesa më e lartë dhe e dalë si ballkon në një sallë teatri me karrige për spektatorët. Vendet e galerisë. Shoh dramën nga galeria.
4. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen veprat më të mira të artit (në pikturë, në skulpturë etj.); tërësia e veprave të artit që ruhen dhe ekspozohen në këtë ndërtesë. Galeria e arteve. Galeria e pikturës (e skulpturës). Sallat e galerisë. Vizitoj galerinë.
5. fig., let. Një varg i gjatë tipash ose figurash në një vepër artistike. Galeri heronjsh (portretesh, figurash).
✱Sin.: tunel, zgafellë, vrimë, llagëm, gamë, ekspozitë.
GJIRÍZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bised. Kanal i mbuluar, ku rrjedhin ujërat e zeza; gropa e ujërave të zeza. Ujë gjirizesh. Pastrimi i gjirizeve.
2. Kanal i ngushtë kullues, i mbuluar me pllaka guri. Gjirizet e arës.
3. keq. Mjedis i ndyrë e i dyshimtë ku zë vend krimi.
✱Sin.: llagëm, shtonë, hendek.
♦ *Mi gjirizesh shar.
KANÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hendek i thellë dhe i gjerë që hapet për kullimin e tokës, për ujitjen e të mbjellave etj.; vijë e thellë uji që krijohet nga shirat; llagëm. Kanal kullimi. Kanali Peqin – Kavajë. Kanali i ujërave të bardha (të zeza). Hap kanal. Bie në kanal.
2. gjeogr. Rrugë detare ku mund të kalojnë anije të tonazhit të vogël, barka etj. Kanal lundrimi. Kanali i Korfuzit. Kanali i Otrantos.
3. anat. Pjesë e një organi në trupin e njeriut dhe të frymorëve që ka trajtën e një gypi të ngushtë, ku kalon gjaku, limfa etj. Kanalet e tëmthit. Kanali i urinës (i veshit).
4. spec. Gyp ose lug i ngushtë, si pjesë e një mekanizmi ku kalojnë gazra, lëngje etj.; vjaskë. Kanal ajrimi. Kanalet e vjaskave (të një vidhe).
5. radio., televiz. Program informues me valë të veçanta; rrjet komunikimi a stacion radioje e televizioni; stacion. Kanali i parë (i dytë) i televizionit shqiptar.
6. edhe fig. Rrugë nëpërmjet së cilës kryhet informimi a ndërkomunikimi; mjet bashkëbisedimi e bashkëpunimi për punë a shërbime të ndryshme. Nëpërmjet kanaleve diplomatike (zyrtare). Kemi krijuar një kanal të ri bashkëpunimi.
✱Sin.: hendek, llagëm, stacion, llagëm, vjaskë.
LLOGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vijë e thellë a hendek i gjatë, zakonisht me ledh të ngritur në anën e përparme, që hapet në tokë, në vendin e mbrojtjes ose në vendstrehimet për t’u mbrojtur nga zjarri i armikut, për t’u strehuar etj. Llogore e mbuluar (e nëndheshme). Bënin (ndërtonin) llogore. Zuri llogoren. Pushtuan llogoret e armikut. Hyj (mbrohem) në llogore.
✱Sin.: hendek, llagëm, praran, hendeklidhje, istikam.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë