Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llafosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISEDOJ

BISED/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Flas me një njeri a me shumë njerëztjerë për çështjejetëspërditshme ose të punës, kuvendoj. Biseduan gjatë (shkurt, shtruar). Bisedoi haptas (fshehurazi). Bisedoj me shokun. Biseduan kokëkokë (sy për sy, me zë të ulët).
2. kal. Rrah mendimet me dikë për një çështje, flas me një tjetër a me të tjerë për diçka, shqyrtoj. Bisedoj një çështje (një punë). Biseduam gjerë e gjatë. Do ta bisedojmë edhe një herëmirë.
Sin.: flas, fjalos, fjalosem, fjaloj, kuvendoj, shqyrtoj, trajtoj, rrah, llafos, llafosem.

LLAFOSJE

LLAFÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur llafosim ose kur llafosem me dikë; fjalosje. Llafosjet e netëve të dimrit. Qe një llafosje e gjatë.

LLAKËRDOHEM

LLAKËRD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Llafosem me dikë; llomotit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.