Fjalori

Rezultate në përkufizime për “llafeshumë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJINKALLË

GJINKÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Cicada) Kandërr me ngjyrëmurrme, me kokëgjerë e të shtypur, me sy të dalë e me krahëmëdhenj e të tejdukshëm, që lëshonvapë një zë të zgjatur e gumëzhitës; cinxër. Zëri i gjinkallës. Kënga e gjinkallës. Këndon gjinkalla. Gjinkalla e detit (lat. Scyllarus arctus) lloj arragoste e vogël me trupsheshtë dhe ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që përdoret shpeshkuzhinën mesdhetare. Supë mesdhetare me karkaleca dhe gjinkallë deti.
2. fig. Njeri që nuk i pushon goja, llafazan. Pusho, moj gjinkallë / mjaftke gjykuar.
3. krahin. Zile e vogëllëshon tingujhollë e të mprehtë.
Sin.: kaçikërr, cinxër, llafator, llapëmadh, llafeshumë.

GJUHËGJATË

GJUHËGJÁTË mb.flet shumë, që nuk pushonfoluri për çdo gjë, llafazan; kund. gjuhëshkurtër. Mos u grind me njeri gjuhëgjatë dhe mos shto dru në zjarrin e tij.
Sin.: llapëmadh, llafeshumë, gjuhëqen, gjuhëbuçe, fjalaman.

GJUHËQEN

GJUHËQÉN,~II m. 1. Ai që i mban erë goja. Gjuhëqeni na e shpifi.
2. Llafazan. Nuk i mbyllej goja gjuhëqenit.
Sin.: gojëndyrë, llapaqen, fjalaman, llapëmadh, llafeshumë.

LLAFAZAN

LLAFAZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që flet shumë e pa pushim; ai që flet vend e pa vend, pa i peshuar fjalët; fjalaman. Llafazan i madh. Llafazanit s’i pushon goja. Të fshehtën moz ia trego llafazanit! (fj. u.).
Sin.: fjalaman, llafator, llapëmadh, llapaqen, llafeshumë, papagall.

LLAFAZANE

LLAFAZÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajoflet shumë e pa pushim; ajoflet vend e pa vend, pa i peshuar fjalët; fjalamane. Llafazanes nuk i mbyllet goja. Llafazania e lagjes.
Sin.: fjalamane, llafatore, llapëmadhe, llapaqene, llafeshumë.

LLAFEPAKË
TAKLAN
VËRTËLLUES

VËRTËLLÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që flet shumë e pa pushuar, që flet kot; që llomotitë. Atij vërtëlluesit nuk i pushon goja.
2. Ai që flet nëpër dhëmbë, me inat; që flet me zë të ulët.
Sin.: llafazan, fjalës, fjalaman, llapamadh, llafeshumë, llapaqen, daradell.

VËRTËLLUESE

VËRTËLLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajoflet shumë e pa pushuar, që flet kot; që llomotitë.
2. Ajoflet nëpër dhëmbë, me inat; që flet me zë të ulët. Nuk durohet, as nuk dëgjohet ajo vërtëlluesja.
Sin.: llafazane, fjalëse, fjalamane, llapamadhe, llafeshumë, llapaqene, daradelle.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.