Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LITOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT shtypshkr. 1. Punëtor i specializuar në litografi, specialist i litografisë.
2. Makinë tipografie.
LITOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET shtypshkr. Punëtore e specializuar në litografi, specialiste e litografisë.
LITOGRAFÍ,~A f., shtypshkr. 1. Mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur; shkrimi ose figura që është gdhendur në gur për t'u riprodhuar. Teknika e litografisë. Makinë litografie. Gurë litografie. E botoi me litografi.
2. Shtypshkronja ose reparti i një shtypshkronje që merret me këtë mënyrë të shtypuri. Punëtorët e litografisë.
ZINKOGRAFÍ,~A f. spec. Teknikë shtypi ose riprodhimi grafik që përdor pllaka prej zinku në vend të gurit (në litografi) për të realizuar imazhe ose tekste që do të shtypen. Albumi me gravura u realizua përmes teknikës së zinkografisë. Deklarata e Pavarësisë u riprodhua me anë të zinkografisë së asaj kohe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë