Fjalori

Rezultate në përkufizime për “listim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

INVENTARIZIM

INVENTARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur inventarizoj ose kur inventarizohet.
2. Rrjedhimi kur inventarizoj ose kur inventarizohet Inventarizimi i materialeve (i mallrave, i gjësëgjallë). Procesverbali (libri) i inventarizimit. Përfundimet e inventarizimit. Bëj inventarizimin.
Sin.: inventar, regjistrim, listim.

PASQYRË

PASQÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë xhami e lyer nga njëra anë me një shtresëhollë të një përzierjeje argjendi, kallaji, zhive etj., që ka vetinëkthejë rrezet e dritës dhejapëplotë shëmbëllimin e çdo gjëjendodhet përpara; sipërfaqe metalike e lëmuar, që ka këtë veti. Pasqyrë e rrafshët (e lugët). Pasqyrë muri. Shihetpasqyrë. Qëndron përpara pasqyrës. Ndrit si pasqyrë. Nga jashtë dritë e pasqyrë, nga brenda lëng e lëtyrë. (fj. u.) thuhet për dikëvishet e mbahet mirë, por shtëpinë e mban pis.
2. Sipërfaqe e rrafshët e ujit etj., që e kthen dritën. Përmbi pasqyrën e detit.
3. Listë a tabelë përmbledhëse, që përmban një vargdhënash, emrash etj. të ndarashtylla ose sipas një renditjeje; paraqitje e përmbledhur e ngjarjeve, e dukurive ose e një përmbajtjeje të caktuar. Pasqyrë e shkurtër (përmbledhëse). Pasqyrë statistikore. Pasqyra e notave. Pasqyra e lëndës përmbajtja, tryeza e lëndës së një libri. Pasqyra e shtypitpërditshëm.
4. fig. Diçkajep një paraqitjegjallëdukurive, të ngjarjeve e të rrethanave, tablo e gjallë, shprehëse dhe e vërtetë; paraqitje a shprehje besnike e diçkaje; pasqyrim. Pasqyrë e gjallë. Pasqyrë e jetës (e punës). Pasqyrë e vrullit revolucionar.
Sin.: dritë, (dritëz) xham, shofkë, tabelë, evidencë, listë, listim, tryezë, pasqyrim, sipërfaqe.
U pasqyrë (diçka). 1. U pastrua shumë mirë, sa ndrin, shkëlqen nga pastërtia; u xham; u xixë. 2. (dikush). Na tregon si jemi a si duhetjemi; e tregon qartë e saktë diçka tjetër, si të ishte ajo vetë. E bëj pasqyrë (diçka) e pastroj shumë mirë, sa të shkëlqejë; e bëj dritë; e bëj xham; e bëj xixë. *Dollap pa pasqyrë bides. keq. E ka zemrën pasqyrë (dikush) ka shpirtmirë dhepastër; është shumë i çiltër; e ka zemrënpastër; e ka zemrënkulluar. Kur të shohë *shpatullat (kurrizin, shpinën) pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *majën e veshit pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *shpatullat pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë *veshët pa pasqyrë (dikush) iron. E shoh vetenpasqyrë shoh qartëmetat e mia me synimin për t’i ndrequr, njoh mirë veten e gabimet e mia. Kur të shohë *zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron.

SISTROFË

SISTRÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT (gr. Systrophe) 1. Figurë retorike në të cilën përdoren përshkrime a shpjegime për të theksuar një cilësi, karakteristikëveçantëdiçkaje; paraqitje e aspekteve të ndryshme të një teme për të përcjellë një përshtypjegjithëpërfshirëse ose më intensive. Folësikëtë kontekst përdor sistrofën për të theksuar atributet e ndryshmesubjektitmarrëanalizë.
2. Listim i shumë cilësive ose përshkrimi i diçkaje pa u mbështetur në një përkufizimprerë, metodë e tërthortë përcaktimi. Paraqitja esistrofës ishte gjithëpërfshirëse.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.