Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshës së tyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Bie në fund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lëre të bjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, bie më hundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bie në shtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Bie të fle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihem të fle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirë në shtrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihet të flejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështje të drejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në krye të detyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra koka në gjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësia në fushë ose nga fshati në qytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I më ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallë më poshtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënë në mësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. Më keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marr të tatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj deri në fund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
✱Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
♦ Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u bë) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). Më ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundime të mëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). Më ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. Më ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). Më ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie në *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt). Më ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). Më ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). Më ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). Më ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). Më ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashë në kurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush). Më ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashë në shpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerë në tokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). Të bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). Të rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).
DEMOKRACÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli dhe ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta; shtet a vend me këtë formë qeverisjeje a organizim politik. Demokraci e brishtë. Demokraci shekullore.
2. Mënyrë drejtimi a organizimi në jetën e një partie, të një shoqate etj., që u siguron anëtarëve pjesëmarrje aktive dhe ndikim vendimtar në veprimtari të ndryshme; e drejta e mundësia për të thënë fjalën lirisht. Demokraci e brendshme (parlamentare). Demokracia në shkollë (në familje). Demokraci në vendimmarrje.
DÉR/Ë,~A f. sh. DÝER, DÝERT 1. Vend i hapur në murin e një ndërtese, të një dhome etj., që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër; kanati që mbyll këtë vend të hapur; hyrje. Derë e ngushtë (e gjerë). Derë e hapur (e çelur, e mbyllur, e kyçur). Derë e jashtme (e brendshme, e fshehtë). Derë druri (hekuri, xhami). Dera e shtëpisë (e dhomës, e sallës, e zyrës). Dera e kopshtit. Dera e oborrit porta. Derë automatike. Derë e blinduar. Derë rrëshqitëse. Derë e vogël (euf.) nevojtore. Pragu i derës. Kanati i derës. Doreza e derës. Kyçi (çelësi) i derës. Vë (vendos) dyert. Hap (mbyll, kyç) derën. Shkallmoi (theu) derën. Përplasi derën. Trokiti në derë. I ra derës. Rri (fshihet, përgjon) prapa derës. E vunë rojë te dera. S’ka derë. I bëri (i hapi) një derë. E la derën hapur. E gjeti derën mbyllur. E drejta i ka pemët te dera. (fj. u.). Nuk ka shtëpi pa derë. (fj. u.). Është më afër dera se qilari. (fj. u.). Për çdo derë (për çdo shteg) ka një lesë. (fj. u.). Çelet dera, rritet ndera. (fj. u.).
2. Vend i hapur në një mjet transporti, në një aparat, në një orendi etj., që shërben për të hyrë e për të dalë ose për të futur e për të nxjerrë diçka dhe që zakonisht mbyllet me kanat a me kapak; kanati a kapaku që mbyll këtë vend të hapur. Dera e autobusit (e vagonit). Dera e furrës. Dera e dollapit. Dera e sobës. Dera e kafazit. Dera e frigoriferit. Ujku në derë të vathës dhe ti m’i bie zurnasë. (fj. u.).
3. fig., bised. Familja, shtëpia; fisi. Derë e mirë (e dëgjuar, e madhe, e fisme, e parë). Derë e huaj. Derë pushke. Derë trimash. Dera e babait. I vajti në derë. Nga një njeri për derë. Punonte dyerve të botës. Ua heq dera trimërinë e kanë për fis trimërinë. Mbeti në derë të prindërve nuk është martuar (për vajzat, kur u kalon koha). E nxori nga dera (vajzën) e martoi. Erdhi me derë pas erdhi me të gjithë njerëzit e vet pa përjashtim. Derë e botës s’është strehë e kokës (fj. u.). Është dera që gostit përhera. (fj. u.). I pinë dhe verën, i shanë dhe derën. (fj. u.). Katër burra në një derë, e bëjnë dimrin verë. (fj. u.).
4. fig., bised. Rrugëdalje, zgjidhje. E ka një derë. S’kishte derë tjetër. S’i gjejnë dot derë kësaj pune. Në derën e hapur nuk trokitet (fj. u.).
✱Sin.: portë, hyrje, familje, shtëpi, fisi, dinasti, rrugëdalje, zgjidhje.
♦ Është bërë për në *plasë të derës (dikush). E ka bërë prapa derës (diku) përçm. shkon shpesh në një vend, vete dendur diku e bëhet i mërzitshëm; mbeti duke vajtur aty; na mbiu në derë (dikush); nuk e lë rrugën (udhën) të mbijë bar (dikush) iron.; (dikush) përçm. I bie derës të dëgjojë qilari (dikush) flet tërthorazi për diçka ose i flet dikujt që të marrë vesh një tjetër; e ka gjetkë fjalën; i bie pragut të dëgjojë dera; godit strallin të marrë eshka; rreh (vret) gjetkë. I bie *pragut të dëgjojë dera (dikush). I bie *shiu në prag të derës (dikujt). Çel njëqind (dyzet) dyer (dikush) përditë vete te njëri e te tjetri; bredh kot gjithë ditën duke bezdisur të tjerët; (shkon) derë më derë; (shkon) portë më portë; (shkon) prag më prag. S’del për dere (dikush) rri mbyllur, nuk shkon te të tjerët, rri i veçuar; nuk e ka parë dielli; s’ka parë diell me sy. *Daulle për derë. Derë më derë. 1. Shumë afër, pranë e pranë me shtëpi, ngjitur. 2. Sa te njëri e te tjetri, nga një familje në tjetrën, shtëpi më shtëpi; shumë bredharak; portë më portë; prag më prag; çel njëqind (dyzet) dyer në ditë (dikush). Derë hani keq. vend ku mund të hysh lirisht, pa pengesa e pa kontroll; han me dy (me katër) porta; derë pa mandall; hyn derri e dosa. Derë e hapur (e çelur) shtëpi mikpritëse për këdo e në çdo kohë. Me dyer të hapura libr. që zhvillohet a që bëhet duke pasur të drejtë të marrin pjesë edhe njerëz të tjerë; me hyrje të lirë, i hapur (për një mbledhje a për një gjyq); kund. me dyer të mbyllura. (Politikë) e dyerve të hapura libr. politikë që lejon kapitalin e huaj të hyjë lirisht dhe e vë vendin në varësi ekonomike të një fuqie tjetër. Derë pa mandall shtëpi a vend tjetër ku mund të hyjë kush të dojë; derë hani keq.; hyn derri e dosa. Me dyer të mbyllura libr. që zhvillohet a që bëhet pa marrë pjesë kushdo, ku janë vetëm njerëzit e interesuar drejtpërdrejt dhe të autorizuar a të lejuar zyrtarisht, pa njerëz të huaj; kund. me dyer të hapura. Pa derë e pa portë pa rrugëdalje, pa zgjidhje. Dy Kamberë në një derë dy të mira ose dy të këqija në të njëjtën kohë a në të njëjtin vend; mospërf. dy a më shumë njerëz të pazotë në një vend. Ia ferrosi derën (dikujt) krahin. e shkretoi krejt dikë; s’i la asnjë të gjallë; ia mbylli derën me ferrë. I fik derën (dikujt). 1. I bën një dëm të madh, e dëmton rëndë, e shuan. 2. E lë të shkretë, e lë pa njeri; ia mbyll derën (me ferrë); i shuan (i fik) portën; i shuan binanë. *Gëzim për derë iron. Hap (çel) dyert. 1. Fillon nga puna a nga veprimtaria (një sipërmarrje, një institucion etj.). 2. (dikush). E mirëpret këdo, është derëçelë. I hap derën (dyert) (dikujt a diçkaje) e lë të hyjë pa pengesa kushdo e të kalojë çdo gjë; i hap portën (portat); kund. i mbyll derën (dyert). I hap derën e të rrëmben shtëpinë (dikush) po i bëre një lëshim a një të mirë të vogël, të kërkon një gjë shumë më të madhe; i jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën; i jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun; i jep krahun e të merr (të rrëmben) kokën. Iu hap dera (dikujt) siguroi vijimësinë e familjes me lindjen e një fëmije, zakonisht të një djali (sipas mendësisë popullore); kund. iu mbyll dera. T’u haptë dera! shaka. qofsh i uruar!; paç mbarësi! Iu hapën dyert (dikujt) iu hoq gjithandej çdo pengesë për të vepruar, iu dha mundësia të bëjë diçka a të përparojë në një fushë. Ma harroi derën (dikush) nuk më vjen më dikush në shtëpi; ka kohë që s’është dukur; më harroi adresën shaka. Ia heq dera (dikujt) e ka për fis, e ka traditë (trimërinë, mikpritjen etj.). E hoqi dere (dikë) mospërf. shih i tregoj derën (dikujt) keq. S’të hiqet nga dera (dikush) vjen shpesh e qëndron gjatë sa të mërzit; s’të ndahet, të qepet për diçka. Hyri në këtë derë e doli në atë derë (dikush) shih si hyri doli (dikush). Është në *prag të derës (diçka). Është prapa derës (diçka) është fare pranë, është afruar shumë, zëre se ka ardhur; është në prag të derës; po troket në derë; po troket në portë. E ka derën të çelur (*të hapur) (dikush). I ka kënduar *qyqja në derë (dikujt). Këtej të pi *verën e andej të shan derën (dikush). Ma la në derë (dikush) ma ngarkoi mua përgjegjësinë, një punë të vështirë ose një gabim a faj; ma bëri një të keqe, më turpëroi dhe iku; ma la kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër); ma la në dorë; ma la shtupë; ma la shuk. S’lashë derë e deriçkë (për dikë a për diçka) e kërkova gjithandej, s’lashë vend pa kërkuar; rraha (çava) dheun; rraha vendin; rraha jetën. Ma la *kopilin (dobiçin, doçin) në derë (në prehër) (dikush) bised. Ia la *turpin te dera (dikujt). Lip për derë e ndaj për shpirt është shumë bujar dikush, edhe atë që e lyp e ndan me të tjerët; nuk kursehet për të tjerët. Matu në derë! 1. tall. As mos guxo të kërkosh a të qahesh, e ke të kotë të pretendosh më tej për diçka. 2. Largohu prej këtej!, qërohu!; thyej (këput) qafën! E mban derën *hapur (çelur) (dikush). Më mbeti (më ngeli) në derë. 1. (dikush). Më është qepur për një punë a për diçka tjetër, nuk më ndahet; më vjen orë e çast; më mbiu në derë; më mbeti pajë. 2. (diçka). Më mbeti përgjithnjë si barrë; nuk largohet prej diku, s’hiqet; ma lanë mua përsipër. Më mbiu në derë. 1. (dikush) keq. Më vjen shpesh e qëndron gjatë sa më është mërzitur, nuk shkulet; nuk më ndahet; më mbeti (më ngeli) në derë. 2. (diçka). Nuk më hiqet, më është ngjitur, aty e kam gjithnjë. Të mbiftë *ferra në derë! mallk. E mbylli derën (dikush) vdiq pa lënë njeri pas nga gjaku a nga familja e tij, s’la pasardhës a trashëgimtar; shkretoi shtëpinë a familjen; e mbylli shtëpinë; i vuri (i hodhi) rezen shtëpisë (derës); e thau vatrën. I mbyll derën (dyert). 1. (dikujt). Nuk e qas më në shtëpi; nuk e pranoj më diku. 2. (dikujt a diçkaje). I sjell pengesa të mëdha, nuk e lë të shkojë përpara; ia ndërpret zhvillimin. 3. (diçkaje). Ndaloj përhapjen e një ideje, të një ndikimi etj., nuk e pranoj, nuk e lejoj, e pengoj; i mbyll portën (portat); ia pres rrugën; ia mbyll shtegun; kund. i hap derën (dyert). Ia mbylli derën me ferrë (dikujt) i bëri gjëmën, e shoi krejt, e fiku me tërë familjen, e la pa njeri, pa pasardhës a pa trashëgimtar, e shkretoi, e mjeroi; ia ferrosi derën krahin.; ia thau derën; i fiku derën. I mbyll dymbëdhjetë dyer me një shul (dikush) është shumë i zoti e i shkathët; bën shumë punë njëherësh; ua kalon e ua hedh të gjithëve; të jep ujë me bisht të lugës. Iu mbyll dera (dikujt) u shkatërrua krejt, mbaroi me gjithçka; u fik; i vdiqën të gjithë, u shkretua; iu mbyll shtëpia; iu shua pragu; s’i këndon më gjeli në shtëpi; kund. iu hap dera. T’u mbylltë dera (t’u mbylltë)! mallk., edhe shaka. u shofsh me gjithë sa ke!; të mbiftë ferra në derë! Nuk e nxë dera (dikë) është shëndoshur shumë, është trashur nga trupi. S’e nxë as derë e as portë (dikë) keq. shih nuk e nxë dera (dikë). M’u nxi dera më gjeti një e keqe e madhe, më ra një fatkeqësi e rëndë në familje, rashë në zi. E nxjerr nga dera (dikë) e largoj nga shtëpia, e bëj të iki; keq. e përzë nga shtëpia, e dëboj. E nxorën nga dera e hyri nga dritarja (dikush a diçka) e dëbuan dikë a e hodhën poshtë diçka botërisht, por u rikthye përsëri pa rënë në sy, me dredhi, pa u diktuar e me rrugë të tërthorta. Përmjerr në derë të xhamisë (dikush) bised. vulg. bën a thotë gjëra të rrezikshme, e kërkon vetë të keqen; do ta pësojë keq; ia bën të keqen vetes; del si gjarpri në mes të rrugës. Ia përplas derën në fytyrë (dikujt) e përzë me inat e me përbuzje dhe nuk e qas më (në shtëpi a në zyrë). *Pilaf në derë keq. Na prishi *llozin e derës (dikush). *Pyll në prag të derës. Shikoj derën (portën) pres me padurim të vijë dikush, mezi po e pres; mbaj shpresa për diçka. Nuk ia kam shkelur derën (*pragun) (dikujt). Nuk ia kam parë derën (dikujt) mospërf. nuk kam qenë kurrë në shtëpinë e tij, nuk e di fare se ku banon dhe si jeton; keq. as që dua t’ia di për të. Të pafsha në (nëpër) dyert e botës (dyerve të botës)! mallk. të pafsha duke lypur!; mbetsh i varfër e i mjerë! Shpërthen një derë (një portë) të hapur (dikush) iron. libr. përpiqet të zgjidhë një gjë që është e zgjidhur prej kohësh; nuk ka asnjë pengesë a kundërshtim për diçka. Iu shua dera (*pragu) (dikujt). T’u shoftë dera (*pragu)! mallk. I tregoj derën (dikujt) keq. e përzë, e nxjerr jashtë; nuk e qas në shtëpi. Po troket në derë (diçka) është fare afër diçka, thuajse ka ardhur; është prapa derës; është në prag të derës; po troket në portë. I trokas në derë (dikujt a diçkaje). 1. I drejtohem për të më ndihmuar, për të më plotësuar një kërkesë, për të më kryer një punë etj.; i kërkoj diçka, i lutem për diçka. 2. v. III Sjell diçka të mirë; është fat. Troket në derë (në portë) të hapur (dikush) thotë diçka të njohur, merret me diçka që ka gjetur zgjidhje më parë. Troket në derë të mbyllur (dikush) i drejtohet a i kërkon ndihmë dikujt, që s’ia vë veshin e s’e përfill fare. Troket në derën (në portën) e shurdhit (dikush) i drejtohet dikujt që nuk ua vë veshin fare fjalëve të tij, që nuk e dëgjon e nuk i bindet. Po troket në derën tënde iron. për ty po flasin, për ty është fjala (i thuhet dikujt që bën sikur nuk merr vesh që flitet për të). Tund (luan) derën (e hanit) (dikush) shpërf. nuk bën asnjë punë, rri fare pa punë; merret me gjëra të kota, bën sikur punon; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; (hyn e del e) tund peshqirin; numëron qimet e postiqes; prashit (mih, lëron) në ujë; numëron (heq) tespihet; numëron thanat; shtie rruaza në pe; ngul hunj e shkul hunj; ngul qepë e shkul hudhra; rruan vezë; i bie legenit; kruan thonjtë; kruan dhëmbët; trazon baltën me shkop; kërcet gishtërinjtë; hap e mbyll dollapin. I thau derën (dikujt) ia zhduku gjithë njerëzit e familjes a fëmijët, e la pa njeri, e la të shkretë. I vuri *rezen derës (shtëpisë) (dikush). Më vjen *e mira në derë. I vjen *vera te dera (dikujt). Iu zbraz *qerrja në derë (dikujt). Ia zë derën (dikujt) i shkoj dikujt në shtëpi pa më ftuar e pa dëshirën e tij; e mërzit dhe e rëndoj dikë duke i vajtur shpesh në shtëpi a në zyrë, kur ai nuk e do një gjë të tillë; ia zë shul. Ia zuri këmbët me derë (dikujt) e përcolli shpejt e shpejt, thuajse e përzuri dikë që nuk donte t’i rrinte në shtëpi a në zyrë. Ia ka zënë kokën me derë (dikujt). 1. E ka kapur dhe e ka mbërthyer mirë, s’ka nga të lëvizë; e ka në dorë (dikë). 2. E detyron të bëjë siç do ai, e ka detyruar t’i nënshtrohet; e ka vënë në mengene (dikë).
DISKUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E rrah një çështje me të tjerë, duke shkëmbyer lirisht mendimet për ta zgjidhur sa më mirë, e shtroj diçka për shqyrtim në një grup njerëzish për të marrë mendimin e tyre.
2. jokal. Shkëmbej lirisht e hapur mendime me dikë për diçka, marr pjesë në rrahjen e mendimeve për të zgjidhur një çështje; shpreh pikëpamjet e mia kur shqyrtohet një çështje. Diskutuan një çështje të rëndësishme. Diskutuan projektet e reja. Diskutuan të gjithë. Diskutoi mirë (keq, drejt). -Kush do të diskutojë?
3. jokal. Mendoj se diçka nuk është plotësisht e vërtetë, e sigurt a e drejtë, nuk jam plotësisht i bindur për diçka, e vë në dyshim; e quaj të diskutueshme. Nuk e diskuton njeri. S'ka njeri që e diskuton këtë. - As mos e diskuto! - Ç’e diskuton?
DÓR/Ë,~A f. sh. DÚAR, DÚART 1. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve që nga kyçi, e cila ka pëllëmbën e pesë gishtat dhe shërben për të prekur, për të kapur, për të marrë sendet, për të bërë punë e veprime të tjera. Dora e djathtë (e majtë). Me duar të mëdha (të vogla, të holla, të trasha, të gjata, të bardha). Me duar të forta (të shkathëta). Me duar të mbledhura grusht. Me duar të lidhura. Me dorë të lirë pa tendosur muskujt e dorës, lirshëm. Me duart plot. - Duart lart! urdhër për t'u dorëzuar. Dorë burri dorë e fuqishme. Gishtat e dorës. Pëllëmba (shuplaka) e dorës. Shpina e dorës. Kurrizi i dorës. Qafa e dorës. Kyçi i dorës. Kockat e dorës. Tund (ngre, ul, shtrin, hap, mbyll) dorën. Lau (fshiu, thau, ngrohu, fërkoi) duart. Përplas duart. Shtrin (kryqëzon) duart. Ngre (çon) duart lart. I shtrëngon dorën (dikujt) përshëndetem me dikë duke i kapur dorën. I puth dorën (duart). I përdredh dorën. I lidh (i zgjidh) duart. I dha (i zgjati) dorën dikujt. I kërkoi (i lypi) dorën (etnogr.) e kërkoi për grua. Ia ktheu dorën (etnogr.) nuk ia pranoi kërkesën për martesë (për vajzat); nuk e pranoi diçka që i dhanë. I shkau (i vajti) dora padashur. Prek (fërkon, kap, zë, merr, ngre) me dorë. Përshëndet me dorë. E kapi për dore. E shtrëngon (e tërheq) me një dorë. E shtyu me të dyja duart. Ia bën me dorë (dikujt) e përshëndet me dorë. Ia mori nga duart. I shkoi dorën përsipër. Kap (shtrëngon) kokën me duar. Merr (mban) fëmijën në duar. I shpëtoi (i shkau) pjata nga dora (nga duart). Hedh e pret ndër duar. E ka shkruar me dorën e vet. Ishin kapur (ishin zënë) dorë për dorë (dorë me dorë). Dy duar për një kokë (janë). (fj. u.). Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën (faqet). (fj. u.). Kur kam mashën, pse të djeg dorën? (fj. u.). Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) në një dorë (nën një sqetull). (fj. u.). S’bëhet dora topanxhë. (fj. u.).
2. Kjo gjymtyrë si përfaqësuese e njeriut që kryen një veprim, që është nxitës a shkaktar i diçkaje ose si treguese e mënyrës a e mjeshtërisë me të cilën është bërë diçka; përfundimi i punës a pasoja e veprimeve të njeriut, që ka gjurmët e vetive e të cilësive të tij. Dora gjakatare (tradhtare, mizore). Dora e artistit (e mjeshtrit) popullor. Këso dore në këtë mënyrë; i këtij lloji; i kësaj trajte. Është dora e tij. E njoh dorën e saj. Duket dora e gruas (e bujkut, e punëtorit). Ka dorë të mirë (mjeshtri). E kanë trazuar shumë duar. Janë futur (janë përzier) lloj-lloj duarsh. Njerëzit ziliqarë i kanë duart e gjata. (fj. u.).
3. Kjo gjymtyrë si përfaqësuese e njeriut që zotëron diçka, që ka fuqinë a pushtetin mbi dikë ose mbi diçka; njeriu vetë si zotërues a pronar ose e drejta e tij për të zotëruar, për të urdhëruar, për të vepruar etj. Dora e drejtësisë fuqia vepruese e ligjit dhe e organeve të drejtësisë. Dora e qeverisë (bised.) forca vepruese e pushtetit. E merr veten (situatën) në dorë. I bashkoi (i përqendroi) forcat në një dorë i përqendroi forcat te një njeri, në një vend. I ka dokumentet në dorë. I mbeti në dorë tërë pasuria. Kaloi nga dora në dorë (nga një dorë në një tjetër). Ka rënë në duar të mira (të këqija, të liga, të huaja). E mori punën në duart e veta filloi të merret vetë me një punë e të vendosë vetë për të. E mori pushtetin në duart e tij. Gjithçka është në dorën tonë gjithçka varet nga ne. E kemi vetë në dorë ta zgjidhim.
4. fig., bised. Forcë pune, njeri që është i aftë të punojë (në punët bujqësore, në punë me krah etj.), krah pune. Janë shumë duar në punë. Ka pesë duar që punojnë. Ushqeheshin (mbaheshin) me duart e tyre. Një dorë e vetme s’ka çfarë bën (fj.u.).
5. fig. Ndihmë a përkrahje që i jepet dikujt për të bërë diçka që ai nuk e përballon dot vetë; kujdes a mbrojtje për dikë që është më i vogël, më i dobët etj. Me dorë të huaj. E ndjeva dorën e shoqërisë (e prindërve). I dhanë një dorë dhe e nxorën nga balta. - T’i japim të gjithë nga një dorë! I ka hedhur dorën (dikujt) e ndihmon, kujdeset për dikë. E ka lënë dikë a diçka në dorë (në duar) të dikujt ia ka lënë a ia ka besuar për t’u kujdesur për të a për ta mbrojtur. E ka lënë në dorë të fatit (dikë a diçka) nuk kujdeset a s’pyet fare për të, e ka braktisur fare. Dora e djathtë s’mund të punojë pa të majtën (fj.u.). Dorën në qafë e gurin në trastë (fj.u.).
6. Punë që bën njeriu njëherësh për diçka; njëra nga radhët a ndarjet e një pune ose të një loje, që bëhet pjesë-pjesë. Dora e parë (e dytë, e tretë...). Punim në dorë të parë. I dha një dorë. I ka kaluar dy duar. Ka (ndan) dorën. Luajti në dorën e dytë (me letra). Bënë një dorë letra. Mbaruan tri duar domino. I humbi të gjitha në dorën e fundit. Dorë e parë-gjysma e punës. (fj. u.).
7. Tërësi sendesh, prodhimesh, të ardhurash etj. që merren njëherësh, që përdoren a që shfrytëzohen në të njëjtën kohë etj. Dorë e pasur. Dora e parë e të korrurave (e prodhimit, e grurit, e panxharit). Mbjell (vjel) në dy (tri) duar. Mori një dorë të mirë të hollash.
8. Sasi afërsisht sa nxë një grusht njeriu, dorëz, grusht; sasi sa mund të kapim a të marrim me të gjithë gishtat. Një dorë oriz (grurë). Një dorë kripë (sheqer). Nja dy duar lesh. Mbledh një dorë bar.
9. Doreza e një mjeti, e një vegle etj.; vegjë, vesh; vegël a pjesë vegle në trajtë të pëllëmbës ose të grushtit. Dorë e metaltë. Dora e shpatës. Dora e kazanit. Dora e havanit shtypësi.
10. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta, zakonisht në rasën rrjedhore pa parafjalë, që tregojnë diçka të bërë me dorë, një mjet a vegël që vihet në lëvizje me krah, që mbahet në dorë etj. Punë dore a) punë a sende që bëhen me dorë, jo në fabrikë (sidomos ato që bëjnë gratë me gjilpërë, me shtiza ë grep); b) lëndë mësimore në shkollë që u jep nxënësve njohuri për këto punë. Shkrim (shkronjë) dore. Bombë (granatë) dore. Llambë (thikë, pompë, karrocë, sharrë) dore. Frena (levë) dore. Shami (çantë, orë) dore. Penjë dore penjë për të qepur me gjilpërë e jo me makinë. Top dore. Lojërat me dorë (sport.) lojëra që luhen me top jo me këmbë (si p. sh. basketbolli, volejbolli, hendbolli etj.).
11. fig. Cilësia a vlera e diçkaje; shkalla që zë nga rëndësia, nga vetitë etj. diçka.
12. bised. Grup njerëzish me gjendje shoqërore të njëjtë; shkallë, sërë. Është i dorës sonë. Është nga dora jonë. Janë të një dore.
13. Pjesa e fundit (putra me gishta) në gjymtyrët e përparme të majmunëve. Dora e majmunit (e gorillës, e shimpanzesë).
14. bised. Dëftesë; shënim. Mori një dorë. I dha (i lëshoi) një dorë për të hyrë në klasë.
15. si përem. (me numërorin themelor një). Pak; shumë pak. Një dorë miell (kripë). Një dorë muhabet.
✱Sin.: doçkë, panxhë, krah, grusht, dorëz, shtresë, sërë, takëm, teste, dorezë, vërtetim, dëshmi, shënim, cilësi.
♦ Me *armë në dorë. S’më arrin dora (kaq më arrin dora) nuk kam fuqi a mundësi më shumë, kaq mund të bëj, deri kaq arrij; s’më arrin krahu (kaq më arrin krahu). (Me) sa më arrin dora sa të mundem; me sa fuqi kam; me të gjitha përpjekjet e mundshme; (me) sa më arrin krahu. U bë një dorë (sa një dorë) (dikush) u mblodh kruspull, u rrudh (nga hallet, nga frika, nga të ftohtët etj.); u dobësua shumë, u tret (nga sëmundjet); u bë (një) grusht; u bë lëmsh. S’bëhet dorë (dikush) hiqet sikur s’di gjë, bëhet si i paditur, nuk merr faj përsipër. S’më bën dora më dhimbset a më vjen keq ta bëj diçka, ta prek, ta marr etj.; nuk kam dëshirë ta bëj diçka, nuk më jepet, nuk më bëhet; s’më bën zemra. S’më bëjnë duart (për diçka) nuk kam fuqi të bëj një punë; jam si i mpirë. Ia bëj me dorë (dikujt a diçkaje) iron. e kam kapërcyer një hall a kam dalë i fituar dhe s’ia kam më nevojën dikujt a diçkaje, sikur i them “lamtumirë!”. E bëri dorën *grusht (dikush). E bëri gropën me dorën e vet (dikush) ia bëri të keqen vetes, e pësoi nga koka. U bë *këmbë e dorë (dikush). E bëj *këmbë e dorë (dikë). Të bësh *kryq me dorë të majtë (me të dyja duart)! I ra *ballit me dorë (dikush). Më ranë duart shih më ranë krahët. Më ra në dorë. 1. (diçka). Më erdhi rastësisht diçka, e gjeta rastësisht, më qëlloi ta kem a ta shoh. dikush). 2. E solli rasti që të kem mundësinë të bëj ç’të dua me dikë; m’u dorëzua, m’u dha. I bie në dorë (dikujt) shih i bie ndore (dikujt). Ka rënë në duar të liga (dikush) e kanë në dorë njerëz të këqij, që e mësojnë a e edukojnë shtrembër, varet nga dëshira dhe qëllimet e njerëzve të tjerë të ligj. I ka rënë *dyfeku nga dora (dikujt) përb. Çfarë nuk i bën dora! (dikujt) është shumë i zoti, i aftë e i shkathët, bën çdo gjë; është punëtor a mjeshtër për shumë punë; ç’i sheh syri ia bën dora. Më doli nga dora (dore, duarsh, nga duart). 1. (diçka). Nuk e kam më timen diçka, ma merr dikush tjetër. 2. (dikush). Më iku nga kontrolli dhe ka marrë rrugë të gabuar, s’kam më fuqi a ndikim mbi të, s’më dëgjon më e është bërë i keq; s’e kam në dorë (dikë); më iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart). Iu dogjën *letrat (kartat) në dorë (dikujt). Ia djeg *letrat (kartat) në dorë (dikujt). Dora e djathtë (e dikujt) shih krahu i djathtë (i dikujt). Dorë më dorë duke kaluar nga njëri te tjetri, varg. Dorë pas dore herë pas here, dora-dorës. Dorë për dorëI bashkë; me dashuri e të pandarë; krah për krah. Dorë për dorëII përkohësisht, dora-dorës; hëpërhë; njëherë për njëherë; tani për tani. Me dorë të dridhur duke ngurruar, jo i vendosur; me keqardhje; duke qenë i lënduar, i prekur; jo i qetë; me gjysmë zemre. I dorës së dytë më i ulët nga vlera a nga rëndësia se më i miri, i një cilësie, i një interesimi etj. më të ulët se i pari. Dorë e fortë njeri i fuqishëm për të mbrojtur dikë a për të zgjidhur diçka, njeri i vendosur e i sigurt për t’ia arritur diçkaje. Në dorë të fundit gati në përfundim, edhe pak punë do (për një punë a për një punim). I dorës së fundit i një vlere, i një cilësie etj. shumë të ulët; fare i parëndësishëm e i pavlerë; kund. i dorës së parë. Dorë e hekurt libr. njeri shumë i fuqishëm a me pushtet, që vendos rregulla të rrepta e kërkon disiplinë të fortë, që nuk bën asnjë lëshim e të mban shtrënguar e të detyruar për diçka. Me dorë të hekurt me vendosmëri e me rreptësi, ashpër, egër, pa lëshime e pa mëshirë. Me duar e me këmbë me të gjitha fuqitë, me shumë forcë, me çdo lloj mënyre. Me dorën në kobure. 1. Gati të përdorë forcën e armëve, duke kërcënuar me armë. 2. Me zemërim, me inat e me kërcënim; me ashpërsi të madhe. Me dorë të lëshuar. 1. Duke harxhuar shumë e me tepri, duke qenë i papërmbajtur në shpenzime, duke prishur shumë; me dorë të lirë2; kund. me dorë të shtrënguar. 2. Duke qenë i lirë në kërkesa, duke mos qenë i shtrënguar; duke bërë lëshime; me dorë të lirë2. Me dorë të lirë. 1. Lirshëm, pa u tendosur; pa kërkesa të përcaktuara. 2. Duke mos kursyer, duke harxhuar shumë; bujarisht; me dorë të lëshuar1; kund. me dorë të shtrënguar. 3. Duke lëshuar, pa shtrëngime; butë, jo rreptë; me dorë të lëshuar2. Dorë me një krejt e sigurt, pikërisht ajo që duhet ose ashtu si duhet; me siguri, vlen për atë që e duam; (është) një me një; (është) ora me dorë (ora me një). I dorës së parë shumë i mirë, i cilësisë më të lartë; shumë i vlefshëm e i rëndësishëm; kund. i dorës së fundit. Me duar të pastra me ndershmëri për të zbuluar dhe për të dënuar vjedhjet e korrupsionin. Me duar plot me arritje të shumta, me suksese, duarplot; kund. me duar zbrazur (thatë, bosh). Me duar në presh shih me presh në dorë. Me dorë në qafë me shumë përzemërsi e shoqërisht, me dashuri e me përkëdhelje; i dashur e njerëzor. Me dorë të shtrënguar me kursim të madh, pa paguar shumë a pa dhënë lirisht diçka; me shumë ngurrim; kund. me dorë të lirë2; me dorë të lëshuar1. Në dorën tënde si të duash ti, si të mendosh a si të kesh ti dëshirë; nga ti varet fati i dikujt a zgjidhja e diçkaje. Me duar e me thonj me të gjitha mjetet e mundësitë, duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë e me shumë sakrifica; me duar e me këmbë; me thonj e me dhëmbë. Dora vetë (shkurt. d.v.). l. zyrt. Shënim që vihet në kopjet e një shkrese pranë emrit të titullarit, kur ky ka nënshkruar vetë origjinalin. 2. Autori i vërtetë i diçkaje; po ai njeri, po i njëjti, jo tjetërkush, ai vetë. 3. (për diçka). Shumë i zoti a i aftë për diçka, i vetmi për të bërë një gjë, s’i gjendet shoku. Me duar në xhepa. 1. Pa asgjë në duar, duarbosh. 2. Pa u përgatitur e pa u shqetësuar për një punë; pa punuar. Me duar zbrazur (thatë, bosh). 1. Pa gjë, duarzbrazur, duarthatë, duarbosh; me një grusht mizaII (pleshta); kund. me duar plot. 2. Pa marrë asgjë; pa trashëguar asgjë. 3. Pa ndihmë a pa plotësuar kërkesën, lutjen etj.; duarthatë, fare pa gjë. Me dorë në zemër. 1. Me drejtësi, pa anësi; me dëshirë të mirë. 2. Me dhembshuri; bujarisht; me ngrohtësi; me zemër në dorë. 3. Me sinqeritet, çiltërisht; haptas e pak me keqardhje; me zemër në dorë; me zemër të hapur; me zemër të çiltër. 4. Me frikë se mos ndodh a mos bëhet diçka, me ankth; me padurim. 5. Me përulje; me përgjërim; me zemër në dorë. Më dridhet dora ngurroj, s’jam i vendosur, tutem të bëj diçka; lëkundem, ngurroj, mezi e nxjerr a mezi e jap (kur paguaj ose kur fal diçka). Nuk i dridhet dora (dikujt) shih nuk i dridhet pushka (dikujt). (Duket) (si) në *pëllëmbë të dorës (diçka). Me të dyja duart shumë, pa kufi; me bujari, pa u kursyer, sa të mundet; me shumë dëshirë, pa asnjë ngurrim, me gjithë qejf; me gjithë zemër. Fërkon duart (dikush) keq. kënaqet, i bëhet qejfi kur sheh në gjendje të keqe një njeri që nuk e do, pret t’i shohë të keqen; fërkon mjekrën; fërkon barkun. Më fluturoi nga duart (diçka) nuk e kam më, më iku diçka që më duhej, më shpëtoi, s’e mbajta dot; më iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart); e qava me lot. Fut duart (diku) keq. ndërhyn, merr pjesë në një punë, në një çështje etj. që s’i takon; fut hundët (hundën). I ha dora (dikujt). 1. Do që të qëllojë me pëllëmbë dikë; do që të rrihet me të. 2. Do që të vjedhë diçka, s’i rrihet pa e marrë diçka. Më hanë duart (për punë) dua të punoj, nuk më rrihet pa punë, jam mësuar me punë e kam dëshirë të punoj. Hedh dorë. 1. Vjedh; vë dorë3. 2. (mbi diçka). E pushtoj, e zaptoj. Hedh *gurin e fsheh dorën (dikush). Heq dorë (nga dikush a nga diçka). 1. Shkëput lidhjet me dikë a me diçka, s’pyes më për të, s’interesohem më, nuk merrem më me të; e braktis, e lë. 2. Jap dorëheqjen nga një punë a nga një detyrë. 3. Nuk mendoj më si më parë, tërhiqem, nuk i përmbahem më një mendimi, një ideje etj.; ndërroj mendje. E heq për dore (dikë) e mësoj për çdo gjë, i them ç’të bëjë e si të sillet; e kam nën kujdes, se nuk është i zoti të ecë vetë në jetë. S’e heq nga dora (diçka) shih s’e lëshoj (s’e lë) nga dora2 (diçka). I hyri dorë. 1. (diçkaje). Ia nisi një pune, iu fut me vrull, iu përvesh mirë. 2. (dikujt). Nisi dhe e rrahu dikë shumë. I iku nëpër duar (nga duart). 1. (dikush). I vdiq a i shkoi dikush pa e kuptuar, e humbi shpejt e papritur dikë. 2. (diçka). I iku diçka pa e kuptuar, s’e mbajti dot. Më iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart) (dikush a diçka). 1. shih më fluturoi nga duart (diçka). 2. S’munda të përfitoja nga një rast i mirë, s’e shfrytëzova dot një mundësi që m’u dha etj. 3. Humba kontrollin mbi dikë a mbi diçka, nuk kam më fuqi mbi të; s’e kam në dorë (dikë a diçka); më doli nga dora (dore, duarsh); më shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora); i lava (i fshiva) duart (nga dikush a nga diçka). I iku (i shpëtoi) *zogu nga dora (dikujt). Është në dorë (në duar) (të dikujt) varet krejtësisht prej dikujt, është nën urdhrat a nën pushtetin e tij, ka fuqi mbi të; e ka në dorë (dikush). Janë të një dore kanë të njëjtin formim, kanë të njëjtat vlera, cilësi, sjellje etj., janë të një brumi, janë njësoj; (janë) brumë i një mielli; (janë) buka e një mielli; (janë) një bathë e një kokërr. (Janë) sa *gishtat e dorës. (Jemi) si *gishtat e dorës. (Është) *ora me dorë (ora me një) (diçka). Ta jep amanetin në dorë (dikush) shih i ka sahanët pa kapak (dikush). Jap dorën pranoj a merrem vesh me dikë për diçka; zotohem të zbatoj ose të plotësoj një marrëveshje, një premtim etj.; jap fjalën e besës; zë dorë (me dikë). I jap dorën (një dorë) (dikujt) e ndihmoj të kapërcejë një pengesë a një vështirësi, të dalë nga një gjendje e rëndë etj.; e përkrah kur ka nevojë; i shtrij (i zgjat, i ndej) dorën; nuk e lë në baltë (dikë); i gjendem (i ndodhem) pranë; i bëhem (i dal) krah; i fut krahun. Të jep dorë (diçka) të lehtëson punën, të vjen në ndihmë; të leverdis, të intereson; të bën punë (të madhe); të jep bukë. I dha duart (dikujt) e dëboi, e përzuri, e ndoqi; e nxori jashtë; e lëshoi dore (dikë); i dha rrugët (udhët); ia dha këpucët (opingat) në dorë; i dha thonjtë; i dha munxët; i dha dushkun. Ia jap në dorë (dikujt) ia paraqit shumë qartë diçka, ia bëj shumë të kuptueshme e shumë të kapshme. E jep nën dorë keq. 1. (diçka). E jep fshehurazi; ia jep atij që do vetë; jep ryshfet fshehurazi. 2. Nuk është i çiltër, vepron fshehurazi, është fsheharak. I jap dorën e fundit (diçkaje) e kryej përfundimisht, e përfundoj, i bëj ripunimin a ndreqjet e fundit. Jep me dorën e majtë (dikush) është dorështrënguar, s’i del gjë nga dora; s’të jep gurin të çash kokën; s’të fal ethet e gushtit përb.; s’të jep as gjynahet. E jep me dorë dhe e merr me këmbë (diçka) e jep diçka me bujari dhe e merr me vështirësi të madhe (thuhet për dikë që s’është mirënjohës dhe s’ta kthen vetë huan a sendin që i ke dhënë). I jep dorën e të merr (të rrëmben) krahun (dikush) shih i jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). Ia dha flokët (leshrat) në dorë (dikujt) ia shkuli flokët nga inati; e rrahu mirë, e nxori inatin mbi të duke i shkulur flokët. I jep *gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). Ia dha këpucët (opingat) në dorë (dikujt) mospërf. e përzuri (zakonisht nga shtëpia); e dëboi (një njeri të padëshirueshëm); i dha duart; i tregoi rrugën (udhën). Ia dha leckat në dorë (dikujt) mospërf. e përzuri (zakonisht nga një vend); e shpërnguli diku me zor (një njeri të padëshirueshëm); ia ngriti (ia mblodhi) leckat. Ia dha mendtë në *dorë (dikujt). Të jep ujë me *shpinë të dorës (dikush). Ia dha veshët në dorë (në duar) (dikujt) e rrahu mirë; e dënoi rëndë, zakonisht duke i shkulur veshët; ia ndreqi qejfin. Me kalem (me *laps) në dorë. Ka *asin në dorë (dikush) libr. Ka dorë (dikush) keq. 1. E ka zakon të rrahë të tjerët, ka vesin të qëllojë me dorë, të godet; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duart të gjata). 2. Vjedh; ka vesin të vjedhë e të rrëmbejë; e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duart të gjata); ka thonj të gjatë; është me thonj; e ka thuan të keq. 3. Ka bashkëpunuar a ka ndihmuar në një punë jo të pastër, ka marrë pjesë në krime a në diçka tjetër të keqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; i ka lyer (i ka përlyer) duart; i ka lyer buzët. E ka në dorë. 1. (diçka). Varet krejtësisht prej tij për ta zgjidhur; është në dorë (në duar) (të dikujt). 2. (dikë a diçka). E ka të sigurt se mund ta bëjë të vetin kur të dojë, e quan të lehtë a të mbaruar; nuk e ka të zorshme të bëjë si të dojë me dikë, e ka dikë nën urdhrat e tij, varet krejtësisht prej tij (për shkak të një detyrimi, të një faji, një të fshehte etj.); e ka në pjatë; e ka në tavë bised.; i vjen në dorë (dikush); e ka në xhep; e ka në thes; e ka (e mban) në grusht (dikë); ia ka zënë kokën me derë (dikujt). 3. (diçka). E ka, e zotëron. E kam në dorë (në duar) (diçka) po e përgatit diçka, po e punoj, po merrem me të; nuk e kam përfunduar; e mbaj nëpër duar. Ka duar të arta (dikush) është i aftë e i përsosur në çdo punë, di dhe bën shumë mirë çdo punë; i ka duart të arta; i ka duart flori; ç’i sheh syri ia bën dora; i bëhet balta flori (dikujt); bën birë në tel të çiftelisë. I ka duart *të arta (dikush). E ka dorën *cung (dikush). I ka duart *flori (dikush). I ka duart *të florinjta (dikush). I ka (në dorë) gjithë *gurët (dikush). E ka (e mban) dorën *grusht (dikush). Ka (në dorë) edhe *gurin edhe arrën (dikush). E ka dorën *të gjatë (i ka duart të gjata) (dikush). I ka duart me *kallo (dikush). E ka dorën *të lehtë (dikush). I ka duart *të lidhura (dikush). Ka dorë të lirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirë të veprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mund të veprojë si të dojë. E ka dorën *të lirë (dikush). E ka dorën *të madhe (dikush). Ka dorë të mbarë (të bekuar) (dikush) i ecën puna mirë, ç’i zë dora i vete mbarë; sjell mbarësi; i zë (i kap) dora (çdo gjë) (dikujt). I ka dora *nur (dikujt). I ka duart *të prera (krahët të prerë) (dikush). E ka dorën *të rëndë (dikush). I ka duart *të shkurtra (dikush). E ka dorën *të shpuar (dikush). E ka dorën *të shtrënguar (dikush). I ka duart *të thara (dikush) përb. E ka dorën *të thatë (dikush). S’e ka në dorë veten (dikush) bën veprime të pandërgjegjshme pa e kuptuar se si; s’e zotëron dot veten, s’përmbahet; u ndodh (u zu) bosh; e rrëmben dredha (dikë). I ka duart *të zëna (dikush). S’ka gjë në dorë (dikush). 1. Nuk varet nga ai zgjidhja e diçkaje, s’ka as fuqi e as pushtet për të bërë diçka; nuk është në dorë (në duar) (të dikujt); nuk e ka në dorë; ka çelësat e kashtës iron., tall.; ka hapëset e kashtës iron., tall. 2. Nuk ka asnjë arritje, sukses a të mirë tjetër; s’ka gjë në torbë. S’ka *pilaf me dorë iron. Sa të kem *këmbë e dorë (e duar). E kam në *pëllëmbë të dorës (diçka). E ka *turrën në dorë (dikush). E ka *zogun në dorë (dikush). Ka kaluar në shumë duar. 1. (diçka). Është përdorur a është shfrytëzuar nga shumë vetë. 2. keq. Është e përdalë, ka bërë dashuri me shumë vetë (për femra). Me *kamxhik në dorë. (Sikur) ka kapur (ka zënë) *qiellin me dorë (dikush). Me *këllëç në dorë. Me *këmbë e me duar. Në *këmbë e në dorë (në duar). I kërkoj dorën (dikujt) etnogr. i propozoj për t’u martuar me mua (një vajze). E kërkoj me *fener në dorë (dikë a diçka). Kërkofsh *muret me dorë! mallk. Me *kobure në dorë. Me kordhë (me *shpatë, me këllëç) në dorë. Ia kthej dorën (dikujt). 1. etnogr. Nuk ia pranoj kërkesën për martesë (për vajza që i kërkojnë për martesë). 2. Nuk pranoj të marr diçka që më japin; kund. nuk kthen dorë2. Nuk kthej dorë. 1. Nuk i bie dikujt që më godet, nuk i përgjigjem me të goditur si ai. 2. Pranoj çdo gjë që më japin. I lava (i fshiva) duart. 1. (nga dikush a nga diçka). Nuk e kam më, mbeta pa të, e humba, s’kam më shpresë për të; më iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart) (dikush a diçka); i fshiva buzët. 2. Përligjem dhe e shkarkoj veten nga përgjegjësia për një gabim a për një faj; shkëput lidhjet me dikë a me diçka, zakonisht të keqe, ose që nuk më duhet më, s’kam më punë me të, i jap fund. *Lakuriq me duar në xhepa shaka. Me *laps (me kalem) në dorë. Larg duart (nga dikush a nga diçka) libr. mos i bëni keq dikujt, nuk keni të drejtë që t’i bini më qafë; mos ndërhyni diku; mos guxoni ta prekni, t’i bëni keq, ta merrni a ta dëmtoni. Ia lehtësoi dorën (dikujt) bëri që të veprojë pa pasur shumë kufizime e vështirësi, bëri që të veprojë më lirisht. E lë në dorë (të dikujt) e lë dikë të veprojë si të dojë; e lë të vendosë ai për diçka, ia besoj atij; ia lë në dorë (dikujt). Ia lë në dorë (dikujt). 1. Ia besoj dikujt që të kujdeset për dikë, që ta mbrojë e ta ndihmojë ose e ngarkoj që të zgjidhë një çështje të vështirë; e lë në dorë (të dikujt); e lëshoj në dorë (të dikujt). 2. keq. Ia lë dikujt dikë si barrë; ia ngarkoj dikujt diçka të pakëndshme, ia hedh atij si barrë; ia lë në derë. E la pas dore (dikë a diçka) nuk kujdeset a nuk shqetësohet më për dikë a për diçka, nuk tregon vëmendje për të, e ka lënë në harresë; e la pas krahëve; e ka lënë në dorë të fatit; e la mënjanë; e rreh hekurin të ftohtë (dikush); i kalli bretkun (dikujt a diçkaje) bised. E ka lënë në dorë të fatit (dikë a diçka) nuk kujdeset e s’pyet fare për dikë a për diçka, e ka braktisur në fatin e vet; të bëhet ç’të bëhet (me dikë a me diçka); e la pas dore. Më la me duar në ijë (dikush) më bëri të gajasem së qeshuri, më këputi gazit; më këputi (më theu) brinjët1. E la me duar në gji (dikë) e la fill vetëm, pa njeri (për një grua që i vdes burri a djali ose kur ky largohet për një kohë të gjatë); e braktisi dhe e shkretoi, e la në mjerim e në varfëri. I lë dorë të lirë (dikujt) e lejoj të bëjë si të dojë, i jap liri veprimi, e lë të veprojë lirisht; i zgjidh duart. M’i la *këmbët e arushës në dorë (dikush). Më ka lënë *këmba e dora. Ia la *lëpendrat në dorë (dikujt) iron. Ia la *pendët në dorë (dikujt) iron. Ia la *puplat në dorë (dikujt) iron. Ta lë shpirtin në dorë (dikush). 1. Është shumë i dobët në trup e i pafuqishëm; ta zësh (ta kapësh) për hunde, i del shpirti (dikujt); është bërë kockë e lëkurë. 2. Mund të sakrifikojë çdo gjë për dikë, jep edhe jetën, flijohet për dikë; jep shpirtin (për dikë). Ia lë zemrën në dorë (dikujt) i jap besim të plotë, i besoj plotësisht për gjithçka. E lëshoj (e liroj) dorën. 1. Tregohem më dorëlëshuar a dorëlirë, nuk kursej; nis të prish me tepri; harxhoj më shumë sesa duhet; ia bëj fora; kund. e mbledh (e rrudh) dorën; e shtrëngoj dorën. 2. I ul kërkesat, tregohem dorëlëshuar në një vlerësim; nuk e bëj më diçka me aq kujdes si më parë. E lëshoi dore (dikë) e braktisi; e ndau, e largoi nga vetja; i dha duart (dikujt); ia hoqi fillin (dikujt). E lëshoi në dorë (të dikujt). 1. Bëri që ta kapë dikush, ia dorëzoi; e tradhtoi dikë. 2. Ia la dikujt një çështje, ia besoi atij; ia la në dorë (dikujt). S’e lëshoj (s’e lë) nga dora (diçka). 1. E ruaj me kujdes, zakonisht për të mos e humbur; e mbaj përgjithmonë diçka që kam arritur, që kam fituar etj. 2. E mbaj gjithmonë me vete diçka, e përdor vazhdimisht; merrem me të gjithmonë, nuk ndahem prej saj; s’e heq nga dora. Lidh (kryqëzon) duart (dikush) s’bën asnjë përpjekje për të ndihmuar dikë që ka nevojë, rri e pret, nuk vepron; rri duarkryq. I lidh duart (dikujt) nuk e lë të lirë të veprojë, i vë pengesë të pakapërcyeshme, e ndaloj të veprojë; i vë prangat; kund. i zgjidh duart. E lidhi *këmbë e duar (dikë). M’u lidhën duart mbeta pa punë pasi më pengon dikush a diçka; nuk mund të bëj dot gjë, nuk veproj dot lirisht. Luaj duart punoj më shpejt; nxitoj në një punë. I lutem me *kapuç në dorë (dikujt). I ka lyer (i ka përlyer) duart (dikush) ka marrë pjesë në një punë jo të pastër, është përzier dhe është njollosur keq; ka bërë vjedhje, vrasje, krime etj.; i ka lyer buzët; e ka ngjyer gishtin; ka gisht; ka dorë. Ia leu dorën (duart) (dikujt) keq. i dha diçka që të mos e pengonte në qëllimet e tij, të mos ia zbulonte të këqijat, t’i mbaronte një punë jashtë rregullave etj.; dha ryshfet; ia njomi (ia lagu) dorën; ia leu rrotën. I ka lyer duart me *gjak (dikush). Marr në dorë (diçka) i dal për zot një pune a një çështjeje dhe e ndjek seriozisht deri sa ta përfundoj a ta zgjidh. I marr dorën (dikujt). 1. E pyes dikë a i marr leje për diçka. 2. E përshëndes dikë me nderim e mirënjohje; e falënderoj e marr bekimin e dikujt duke i puthur dorën. Ia marr dorën. 1. (diçkaje). I fitoj njohuritë a shprehitë e nevojshme për të bërë diçka, bëhem i aftë për një punë pasi jam ushtruar për një farë kohe, e bëj më lehtë diçka, e kam mësuar ta bëjë si duhet; e thyej dorën (për diçka); më vjen dora (për diçka); ia marr zanatin; ia marr anën. 2. (dikujt). E njoh mirë dikë dhe e di si të sillem a si të veproj me të, jam mësuar me natyrën e tij; ia marr avullin. Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga *duart (dikë a diçka). përfitoi vetë duke ia rrëmbyer rastin një tjetri në çastin e fundit; ia rrëmbeu një tjetri dikë a diçka të mirë para syve. I marr dorë e këmbë (dikujt) i lutem shumë, i përulem; i puth dorën; i bie ndër këmbë; i bëhem qen e mace. Marr *frenat në dorë libr. Ia merr macja (pula) *bukën nga dora (dikujt) tall. E mori veten në dorë (dikush) nisi ta zotërojë veten e të përmbahet, u përmblodh dhe është më i sigurt në vetvete; e mblodhi veten; erdhi në vete; e përmbajti veten. Mbaj *barkun me dorëI. Mbaj *barkun me dorëII. Mbaj (zë) *brinjët me dorë. Mbaj dorën. 1. Nuk veproj më tutje, ndërpres diçka të nisur; përmbaj veten që të mos e rrah dikë a të mos bëj një veprim tjetër të gabuar. 2. E përdor diçka me kursim, nuk harxhoj shumë, kursej; e shtrëngoj dorën; e mbledh (e rrudh) dorën. Ia mbaj dorën (dikujt) kujdesem për dikë më shumë se për të tjerët, përkujdesem veçanërisht për të. Mbaj në dorë (diçka) zotëroj, kam; e administroj unë, është imi. E mbaj nëpër duar (diçka) e përpunoj gjatë, punoj mbi të deri sa të pësoset; e kam në dorë (në duar). Mbaj (zë) *brinjët me dorë. Mban *hurin në dorë (dikush). Mbaj *ijet me dorë. E mbaj në *pëllëmbë (në shuplakë) të dorës (dikë). Të mbetet (të ngelet) në dorë (ndër duar). 1. (dikush). Është shumë i dobët ose është aq i sëmurë, sa mezi mbahet dhe mund t’i bjerë të fikët a të vdesë (duke e operuar, duke e rrahur etj.); është i brishtë; të thyhet në dorë. 2. (diçka). Është i një cilësie aq të keqe a kaq e vjetruar, sa ke frikë ta përdorësh, mund të dëmtohet a të prishet menjëherë, është shumë e brishtë. 3. (diçka). I bie vlera e s’ke ku ta përdorësh, s’të hyn më në punë. Mbeta me duar në gji. 1. Mbeta pa njeri, fill i vetëm. 2. U shkretova, rashë në mjerim e në varfëri. Më mbeti *kërraba në dorë. E mbledh (e rrudh) dorën filloj të shpenzoj më pak a të mos i prish paratë kot, përmbahem në harxhe, bëhem më i kursyer; e shtrëngoj dorën; mbaj dorën; shtrëngoj rripin; kund. e lëshoj (e liroj) dorën. I ndal dorën (dikujt) e pengoj dikë me forcë të bëjë diçka, nuk e lejoj, e frenoj. Ndërroi dorë (diçka) u bë pronë e një tjetri; u tjetërsua, është e dikujt tjetër. Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) dorën (me dikë) përçm. nuk e rrah dikë që është shumë më i dobët se unë ose që është për t’u përbuzur; nuk e ul veten të merrem më të. Ngre (çon) dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). 1. E godet dikë, e qëllon, e rreh; e sulmon a e dhunon. 2. Nis luftën kundër dikujt. Ngre (çon) duart lart (përpjetë) (dikush). 1. Dorëzohet para dikujt, i nënshtrohet më të fortit, fitimtarit a kundërshtarit. 2. Thyhet e tërhiqet para një vështirësie, përkulet; pushon së luftuari a heq dorë nga përpjekjet për të kapërcyer vështirësitë, tërhiqet. I ngjit (i trazon) dora (dikujt) përb. është hajdut a zhvatës i madh; ka thonj të gjatë; ka dorë. Numërohen me *gisht (me gishtat e dorës). Nxjerr nga dora (nga duart) (diçka) prodhoj a krijoj diçka me dorën time; e përfundoj. S’e nxjerr nga dora (diçka) nuk e lë të më ikë a të më shpëtojë diçka e mirë ose që dua ta kem vetë, s’e jap, s’e lëshoj. I nxjerr *gështenjat nga zjarri me duart e botës (dikush). Me njërën dorë në *revani e tjetrën në bakllava. Ia njomi (ia lagu) dorën (dikujt). 1. I dha një ryshfet të vogël a një bakshish për t’i mbaruar punë; ia leu dorën (duart). 2. I dha ca lëmoshë. I plasi *bomba në duar (në dorë) (dikujt). I plasi në duar (në dorë) (diçka) i dështoi një plan kur s’e priste, nuk arriti ta vërë në jetë; iu zbuluan papritur qëllimet e synimet. Më preu duart (dikush a diçka) shih më preu krahët (dikush a diçka). M’u prenë duart shih m’u prenë krahët. Me *presh në dorë. E ka prishur dorën (dikush) nuk punon më me atë mjështëri që punonte më parë, nuk bën më punë me cilësi aq të mirë si më përpara. Sa të më punojë (të më luajë) *këmba e dora. I puth dorën (dikujt) keq. i përulet shumë dikujt, i shkon pas qejfit a pas avazit, i nënshtrohet e i bën lajka; i lutet shumë; i puth pëqirin; i bie në gjunjë. Të puth dorën! është mirë me shëndet, të nderon e të bën të fala (kur dikush pyet dikë për një tjetër). Na puthi dorën (dikush) mospërf. vdiq; na la shëndenë; shkoi me të shumtët. I puth *këmbë e dorë (dikujt) keq. I qan *puna në dorë (dikujt). E rëndoi dorën (mbi dikë) e rrahu rëndë (zakonisht pa të drejtë e pa qenë nevoja). Rri me duar në ijë (në mes, në brez, në gji, në xhepa) (dikush) rri kot, shikon të tjerët që punojnë, nuk bën asgjë vetë; rri me duar kryq; nuk zë gjë me dorë; bën (mban) sehir. Rri me duar kryq (dikush) rri pa punë, nuk bën asgjë, rri duarkryq, rri duarlidhur; rri me duar lidhur; rri (është) me duar të lidhura; rri me duar në ijë (në mes, në brez, në gji, në xhepa); nuk zë gjë me dorë; bën (mban) sehir. Rri me duar lidhur (dikush) rri pa bërë asgjë, nuk punon; nuk vepron, nuk ndërhyn kur duhet etj.; rri duarlidhur, rri duarkryq; rri (është) me duar të lidhura; rri me duar kryq. Rri (është) me duar të lidhura (dikush) s’ka mundësi a fuqi të bëjë asgjë, të ndihmojë a të ndërhyjë për diçka; nuk bën asgjë, nuk vepron, nuk ndërhyn kur duhet etj.; rri duarlidhur, rri duarkryq; rri me duar lidhur; rri me duar kryq. S’i rrinë duart (rehat) (dikujt). 1. S’mund të rrijë pa bërë diçka, pa u marrë me një punë; s’i rrihet kot. 2. Trazon shumë, ngacmon, është trazovaç; s’lë dy gurë bashkë (dikush). Rri me dorë në xhep harxhoj shumë, paguaj orë e çast. I rri me dorë në zemër (dikujt) përkujdesem shumë për dikë; i plotësoj çdo dëshirë a kërkesë pa asnjë kundërshtim; i shërbej mirë; kam kujdes që të mos i prishet qejfi; i bëj temena bised. I rri me *hanxhar në dorë (dikujt). *Syri plot e dora thatë. *Sytë nga qielli e duart nga mielli. Më shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora) (dikush a diçka) më iku, më shpëtoi, më humbi; humba kontrollin mbi të, s’e zotëroj dot më, s’është më imi; s’e kam në dorë (dikë a diçka); më iku (më shpëtoi) nga dora (nga duart). Shkund me duar e shtyp me këmbë (dikush) bën diçka të dobishme, por po vetë e prish menjëherë; e mbush kusinë dhe e derdh. Ia shkurtoj dorën (duart) (dikujt) nuk e lë të veprojë (një vjedhës, një keqbërës etj.); e pengoj a e ndaloj menjëherë të bëjë diçka të keqe. Ç’i sheh *syri ia bën dora (dikujt). Me *shpatë (me kordhë, me këllëç) në dorë. I shpërtheu (i plasi) *mina në duar (dikujt). E shtiu (e vuri) në dorë. 1. (diçka). U bë pronar i diçkaje, u bë zot i saj, është përfundimisht e tij; e mori, e përvetësoi; e pushtoi. 2. (dikë). E bëri dikë për vete plotësisht, duke ia hedhur; e mashtroi dhe e nënshtroi me marifete a me kërcënime; e bëri dikë t’i shërbejë, e zotëroi më në fund; bëri që një femër t’i jepet; e futi në torbë; e shtiu në grackë; e bëri të tijën; e ka në xhep. E shtrëngoj dorën nis të kursej më shumë, nis ta përdor diçka më me kursim, bëhem më i kursyer; e mbledh (e rrudh) dorën; shtrëngoj rripin; e bëj groshin kacidhe; kund. e lëshoj (e liroj) dorën. I shtrëngoj dorën (dikujt) e uroj dhe e përgëzoj dikë për një punë të mirë që ka bërë a për diçka të mençur që thotë; e përshëndes, e nderoj dhe e lavdëroj; i heq kapelen. Shtrëngoj *kokën me duar. Sa të shtrish dorën shumë afër, thuajse ngjitur; një pushkë larg; sa një nishan dyfeku. Shtriu (zgjati) dorën (duart) (dikush). 1. Nisi të lypë a të kërkojë diçka; i kërkoi ndihmë dikujt, iu lut t’i japë diçka; i shtriu (i zgjati, i ndeu) dorën2 (dikujt). 2. Nisi të vërë sundimin e vet diku; shtriu (zgjati) krahët. I shtriu (i zgjati, i ndeu) dorën (dikujt). 1. I dha ndihmë, e ndihmoi dikë; i dha përkrahje; i dha (i hodhi) dorën (një dorë). 2. I kërkoi ndihmë, iu lut ta ndihmojë; lypi; shtriu (zgjati) dorën (duart)1 (dikush). 3. Kërkoi të pajtohej me dikë, me të cilin ishte në armiqësi, bëri i pari hapin e nevojshëm për t’u pajtuar, i kërkoi pajtim dikujt. M’u thanë duart. 1. S’më bëjnë duart për punë a për diçka tjetër, nuk zë dot punë me dorë; s’e bëj dot diçka; më ka ikur dëshira a më ka lënë vullneti për të bërë diçka. 2. Mbeta pa ndihmë e pa përkrahje, nuk bëj dot diçka (kur më ikën dikush, kur më mungon një vegël etj.); m’u prenë duart; m’u prenë krahët. T’u thaftë dora! mallk. mos qofsh më i zoti të bësh atë të keqe që bëre! (zakonisht për një veprim me duar, si rrahje, vrasje, vjedhje etj.). Më thau duart (dikush) më la në një gjendje shumë të vështirë, më la pa ndihmë e pa përkrahje; më preu duart; më preu krahët. T’u thafshin (duart) gjer në *rrëzë! mallk. I thaj (duart) që në *rrëzë! Me *thonjtë e duarve. Të thyen *arrën në dorë (dikush). E thyej dorën (për diçka) fitoj pak nga pak, duke u ushtruar, aftësinë a shkathtësinë e nevojshme për të bërë një punë, e mësoj dhe e bëj më lehtë diçka; ia marr dorën1 (diçkaje); më vjen dora. Të thyhet në dorë (dikush) është shumë i brishtë, është delikat; të mbetet (të ngelet) në dorë (ndër duar). Vë dorë (mbi dikë a mbi diçka). 1. Ndërhyn për të vënë diçka në rregull, ndihmon që të përmirësohet një gjendje etj.; vepron mbi dikë a mbi diçka që të ndreqet, të mos vejë më keq etj. 2. keq. E ngacmon dikë; e rreh, e qëllon, e godit, ushtron dhunë; lëshon dorë. 3. keq. Merr diçka që s’është e tij, vjedh, grabit a rrëmben diçka; e prek; e trazon; hedh dorë. I ka vënë duart në fyt (në grykë) (dikujt) shih i ka vënë shkelmin në fyt (në grykë) (dikujt). Vë duart në *kokë (në krye). Për të vënë duart në *kokë. E vë dorën në *ungjill (për dikë). Vë dorën në *zemër (për dikë). Vë dorën (duart) në *zjarr (në prush) (për dikë a për diçka). Më vjen dora (për diçka). 1. Fitoj shkathtësi për të përdorur diçka me dorë, për të gjuajtur në shenjë etj.; ia marr dorën1 (diçkaje); e thyej dorën. 2. Më shkon mbarë (në lojën me letra). I vjen në dorë (dikush) e sjell rasti t’ia ketë nevojën, të varet prej tij ose t’i tregojë forcën e aftësinë e vet; e ka në dorë (dikë). Më vjen (më shkon) për dore (diçka) kam aftësi a shprehi ta bëj mirë e shpejt diçka, e kam të lehtë, më jepet për një punë. (Vjen) me *pishë në dorë (dikush). (Vjen) me *urë në dorë (dikush). E vret *gjarprin me dorën e tjetrit (dikush). Me *zemër në dorë. Zë *dorë (me dikë). I zë (i kap) dora (dikujt). 1. I vjen ndoresh për çdo punë; nuk rri kot; është i zoti e i gjithanshëm. 2. I del mirë e mbarë çdo gjë; ka dorë të mbarë (të bekuar) (dikush). S’e zë (s’e kap) me dorë (diçka) nuk merret fare me një punë; nuk e mëson, s’e përgatit (një mësim); s’e bën a s’e prek fare. Ç’të më zërë dora pa e zgjedhur diçka, në mënyrë të rastësishme. Nuk zë gjë me dorë (dikush) nuk punon fare, s’kryen asnjë punë a shërbim; është dembel, rri gjithë ditën e s’bën asgjë; i ka duart të thara; i ka krahët të tharë; rri me duar kryq. S’ka zënë *kalem me dorë (dikush) keq. Zë *kokën (kryet) me dorë. S’e zë (s’e kap) njeri me dorë (dikë a diçka) s’e përfill njeri; s’kujdeset njeri për të, s’merret askush me të; nuk vlen fare, s’i shërben askujt; s’e zë (s’e kap) njeri për bishti (dikë) shpërf.; s’e vë (s’e ka) në hesap. (Sikur) ka kapur (ka zënë) qiellin me dorë (dikush). është shumë i gëzuar për atë që ka bërë ose ka ndodhur, shkëlqen nga lumturia; i shkëlqejnë (i ndritin) sytë (dikujt); i ndrit nuri (dikujt). Zë *veshët (me duar). I zgjidh duart (dikujt) i jap mundësi të veprojë e të bëjë ç’të dojë, i heq çdo pengim a ndalim; i lë dorë të lirë; kund. i lidh duart.
FJÓLLË ndajf. 1. Si shtëllungë, shtëllunga-shtëllunga. E nxirrte tymin fjollë.
2. Lirshëm; mbarë. Shkonte muhabeti fjollë. I shkon (i ecën, i vete) puna fjollë.
♦ E bëj muhabetin fjollë di të bëj muhabet. Ia çon fjollë (dikush) jeton shumë mirë, pa shqetësime e pa probleme; i rrjedh jeta për bukuri. I kam punët fjollë i kam punët shumë mirë. I shkon (del) zëri (kënga) fjollë i del zëri i kthjellët; është i lumtur. Më shkon (më vete, më ecën) fjollë (diçka) më shkon mbarë, s’më del përpara asnjë pengesë a vështirësi; përparoj lirisht.
FRE,~RII m. sh. ~RË, ~RËT 1. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve e mushkave për t’i drejtuar ose për t’i ndaluar. Rripat e frerit. Gojëza e frerit. I vë frerin. Ia heq frerin.
2. Gojëz prej teli, prej druri a prej një rrobe të trashë, që u vihet disa bagëtive për të mos ngrënë ose për të mos pirë. Freri i viçit (i kecit).
✱Sin.: dizgjin, ngojëz, gojëz, kërpesh.
♦ Ha frerin me dhëmbë (dikush) është shumë i inatosur dhe nuk di si të shprehet, po pëlcet nga inati, u nevrikos shpejt e s’përmbahet; iu mbushën sytë me shkëndija; zien (vlon) përbrenda; zien në kazan. Ia hoqi frerin (dikujt) e la të lirë të bëjë ç’të dojë, s’e pengon për asgjë; ia lëshoi (ia liroi) frerin. E kafshon frerin me dhëmbë (dikush) është njeri i fortë, guximtar dhe me vullnet; është i zoti të bëjë të pamundurën për të mbaruar një punë; ha (bren) plumbin (me dhëmbë); ha dheun me dhëmbë. *Kalë pa fre. S’ka fre (dikush) është i papërmbajtur, askush e asgjë s’e ndalon të bëjë atë që do; s’ka njeri që e mbikëqyr e që kujdeset për të, sillet e vepron lirisht, pa asnjë kufizim, s’e pengon askush. Ia lëshoi (ia liroi) frerin (dikujt) keq. e ka lënë të lirë të sillet e të veprojë si të dojë, nuk e mban më nën kontroll, ia ka hequr pengesat e kufizimet; ia hoqi frerin; ia lëshoi (ia liroi) kapistrën (kapistallin) keq.; kund. ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin. Ia lëshoi frerin gojës (gjuhës) (dikush) filloi të flasë gjatë, pa pengesa e pa u përmbajtur; nuk matet mirë kur flet, thotë ç’t’i vijë për të thënë; e lëshoi gojën; e lëshoi gjuhën; kund. ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës). E ka marrë frerin nëpër këmbë (dikush) ka besim të tepruar në vetvete, i është rritur mendja sa nuk ka më frikë nga njeri, ka marrë vrull e kujton se nuk e pengon dot askush; thyen me shpërfillje çdo rregull që e pengon, nuk pyet më për askënd e për asgjë; merr hekurat zvarrë. Mban frerët (dikush) drejton, udhëheq, është në krye të një pune, komandon; sundon; mban dizgjinët. E mbaj në fre (dikë) nuk e lë të bëjë si të dojë, e mbaj nën kontroll të rreptë; nuk e lë të shkojë përpara në një fushë të veprimtarisë, e frenoj, e pengoj. Ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt); kund. ia lëshoi (ia liroi) frerin. Ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës) (dikush) përmblidhet e nis të flasë më me kujdes, përmbahet e tregohet më i matur në të folur, e detyron veten të heshtë a të jetë më i kursyer në të folur; e mblodhi (e rrudhi) gjuhën; i vuri fre gojës (gjuhës); kund. ia lëshoi frerin gojës (gjuhës). I vë fre (frerin). 1. (dikujt). E pengoj dikë të sillet a të veprojë sipas kokës, e ndaloj; e frenoj; e vë në fre (dikë); i vë hundëz; i vë mëgojëzën. 2. (diçkaje). E pengoj të ndodhë a të zhvillohet më tej, nuk e lë, e ndal. E vë në fre (dikë) e bëj të përmbahet dhe e vë nën kontroll të rreptë, përpiqem ta frenoj dhe ta kem nën urdhër; i vë fre (frerin) (dikujt). I vë fre gojës (gjuhës) përpiqem të përmbahem në të folur; nuk flas shumë, tregohem më i matur në të folur; e mbyll (e kyç, e qep) gojën; e mbledh (e rrudh) gjuhën; e mbaj (e shtrëngoj) gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë). I vë lopës fre keq. shih i vë gomarit shalë (dikush) tall. I vë pleshtit fre (dikush) merret me gjëra fare të kota e të parëndësishme; krijon probleme për hiçmosgjë, hahet për çikërrima; e ndan qimen (më) katërsh (dysh); e bën mizën (pleshtin) buall.
FRÝM/Ë,~A f. 1. Ajri që thithim e që nxjerrim nga mushkëritë. Fryma e njeriut. Marr frymë. Mbushem me frymë.
2. Frymëmarrje. Mbaj frymën. Më merret fryma. Deri në frymën e fundit.
3. Ajri që ndodhet brenda një sendi, që fryhet e shfryhet. I doli fryma topit (gomës).
4. Era që fryn; erë e fuqishme. Frymë e fortë. E paska rrëzuar fryma misrin.
5. bised. Erë e mirë ose e keqe që mban diçka; kundërmim. Fryma e hudhrës (e qepës). Ndjeu frymë të keqe.
6. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Banor; vetë, njeri (zakonisht kur e japim me një numër). Fshat me një mijë frymë. Shtëpi me shtatë frymë.
7. fig. Parim themelor a tërësi parimesh, pikëpamjesh, synimesh që përcaktojnë sjelljen e njerëzve, qëndrimin e tyre, mënyrën si veprojnë etj.; thelbi i diçkaje, vetitë karakteristike a prirjet themelore të diçkaje; ideja kryesore që përshkon një vepër letrare a shkencore; qëllimi që na frymëzon në një punë. Fryma e përgjithshme. Frymë demokratike. Fryma e bashkëpunimit.
✱Sin.: ajër, frymëmarrje, nefes, erë, kundërmim, banor, vetë, njeri, jetë, shpirt.
♦ I doli fryma (dikujt). 1. Vdiq; dha frymën (e fundit) (dikush); dha grahmën e fundit (dikush); i qepi buzët (dikush). 2. U lodh shumë, u këput, mezi merr frymë nga lodhja (nga vrapimi, nga një punë e rëndë etj.); i doli shpirti. I ka dalë fryma (diçkaje) është bërë pa shije, nuk ka më lezet; i ka dalë (i ka ikur) lezeti; i doli kripa. Frymë më frymë (me dikë) shumë afër njëri-tjetrit, fare pranë, thuajse ngjitur. Deri në frymën e fundit deri në fund, deri sa kam fuqi e jetë, deri në vdekje. Me frymën pezull duke qenë shumë i shqetësuar për diçka, në merak të madh; duke pritur diçka me ankth e si pa frymë; me zemrën pezull; me zemër të ngrirë; me gjak të ngrirë. Me frymën e shenjtë iron. si me magji, si me anë të një fuqie të mbinatyrshme; vetvetiu, pa u munduar vetë; me shkopin magjik; me urdhër të peshkut. Me *gjysmë fryme. Harxhoj frymën (kot) flas sa lodhem e s’më dëgjon njeri, mundohem kot se nuk ma vë veshin askush; nuk ka asnjë vlerë për dikë këshilla a porosia ime. Harroi të marrë frymë (dikush) tall. vdiq; shkoi me të shumtët. Më iku fryma u tremba shumë, s’e mbledh dot veten nga frika; më mbërtheu një ankth; mbeta (ngela) pa frymë; kund. më erdhi fryma (në vend). I jap frymë (dikujt) e ndihmoj, i gjendem pranë kur ka nevojë; e nxit; i jap zemër. Dha frymën e fundit (dikush) vdiq; dha grahmën e fundit; i doli fryma1 (dikujt). S’kam frymë ndihem i pafuqishëm, s’kam fuqi, jam i këputur; s’ia dal dot deri në fund diçkaje, s’mundem më. S’kam kohë (nge) të marr frymë kam shumë punë, jam shumë i zënë, nuk pushoj dot për asnjë çast; mezi marr frymë. Kaq e ka frymën (dikush) kaq fuqi a mundësi ka, kaq mund të bëjë, s’mund të bëjë më shumë; kaq e ka hapin (çapin). Më këput frymën (dikush) shih më këput shpirtin (zemrën) (dikush a diçka). E la pa frymë (dikë). 1. E çuditi shumë, e mahniti, e shtangu, e ngriu. 2. E vrau menjëherë; e la të vdekur në vend; ia ndali frymën (dikujt). Nuk më lë të marr frymë (dikush). 1. Më ndjek hap pas hapi, nuk më ndahet për asnjë çast; nuk më lë të qetë a të qëndroj diku; më mundon shumë e vazhdimisht, më lodh e s’më lë të pushoj; ma zë frymën. 2. Më turret me fjalë të ashpra, me qortime e me sharje; më pi sytë. Marr frymë. 1. Mbijetoj, rroj si të mund, përpiqem sa të jetoj. 2. Çlirohem nga një ankth a nga frika, shpëtoj nga diçka e rëndë a e mundimshme etj.; marr frymë lirisht. I mori frymën (dikujt) e mundoi shumë; ia mori shpirtin; e përpiu të gjallë (dikë). Nuk merr (më) frymë (dikush). 1. Ka vdekur; mbeti (ngeli) pa frymë. 2. S’është më i zoti e s’e përfill njeri. Sa të marrësh frymë shumë shpejt, menjëherë, në një kohë shumë të shkurtër, në çast; sa të thuash pesë; sa çel (sa hap) e mbyll sytë. Derisa të marr frymë sa të jem gjallë, deri në fund të jetës; derisa të më bien kockat. Marr frymë lirisht çlirohem nga një gjendje e vështirë e qetësohem, kam shpëtuar nga një e keqe; marr frymë3. Mbaj frymën sa jetoj, sa nxjerr mjetet e jetesës; mbijetoj (me një punë etj.); mbahem gjallë; mbaj shpirtin (frymën) gjallë. E mbajti frymën (diku) arriti në një vend me vrap e me nxitim, ngaqë e ndiqte dikush, u ndal diku pas një vrapimi, mbërriti, u sos e ndaloi; e ndali (e la, e mbajti) vrapin. Sa për të mbajtur frymën sa për të mbijetuar, sa për të mos vdekur urie, shumë pak (për ushqime etj.); sa për të mbajtur shpirtin; për kafshatën e gojës; për bukën e gojës; për një kafshatë bukë. Mbaj frymën (shpirtin) *gjallë (me diçka). Mbeti (ngeli) pa frymë (dikush). 1. Shtangu në vend nga frika, nga habia etj., u nguros, ngriu; i iku fryma (dikujt). 2. Vdiq; nuk merr më frymë. Mezi marr frymë shih s’kam kohë (nge) të marr frymë. Ta ndal frymën (dikush) është shumë i fortë, ka fuqi të madhe trupore dhe të zhduk, të asgjëson; të lë pa frymë. Të ngre me frymë (dikush) të bërtet fort, të kërcënohet a të hakërrohet me të madhe. Përton të marrë frymë (dikush) tall. është dembel i madh, nuk bën asnjë punë; hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall. Më soset fryma shih më soset jeta. Më erdhi fryma në vend erdha në vete, e mblodha veten e u qetësova pas një gjendjeje frike e ankthi; më erdhi zemra (shpirti) në vend; kund. më iku fryma. Të zëntë frymën! (diçka) mallk. vdeksh! Ia zë frymën (dikujt). 1. Nuk e lë të flasë më tej, e bëj të heshtë; ia mbyll (ia zë) gojën. 2. Nuk e lë të qetë, e mundoj vazhdimisht; nuk e lë të mbledhë veten; nuk e lë të marrë frymë (dikë).
FÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrafshët, i hapur a i gjerë në natyrë, pa male e pa kodra dhe zakonisht pa pyje; hapësirë natyrore e sheshtë. Fushë e gjerë (e hapur). Fushë pjellore. Fushë e punuar (e mbjellë).
2. Copë toke e rrafshët dhe e kufizuar, që shërben për veprimtari sportive, ushtarake etj. dhe që ka pajisjet e nevojshme për këtë; shesh. Fushë futbolli (basketbolli, volejbolli, tenisi). Fushë aeroplanësh.
3. Pjesë toke që përmban lëndë të ndryshme minerare ose burime natyrore. Fushë qymyrgurore (naftëmbajtëse). Fushat e naftës.
4. Vendi ku zhvillohen veprime luftarake etj. Fusha e luftës (e betejës).
5. Sipërfaqe mbi të cilën bëhet ndonjë figurë. Fusha e një pikture. Fusha e qilimit. Fusha e orës.
6. fiz., filoz. Një nga trajtat kryesore të qenies së materies në hapësirë ose në një pjesë të saj, që nuk ka masë prehjeje dhe që shfaqet në tipa të ndryshëm. Fusha elektromagnetike. Fusha bërthamore. Fusha e gravitacionit.
7. fig. Lëmë i veprimtarisë së njerëzve; sferë e veprimit të diçkaje. Në fushën e ekonomisë (e shkencës, e arsimit). Në të gjitha fushat.
8. muz. Hapësira midis dy vijave të pentagramit. Fushat e pentagramit.
9. Vendi zakonisht mbi tryezë, ku hidhen letrat e bixhozit ose gurët e një loje tjetër; përmb. tërësia e letrave që mbeten mbi tryezë gjatë lojës. Marr (ngre) nga fusha. E mori (e mblodhi) gjithë fushën.
✱Sin.: fushore, rrafsh, rrafshinë, rrafshnajë, fushnajë, shesh, dystinë, truall, lëmë, sferë, degë.
♦ Fushë me mina veprimtari me rreziqe të papritura. U bë fushë (dikush) shih u bë tapë (dikush). T’u bëftë mali fushë! ur. qoftë e lehtë çdo punë për ty!, mos paç asnjë vështirësi a pengesë! E bëri fushë (dikë) ia mori të gjitha gjërat, e vodhi krejt, s’i la gjë në shtëpi, në dyqan etj.; e la gisht; e la me gisht në gojë; e la kripë; e la trokë. E bën fushë me lule (diçka) e paraqit diçka shumë të lehtë, sikur nuk ka asnjë vështirësi a pengesë për ta arritur ose për ta bërë; e bën shesh me lule; ia shtron me lule (dikujt); ia bën lëmë (dikujt); e bën livadh; ia bën bulevard (dikujt) libr. I bën malet fushë (dikush). 1. Është shumë i zoti, kapërcen edhe vështirësitë më të mëdha, ia arrin çdo qëllimi me këmbëngulje. 2. iron. I duket se çdo gjë është e lehtë, mendon se mund ta arrijë a ta bëjë diçka pa asnjë mundim, nuk i sheh a nuk i vlerëson drejt vështirësitë. Doli në fushë (diçka) shih doli në shesh (diçka). I duken malet fushë (dikujt) i sheh punët si shumë të lehta, sepse nuk i njeh vështirësitë e pengesat dhe nuk e kupton gjendjen e vërtetë; i duken malet shesh (dikujt). Fushë (*tokë) djerrë. Fushë me mina (e minuar) gjendje, veprimtari a detyrë me shumë të papritura e me rreziqe të fshehura. Në fushën e nderit lart. atje ku e kërkon detyra e shenjtë, në luftën për atdhe, për liri etj. Fushë pamjeje (fusha e pamjes) mundësia për të parashikuar gjërat a për të vepruar në të ardhmen; hapësira a horizonti përpara diçkaje, fushëpamje. Gjeti (ka) fushë të lirë (dikush) nuk e pengon askush e asgjë, e ka rrugën të hapur për të vepruar lirisht e pa vështirësi; gjeti shesh të lirë; ka fushë të hapur. (Është) fushë nga mendja (nga mendtë, nga koka) (dikush) është fare i metë nga mendja, ka shumë të meta mendore, s’ka tru fare, është fare budalla; (është) fyell nga mendja (nga mendtë, nga koka). Ka fushë të hapur (dikush) nuk ka pengesa për të bërë diçka, e ka rrugën të lirë për të vepruar; gjeti (ka) fushë të lirë. E ka gojën fushë (dikush) i kanë rënë të gjithë dhëmbët, s’ka asnjë dhëmb në gojë. E ka kokën fushë (dikush) është pa flokë në kokë, është bërë fare tullac; e ka kokën tullë. E ka trurin (mendjen) fushë shpërf. nuk ka fare zgjuarsi, nuk ia pret fare, nuk është i aftë mendërisht. Ku është fushë bëhet breg fj. u. vështirësi mund të lindin. *Kusia mbi prush e thëllëza në fushë tall. I lë fushë të lirë (dikujt a diçkaje) e lë të veprojë, të ndodhë a të shfaqet lirisht, nuk i nxjerr pengesa; i lë shesh të lirë; i hap rrugën. Mori fushat (dikush) iku nga mundi; mori malet. E nxjerr në fushë (diçka) shih nxjerr në shesh (diçka). S'ka fushë pa breshka (fj. u.) s'ka gjë fare pa të meta.
GJÉRË ndajf. 1. Me gjerësi të madhe, shumë lirshëm në trup ose në një pjesë të trupit; kund. ngushtë. I rrinë gjerë veshjet.
2. Me hapësirë të mjaftueshme për të banuar, për të punuar etj.; jo ngjeshur njëri pranë tjetrit, lirë, lirshëm; kund. ngushtë. Është gjerë me shtëpi.
3. fig. Në mënyrë të shtjelluar, duke e trajtuar nga të gjitha anët a drejtimet, pa u kufizuar, hollësisht. Foli gjerë. Ka shkruar gjerë.
4. fig. Në mënyrë të gjerë, pa u kapur pas çikërrimave e të metave të vogla, duke i peshuar të gjitha anët e rrethanat; kund. ngushtë. E gjykoi gjerë çështjen.
5. fig. Në një masë të madhe njerëzish, në mënyrë të gjerë; kudo; gjerësisht. Përdoret gjerë. Ka hyrë gjerë.
✱Sin.: çlirët, lirshëm, lirisht, bollshëm, imtësisht, gjithkund, ngado, kudo, gjerësisht.
♦ *Gjatë e gjerë. Sa *gjatë e gjerë. Gjerë e gjatë. 1. Në të gjithë gjerësinë e gjatësinë e vet (për diçka). 2. Me të gjitha hollësirat, pa lënë gjë pa përmendur, duke e shtjelluar a duke e trajtuar diçka nga të gjitha anët; gjatë e gjerë; fill e për pe; degë më degë. Sa gjerë e gjatë shih sa gjatë e gjerë.
GJÚH/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Organ i mishtë e i lëvizshëm në gojë, që shërben për të shijuar dhe që ndihmon për të përtypur e për të gëlltitur ushqimin, ndërsa te njeriu shërben edhe si organ i të folurit. Gjuhë e gjatë (e shkurtër). Shpina (maja) e gjuhës. Lëpin me gjuhë. Nxori gjuhën. Kafshoi padashur gjuhën. Dogji gjuhën. Iu trash gjuha iu ënjt gjuha nga të pirët ose nga një sëmundje. Gjuhë djegëse. Gjuhë e rrudhur. Gjuhë e veshur. Gjuhë atrofike (lat. Lingua glabra) kur muskujt e gjuhës dobësohen, duke e bërë atë të duket e hollë, e lëmuar dhe me funksion të kufizuar (anat.). Gjuhë hullizore (lat. Lingua plicata) ku sipërfaqja e gjuhës paraqet rrudha, brazda ose çarje të thella, zakonisht të padëmshme dhe të lindura (anat.). Gjuhë manaferrash. Gjuhë qimesore (lat. Lingua nigra) ku gjuha mbulohet me shtresë të errët dhe të dendur, si qime (anat.). Gjuhë e zezë. Gjuhë gjeografike gjendje beninje ku gjuha paraqet njolla të lëmuara me forma të parregullta, si hartë (mjek.). Gjuhë e bardhë.
2. fig. Te njeriu ky organ shërben për të folur dhe si shprehës e kumtues i mendimeve e i ndjenjave të njeriut; të folurit; kryes. sh. ata që thonë e përhapin diçka; goja. Gjuha është prej tuli (fj. u.) gjuhën mund ta vërtitësh si të duash e të thuash ç’të duash. Gjuha pret hekurin (çan gurin, çan shkëmbin) (fj. u.) gjuha ka forcë të madhe. Gjuha kocka s’ka e kocka thyen (fj. u.) gjuha ka fuqi të madhe.
3. fig. Diçka e zgjatur, e ngjashme nga trajta me këtë organ të njerëzve ose të kafshëve. Gjuhët e flakës. Gjuha e qiriut. Gjuhë dëbore.
4. gjeogr. Rrip i gjatë e i ngushtë toke që zgjatet nga bregu në ujë. Gjuhë dheu. Gjuhë toke.
5. Gjuhëz. Gjuha e këmborës.
6. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme bimësh. Gjuhë deleje (lat. Mirabilis jalapa; Mirabilis uniflora) bimë zbukurimi me lule të kuqe, të purpurta, të verdha ose të bardha, që çelin pasdite vonë; lule akshami. Gjuhë dreni (lat. Asplenum scolopendrium) fier me gjethe në formë llape, 10–60 cm i lartë; bar dreni. Gjuhë e dacit. Gjuhë e drerit tjegullorja. Gjuhë e dhelprës dejza. Gjuhë e gjarprit shtanga. Gjuhë lepuri (lat. Nonea) bimë barishtore një a shumëvjeçare, me kërcell dhe gjethe pushatake, me lule ngjyrëvjollcë, të kuqe ose të bardha. Gjuhë lope (lat. Anchusa officinalis) gjuhëlopë. Gjuhë e lopës e kaltër gjuhëza e lopës. Gjuhë e lopës laramane (lat. Anchusa variegata). Gjuhë kau (lat. Helmintia echioides) bimë barishtore një a dyvjeçare, me kërcell deri 1 m të lartë e gjethe pushatake, me lule të verdhë, e përhapur kryesisht në viset mesdhetare dhe në zona me klimë të butë. Gjuhë e nepërkës ushqerëza. Gjuhë nuseje gjembaç. Gjuhë e nuses e çarë kulpra e zezë. Gjuhë e nuses e fortë këmba e laureshës. Gjuhë vjehrre (lat. Epiphyllum) bimë zbukurimi, e dendur si shkurre, me gjethe të gjata, të tulta e me dhëmbëza anash, që çel lule të mëdha të bardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe; lulesharrë. Gjuhë e qenit.
✱Sin.: llapë, ligjërim.
♦ (U bëra) si gjuha në gojë shih m’u lag gjuha në gojë. S'i bie gjuha në *gojë (dikujt) keq. I ra gjuha e këmborës (dikujt) tall. 1. Nuk i dëgjohet më zëri, nuk ndihet më. 2. Nuk e dëgjon më askush, nuk ia vë veshin më asnjeri, i ka rënë vlera. Më ra gjuha (përtokë) fola shumë e vazhdimisht për diçka, po s’ma vuri veshin njeri; u lodha së foluri e së përsërituri vazhdimisht e me këmbëngulje një këshillë, një kërkesë etj.; më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh; më doli gjuha (një pëllëmbë, nga vendi); shkula barkun. Më ra *maja e gjuhës përdhe. Më doli gjuha një pëllëmbë (një pashë, nga vendi) tall. 1. U lodha shumë nga një punë e rëndë, nga një rrugë e gjatë etj.; më doli llapa. 2. U lodh së foluri; s’pushon së foluri; më ra gjuha (përtokë). Ia di gjuhën (dikujt) e njoh mirë, e di mirë ç’mendon, ç’qëllime ka etj.; e kuptoj lehtë e plotësisht, e kuptoj ku e ka fjalën a ç’kërkon. E dredh gjuhën (dikush) i bën bisht bisedës, i shmanget ballafaqimit në bisedë; nuk i qëndron fjalës, e ndryshon fjalën a qëndrimin, e dredh; e ha fjalën; e dredh fjalën. I ecën (i bredhërin) gjuha para mendjes (dikujt) flet pa u menduar mirë, rrëmbehet në të folur; flet shumë, është llafazan; i jep gjuhës (dikush). Flasin gjuhë të ndryshme nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh, secili me të vetën; secili ka mendjen e vet, ç’thotë njëri nuk thotë tjetri. Fshihet pas gjuhës së vet (dikush) nuk e shpërfaq veten kur flet, nuk e zbulon budallallëkun e vet; i fsheh qëllimet e veta, e mbulon qëllimin e keq me fjalë të bukura; e përligj veten me fjalë. S’i futet gjuha në gojë (dikujt) s’pushon së foluri duke kërkuar a duke këmbëngulur për diçka; i ra gjuha përtokë. Gjej gjuhë të përbashkët (me dikë) arrij të merrem vesh me dikë, pajtohem në mendime e në veprime me të; i zgjidh mosmarrëveshjet me dikë me mirëkuptim të ndërsjellë. Me gjuhën e Ezopit duke i shprehur mendimet në mënyrë të tërthortë e të figurshme, me gjuhë të fshehtë. Gjuhët e gjata janë lodhur tall. llafazanët e kritizerët nuk flasin më, i kanë lënë kritikat a sharjet për dikë a për diçka, po heshtin më në fund, se e panë që s’arrijnë dot qëllimin denigrues. Si gjuha në gojë. 1. Shumë i nevojshëm; i domosdoshëm. 2. Shumë i lëvizshëm, që nuk rri dot pa lëvizur; që s’rri në një vend. Me gjuhën e vogël keq. heshturazi, pa folur hapur e me çiltërsi. I ha gjuha (dikujt) nuk i rrihet pa folur; nuk duron dot pa e thënë diçka; hyn e ngatërrohet në biseda që nuk i takojnë. Më hëngri gjuha fola pa dashur për diçka; s’m’u ndenj e thashë diçka që s’duhej thënë; më shkau (më rrëshqiti) gjuha; më shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja. Sa i ha gjuha shumë, pa pushim e pa kufizime (në të folur). Ia heq gjuhën ariut (dikush) është guximtar dhe trim i rrallë; zë edhe djallin për veshi. E ka holluar gjuhën (dikush) flet më thjesht e më qartë; i mat mirë fjalët, flet pak e me mend; pret (tjerr) hollë. Është i gjuhës (dikush) shih është (i zoti) i gojës (dikush). I jep gjuhës (dikush) flet shumë, nuk i pushon goja; flet mbarë e prapë, llap shumë; s’i vë fre gojës (gjuhës); e ka lëshuar gjuhën; ka gjuhë; i jep gojës; i ecën (i bredhërin) gjuha para mendjes (dikujt). I jep *liri gjuhës (dikush) keq. Kafshoi (hëngri, zuri) gjuhën (dikush) përçm. 1. E detyroi veten të heshtë; u përmbajt e pushoi menjëherë së foluri, e zotëroi veten; e mbajti gojën. 2. U pendua për atë që tha e pushoi së foluri, e kuptoi se foli keq dhe heshti menjëherë. 3. përçm. Vdiq; ngordhi; hëngri (kafshoi) dhe. Ka dymbëdhjetë gjuhë (dikush) përçm. është llafazan i madh, të mbyt me fjalë; s’i vë fre gojës. Ka gjuhë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë e pa vend; merr të tjerët nëpër gojë; i jep gjuhës; s’i lodhet gjuha (dikujt); ka llapë (të madhe) bised. S’ka gjuhë (dikush). 1. Nuk di t’i shprehë bukur e qartë mendimet; nuk flet rrjedhshëm e shkoqur, nuk është i gojës. 2. Është njeri pa fjalë, është fjalëpakë; është shumë i urtë e i bindur; nuk përgojon njeri, nuk merret me thashetheme. E ka gjuhën *arëz (dikush). E ka gjuhën (gojën) *brisk (dikush). E ka gjuhën (llapën) *të gjatë (një pëllëmbë, një pash) (dikush) keq. E ka gjuhën *gjilpërë (majë gjilpëre) (dikush). E ka gjuhën *lëpjetë (dikush). E ka gjuhën (gojën) *të lëshuar (dikush). E ka gjuhën *lopatë (dikush) tall. E ka gjuhën *të mprehtë (dikush). E ka gjuhën *të rëndë (dikush). E ka gjuhën *të situr (dikush). E ka gjuhën *shpatë (dikush). E ka në *majë të gjuhës. Ka shtatë palë gjuhë (dikush) është llafazan; merr tërë botën nëpër gojë; është gjuhustër; ka ngrënë plëndës pule shaka.; ka dymbëdhjetë gjuhë përçm.; flet me pesë gojë mospërf. E kthen (e lakon) gjuhën (dikush) e ndryshon fjalën a ndërron qëndrimin e mëparshëm, flet ndryshe (zakonisht para një kundërshtimi të fortë etj.); thotë a mbron të kundërtën; e dredh gjuhën. M’u lag gjuha në gojë u laga i tëri me ujë, s’më mbeti gjë në trup pa u lagur nga shiu etj.; (u bëra) si gjuha në gojë; u bëra qull; u bëra ujë. Për ta lëpirë me gjuhë (diçka) shumë e pastër, ndrit nga pastërtia. Ia lëshoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). E ka lëshuar gjuhën (dikush) flet kot, me vend e pa vend; llomotit shumë; është bërë gojështhurur; i jep gjuhës; e ka lëshuar gojën; ia lëshoi frerin gojës (gjuhës); nuk i vë fre gojës (gjuhës); e ka shthurur gojën; e ka lëshuar llapën përb. bised.; kund. e mblodhi (e rrudhi) gjuhën. Ia lidh gjuhën (dikujt) e detyroj të mos flasë më, e bëj që të heshtë e të mos thotë çfarë mendon; e detyroj ta mbajë të fshehur diçka që di; ia mbyll (ia zë) gojën; kund. ia zgjidh gjuhën. Iu lidh (iu pre) gjuha (dikujt) s’tha dot asnjë fjalë, ngeci e s’mund të fliste më nga tronditja, nga frika etj.; iu lidh gjuha (fjala) komb; iu lidh (iu pre) goja; kund. iu zgjidh gjuha. E lidh gjuhën për *dhëmbësh (dikush). Iu lidh gjuha *komb (nyjë) (dikujt). S’i lodhet gjuha (dikujt) s’pushon së foluri, grin; është llafazan i madh; ka gjuhë. E mban gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë) (dikush) përmbahet e nuk flet, e shtrëngon dhe e frenon veten që të mos flasë; i vë fre gojës (gjuhës); e mbyll (e kyç, e mbërthen, e qep) gojën. E mblodhi (e rrudhi) gjuhën (dikush) u përmbajt në të folur, heshti, nuk flet më mbarë e prapë; i vuri fre gojës (gjuhës); ia shtrëngoi frerin gojës (gjuhës); kund. e ka lëshuar gjuhën. Iu mpi gjuha (dikujt) u hutua fare sa s’mundi të fliste; ngeci, nuk di ç’të thotë; iu zu (iu tha) gjuha; iu pre goja; i humbi fjala nga goja. Të ngrin gjuha në gojë shih të bëhet pështyma akull. Iu ngjit gjuha pas qiellzës (dikujt) s’po nxjerr dot asnjë fjalë nga goja, ngeci nga frika, nga që nuk di ç’të thotë etj.; iu tha pështyma në gojë (në fyt). Ka nisur t’i dalë gjuha (dikujt) keq. ka filluar të kundërshtojë, ta kthen fjalën, nuk është si më parë; e ka zgjatur gjuhën (dikush). I nxori gjuhën (dikujt) e përqeshi dikë, e talli; e vuri në lojë (dikë). Ia nxori gjuhën (një pëllëmbë, një pash) (dikujt) e lodhi shumë, e rraskapiti. Ta nxjerr gjuhën nga qafa (dikush) të bën të flasësh me pahir; të detyron të thuash diçka që nuk dëshiron ta thuash ose t’i përgjigjesh dikujt e ta qortosh dikë që të flet rëndë e pa të drejtë, që të fyen, që të thotë ndonjë marrëzi a shpifje ose që sillet shumë keq. I pret gjuha (brisk) (dikujt) flet rrjedhshëm dhe me mprehtësi; është gojëtar e ta jep përgjigjen menjëherë; është shumë i zgjuar; i pret goja (brisk); i punon goja; është (i zoti) i gojës. I pret gjuha (goja) *hekur (dikujt). S’i pushon gjuha (dikujt) shih s’i pushon goja (dikujt). E rëndoi gjuhën (dikush) flet me fjalë të rënda, fyese a të ndyta. Nuk i rri gjuha rehat (në vend, prapa dhëmbëve) (dikujt) nuk duron dot pa folur; s’pushon së foluri; s’i zë gjuha vend (ndër dhëmbë); s’i pushon goja; s’e mbyll gojën (dikush); s’i mbyllet (s’i rri) goja. Më shkau (me rrëshqiti) gjuha u gabova që fola, thashë padashur diçka që nuk duhej ta nxirrja; më hëngri gjuha; më shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja. Ia shkul gjuhën ujkut (dikush) shih ia heq gjuhën ariut (dikush). E shkurtoi (e preu) gjuhën (dikush) nuk foli më, heshti; e preu gojën; e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. E shpie gjuhën te dhemb dhëmbi flas a mendoj për diçka që më shqetëson, merrem gjithnjë me hallin që kam, kthehem vazhdimisht te diçka që dua ta zgjidh. Ia shtrëngoi *frerin gjuhës (gojës) (dikush). E tërheq për gjuhe (dikë) e detyron të flasë e të thotë atë që s’dëshiron a që s’duhet thënë, e bën të flasë si do ai; e heq (e tërheq) për hunde (për hundësh). I është trashur gjuha (dikujt) mospërf. mezi i shqipton fjalët ngaqë ka pirë shumë, flet copa-copa e pa lidhje nga të pirët; i merret goja. T’u thaftë gjuha! mallk. mos folsh dot më!; qofsh i mallkuar! (kur dikush thotë diçka të keqe a të kobshme, kur ndjell një fatkeqësi, kur mallkon a është ogurzi etj.); t’u thaftë goja! M’u tha gjuha. 1. Nuk flas dot më shumë, e kam thënë a e kam shpjeguar diçka shumë herë, sa jam lodhur së foluri; më ra gjuha (përtokë); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. 2. S’e thashë diçka që duhej ta thosha, nuk e tregova diçka që duhej ta tregoja; nuk fola kur duhej të flisja, më mirë të kisha folur; m’u tha goja. Si s’m’u tha gjuha keq. ç’pata që e thashë, nuk duhej të flisja a të tregoja diçka që s’duhej thënë; si s’m’u tha goja. Më vajti (më shkoi) gjuha *prapa. I vë *fre gjuhës (gojës). I zbërthej gjuhën (*gojën) (dikujt). Më zuri gjuha (goja) *lesh. S’i zë gjuha *vend (ndër dhëmbë) (dikujt). E ka zgjatur gjuhën (dikush) ka nisur të flasë shumë e të kërkojë shumë, është llafazan; flet shumë kundër dikujt a kundër diçkaje, e shan e merret me thashetheme; e ka hapur (shumë) gojën; e merr (e mban) nëpër gojë (dikë). E zgjidhi gjuhën (dikush) filloi të flasë a të tregojë për diçka që e mbante të fshehtë (pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); iu zgjidh gjuha (dikujt); e zgjidhi thesin. Ia zgjidh gjuhën (dikujt) e bëj që të flasë, e nxit që të tregojë diçka, e detyroj t’i thotë hapur të gjitha (për diçka të fshehtë ose pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); kund. ia lidh gjuhën. Iu zgjidh gjuha (dikujt) nisi të flasë a të tregojë lirisht për diçka që e mbante të fshehtë (pas një ngurrimi a pas një heshtjeje të gjatë); e zgjidhi gjuhën (dikush); iu zgjidh gryka e thesit bised.; kund. iu lidh (iu pre) gjuha. Iu zu (iu tha) gjuha (dikujt) nuk thotë dot asnjë fjalë, nuk flet dot më nga tronditja, nga frika etj.; iu tha pështyma në gojë (në fyt); iu mpi gjuha.
GÓJ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Organ në pjesën e poshtme të fytyrës, që ka nofullat, dhëmbët, gjuhën, buzët dhe që shërben për të ngrënë, për të pirë, për të marrë frymë e për të folur; hapësira e këtij organi nga dhëmbët deri te gryka; organ i ngjashëm në gjallesat e tjera. S’kam vënë gjë në gojë nuk kam ngrënë gjë fare. Mendon vetëm për gojën (fig.) e ka mendjen vetëm për të ngrënë. Goja tret (edhe) malet (fj. u.). Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja (fj. u.) përpiqu, puno që të sigurosh atë që duhet.
2. Buzët. Cepat e gojës. / bised. Dhëmbët. Jam mirë nga goja i kam dhëmbët të gjithë të shëndoshë. Ka vënë gojën. E ka gojën fushë i kanë rënë të gjithë dhëmbët.
3. bised. Pjesëtar i familjes; frymë, vetë (për të ngrënë). Ka gjashtë gojë për të ushqyer.
4. Organ i të folurit te njeriu; fig. ky organ, si shprehës e kumtues i mendimeve dhe i ndjenjave; gjuha; të folurit. Hape gojën! Fol! Mbylle (kyçe, mbaje) gojën! Mos fol!
5. Diçka e rrumbullakët a e ngjashme si ky organ. Goja e shpellës (e furrës).
6. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë. Gojë asllan lulegojë. Gojë ujku lulegojë.
✱Sin.: buzë, dhëmbë, kafshatë, frymë, vetë, të folur, gjuhë, filiqe, grykë, fole, gojëz, syth, sqep, tytë, zdërre, kamare, shkarpë, gllup.
♦ *Arrë në gojë. Me *barkun te goja (te buza). Bëhem *copë (copë e gojë). U bë goja e botës (dikush) u bë turpi i botës, e tallin dhe e përqeshin të gjithë; u bë beja e dheut; iu nxi faqja; u bë gazi i botës. (U bëra) si *gjuha në gojë. S’më bën (s’më vete) goja s’e them dot diçka të rëndë, fyese etj. ose diçka tjetër që s’më pëlqen mua, nuk kam dëshirë a më vjen zor ta them diçka; s’dua të flas. Më ra goja (copë) fola shumë e vazhdimisht për diçka, po s’ma vuri veshin njeri; i fola dikujt pareshtur për një gjë, ia përsërita shumë herë për t’i mbushur mendjen për diçka etj., po ai s’më dëgjoi; u lodha së foluri për të njëjtën gjë; më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më vajti goja prapa qafës; më zuri gjuha (goja) lesh; më ra gjuha përtokë. Ra (hyri) në gojë (të dikujt) e përflet dikush për keq, e përgojon; e merr (e mban) nëpër gojë (dikush). S'i bie gjuha në gojë (dikujt) keq. nuk pushon së foluri; s’i mbyllet (s’i rri) goja. Për *bukën e gojës. I buron (i nxjerr, i rrjedh) goja *mjaltë (dikujt). *Copë e gojë (copë e çikë, copë e trokë). S’e çeli *birën e gojës (dikush) përb. Çele gur gojën! iron. nuk flet fare dikush, rri gojëkyçur; s’e hap gojën; fol o gur fol, o mur! Më doli *shkumë (nga goja). I derdhi (i treti) *plumbin në gojë (dikujt) përb. (Ia di) sa *dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). I do dardhat në gojë (dikush) iron. është dembel, nuk merret me asnjë punë; hajde bukë të të ha, hajde ujë të të pi tall.; është shtromë të fle, shtymë të bie. E do në gojë (dikush) keq. do që t’ia bëjnë gati gjithçka e të mos lodhet vetë, e do të gatshme çdo gjë, është dembel i madh; e do qofte; e do në tepsi. Një *fjalë goje... Flet me pesë gojë (dikush) mospërf. është llafazan i madh, nuk pushon së foluri; s’i pushon goja (dikujt). S’kam futur (s’kam vënë, s’kam shtënë) gjë në gojë nuk kam ngrënë gjë fare, jam esëll; jam i uritur. S’i futet *gjuha në gojë (dikujt). Me një gojë të gjithë njëherësh; njëzëri; me një zë. Gojë më gojë. 1. Duke ia thënë a duke ia treguar njëri-tjetrit me gojë; duke kaluar nga njëri brez në tjetrin me gojë a me të treguar, në mënyrë gojore; goja-gojës; gojë pas goje. 2. Vetëm për vetëm, pa qenë i pranishëm tjetërkush (kur flasim a bisedojmë me dikë); sy për (më) sy. Gojë pas goje goja-gojës; gojë më gojë. Me gojë të lan e me dhëmbë të çan (dikush) shtihet si i mirë, por të bën të keqen; është hipokrit; (është) mësallë me dy faqe. Gojët e liga (e këqija) keq. ata që flasin keq për dikë a për diçka ose merren me thashetheme; keqdashësit. Me gojë mbyllur pa folur fare, pa thënë asnjë fjalë, gojëmbyllur, gojëkyçur; pa marrë pjesë a pa ndërhyrë në një bisedë; i heshtur. Në gojë të ujkut (të qenit) në rrethana shumë të rrezikshme, para një rreziku të madh; në mes të armiqve të egër; në një gjendje të rëndë. Me *grurë në gojë (dikush) keq. Si *gjuha në gojë. Me *gjysmë goje. Sa i hëngri goja sa mundi, sa deshi, shumë, sa kish për të thënë deri në fund (kur dikush shan a qorton një njeri). Të ngrëntë goja *mjaltë! ur. S’më hahet goja nuk përtoj të flas a t’i them dikujt për një punë; nuk humbas gjë. Ç’ha goja e njeriut çdo gjë, të gjitha të mirat. Hanë në gojë të njëri-tjetrit shih pjekin bukë në një çerep, edhe keq. E hapi (e çeli) gojën (dikush). 1. Filloi të flasë, thotë diçka; tregon çka di; kund. e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. 2. Nuk rri pa folur; merr guximin të thotë a të kërkojë diçka; e ngriti zërin; e hapi tytën bised.; kund. e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. I hap (i çel) gojën (dikujt) i jap shkas tjetrit për të folur; e mësoj keq, i lë shteg që të kërkojë gjëra të tepërta që nuk i takojnë; i hap syrin; kund. ia mbyll (ia zë) gojën. S’e hap gojën (dikush) është i heshtur, nuk ndihet; është i urtë e i mbyllur në vetvete; nuk thotë asnjë fjalë, nuk flet fare; s’bëhet i gjallë; s’bën gëk (as gëk as mëk); çele gur gojën! iron.; kund. s’e mbyll gojën. E ka hapur (shumë) gojën (dikush) ka filluar ta teprojë me fjalë, thotë gjëra që s’duhen thënë a kërkon gjëra që s’i takojnë; nuk i kontrollon fjalët; përflet e shan shumë; e ka zgjatur gjuhën. Hap gojën e shikon qiellin (dikush) është dembel i madh e pret që gjithçka t’ia bëjnë gati të tjerët, nuk lëviz vetë, por pret t’i vijë çdo gjë vetiu. Iu hap (iu çel) goja (dikujt) ka filluar të flasë pa druajtje, ka marrë guximin të flasë a të kërkojë diçka; iu hap gryka. S’i hapet goja (dikujt) nuk ka oreks, nuk ka dëshirë për të ngrënë. I hoqi (i preu) *bukën e gojës (dikujt). S’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka) flet shumë për të, e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë, me dashuri e me nderim, e lavdëron shumë; nuk e harron kurrë së përmenduri; e mban në gojë; e ka në gojë; i mbeti (i ngeli) goja (te dikush a te diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka). I hoqi (i preu) *kafshatën e gojës (dikujt). E humbi gojën (dikush). 1. Humbi të folurit, u bë memec, nuk flet dot; i iku goja1. 2. Pushoi së foluri për diçka, nuk flet më; nuk ndihet, se e kupton që s’ka të drejtë ose nuk guxon; i iku goja2 (dikujt). I iku goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më, bë memec; e humbi gojën1; kund. i erdhi goja. 2. U nguros (nga frika etj.); s’ka ç’të thotë a s’ka të drejtë të flasë më; e humbi gojën2; kund. i erdhi goja. Është *bilbil nga goja (dikush). Është *brisk nga goja (dikush). Është *çotë nga goja (dikush). Është gojë e bark (dikush) është hamës i madh, ha shumë; mendon vetëm për të ngrënë, e ka mendjen vetëm tek e ngrëna. Është *shpatë nga goja (dikush). Është me *shpirt në gojë (dikush). Është (i zoti) i gojës (dikush) di të flasë bukur, të mbrojë veten a të bindë të tjerët; është i rrjedhshëm në të folur; i punon goja (dikujt); i pret goja (brisk) (dikujt); i pret gjuha (brisk) (dikujt); është i gjuhës. I jep gojës (dikush). 1. Ushqehet mirë, nuk kursen për të ngrënë, ha sa do e çfarë do. 2. Nuk e përmban veten në të folur, flet shumë e pa u ndalur; s’i pushon goja (dikujt); s’e mbyll gojën; s’i pushon gjuha (dikujt). Ia dha *llokum (në gojë) (dikujt). Ka gojë (dikush). 1. keq. Flet mbarë e prapë, përdor fjalë të rënda, fyese etj.; është gojëprishur; ka gjuhë; ka llapë (të madhe). 2. (diçka). Dëshmon haptas për diçka, tregon qartë, flet vetë (për gjëra që duken sheshit). S’ka gojëI (dikush). 1. Është fjalëpakë, është i heshtur. 2. Është i urtë e nuk kundërshton, nuk kthen fjalë; bindet shpejt. 3. Nuk shan e nuk grindet me fjalë. S’ka gojëII (dikush) keq. s’i bie atij të flasë, se nuk është në rregull për vete; s’ka të drejtë të kërkojë diçka, se nuk i takon; e preu gojën; e ka (e mban) gojën të mbyllur. E kam në gojë (dikë a diçka). 1. E përmend a e kujtoj vazhdimisht për të mirë, flas gjithmonë shumë mirë për të; flas vazhdimisht për të njëjtin njeri a për të njëjtën gjë; e mbaj në gojë; s’e heq (s’e lëshoj) nga goja; më mbeti (më ngeli) goja2; më mbeti (më ngeli) në gojë (dikush a diçka). 2. Gati sa s’e them diçka, e kam në mend a e di, por s’po mundem ta shpreh, ta kujtoj, ta tregoj a ta përcaktoj si duhet; e kam në majë të gjuhës; më erdhi në dhëmbë (dikush a diçka). E ka gojën *ajkë (dikush). E ka gojën *arkë (dikush). E ka gojën si *arka e plakës (dikush). E kam gojën *baltë. E ka gojën *behar (dikush). E ka gojën *bilbil (dikush). E ka gojën (gjuhën) *brisk (dikush). E ka gojën për *bukë (dikush). E ka gojën *çorap (dikush). Ka gojë të ëmbël (dikush) është gojëmbël, është fjalëmbël. E ka gojën *të ëmbël (dikush). E ka gojën *fushë (dikush). E ka gojën *të hapur (dikush). E ka gojën *hudhër (dikush) keq. E ka gojën *kamare (dikush) përçm. E ka (e mban) gojën *të kyçur (dikush). E ka gojën (gjuhën) *të lëshuar (dikush). E ka gojën *llokum (dikush). E ka (e mban) gojën *të mbërthyer (dikush). E ka (e mban) gojën *të mbyllur (dikush). E ka gojën *mjaltë (huall) (dikush). E ka gojën *të prishur (dikush) keq. E ka gojën *sheqer (dikush). E ka gojën *shpellë (dikush). E ka gojën *të shthurur (dikush) keq. E ka gojën *thanë (dikush). E ka gojën *uthull (dikush). Ia lag gojën (dikujt) i jap fare pak për të pirë a për të ngrënë; njom (lag) gojën (dikush); njom (lag) grykën (dikush); njom (lag) fytin (dikush); njom (lag) gurmazin (dikush). M’u lag *gjuha në gojë. Laje (pastroje) gojën! iron. shih veten tënde e matu mirë para se të flasësh për dikë, nuk je i denjë as për ta zënë me gojë emrin e tij, s’ke të drejtë morale të flasësh për të; je larg vlerave të dikujt. Sa për të larë gojën iron. sa për të thënë se e bëra, sa për të shkuar radhën (kur ftojmë dikë, kur japim një këshillë etj.). E la me *gisht në gojë (dikë). Më la me gojë hapur (dikush a diçka) më çuditi shumë, më shtangu, më mahniti dikush me atë që thotë a që bën ose diçka e papritur, e pabesueshme a që s’ta merr mendja, një pamje mbresëlënëse etj.; më shastisi; më la gojëhapur. I lëngëzon goja (dikujt) shih i lëshon (i shkon) goja lëng (dikujt). Lëshon *barut nga goja (dikush). Ia lëshoi *frerin gojës (gjuhës) (dikush). S’e lëshon (s’e heq) nga goja (dikë) e do dhe e lëvdon shumë, flet vazhdimisht për të; e mban në gojë. E ka lëshuar gojën (dikush) shih e ka lëshuar gjuhën (dikush). I lëshon goja *jargë (dikujt). E lëshon gojën në *jonxhë (dikush) iron. I lëshon (i shkon) goja *lëng (dikujt). E lëshon gojën si në urov (dikush) keq. flet pa menduar, flet si t’i vijë për mbarë; nuk i vë fre gojës. Lëshon *tufan nga goja (dikush) keq. Iu lidh (iu pre) goja (dikujt) shih iu lidh (iu pre) gjuha (dikujt). Të lumtë goja! ur. rrofsh e paç veç të mira!; ashtu qoftë! (kur dikush këndon bukur, bën një urim a thotë një fjalë të mirë). Një *llaf goje... E merr (e mban) nëpër gojë (dikë a diçka) flet lloj-lloj fjalësh për dikë a për diçka, flet poshtë e përpjetë e si të mundë për të, e përflet, e përgojon; ra (hyri) në gojë (të dikujt); e ka hapur (shumë) gojën (dikush); e ka zgjidhur gjuhën (dikush); dëgjohet nëpër botë (dikush). Ta merr (ta rrëmben) fjalën nga goja (dikush) është shumë i zgjuar e i mprehtë, të merr vesh menjëherë, ta kap shpejt mendimin, e kupton shumë shpejt ku e ke fjalën. Të merr *kafshatën e gojës (dikush). Ta merr kafshatën nga goja (dikush) është shumë i shkathët dhe ta bën diçka shpejt e pa pasur mundësi të mbrohesh; s’e kap dot dikë a s’i shpëton dot atij. E ka marrë këmbën në gojë (dikush) e ka pësuar rëndë, i ka hyrë e liga, s’ka gjasa për t’u përmirësuar; e ka marrë ferra uratën. Ndan *kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë). Mbaj gojën! mos fol më!; përmbahu! (i thuhet dikujt që është duke përdorur fjalë të rënda ose që të shan a të kërcënon). E mban në gojë (dikë a diçka) e përmend a e kujton vazhdimisht për të mirë, flet gjithmonë shumë mirë për të; e lavdëron shumë; e ka në gojë1; i mbeti (i ngeli) goja2 (për dikë a për diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja. S’i mban goja *arra (dikujt) keq. E mban gojën *mbyllur (dikush). I mban goja erë *qumësht (dikujt). Mbeta (ngela) me *gisht në gojë. I mbeti (i ngeli) goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më, e ndërpreu të folurit; ngeci. 2. (për dikë a për diçka). Thotë a kërkon vazhdimisht dikë a diçka (kur zakonisht nuk e dëgjojnë a nuk ia plotësojnë dëshirën); e mban në gojë (dikë a diçka); e ka në gojë1 (dikë a diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka); i mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka). I mbeti (i ngeli) në gojë (dikush a diçka) e përmend vazhdimisht, e thotë shpesh, vetëm për atë flet; e mban në gojë (dikë a diçka); e ka në gojë1 (dikë a diçka); i mbeti (i ngeli goja)2 (për dikë a për diçka); s’e heq (s’e lëshon) nga goja (dikë a diçka). Mbes pa gojë nuk flas dot një fjalë nga çudia, nga gëzimi, nga lumturia etj., s’di ç’të them nga habia, mahnitem, shtangem, ngrij; mbes me gojë hapur; mbes gojëhapur; më pritet goja. I mbeti (i rri) goja *çark (dikujt) iron. Mbes me gojë hapur çuditem shumë, shtangem, mahnitem me atë që bën a që thotë dikush, me diçka të papritur, të pabesueshme a që s’ta merr mendja, me një pamje mbresëlënëse etj.; shastisem; mbes gojëhapur; mbes pa gojë; më pritet goja. Mbeta me gojë thatë s’kam ngrënë dot asgjë, kam mbetur pa ngrënë; nuk kam as të ha; s’kam asgjë; mbeta gojëthatë. E mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 1. Heshti, pushoi së foluri, nuk flet më; i vuri kyçin gojës; iu pre goja (dikujt); e shkurtoi (e preu) gjuhën; e mban (e shtrëngon) gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë); e mbylli grykën; i qepi buzët; (nuk tha) asnjë gjysmë fjale; kund. e hapi (e çeli) gojën. 2. E ruajti një të fshehtë; nuk ia tregoi askujt ato që dinte; e rrudhi (e mblodhi) gojën; kund. e hapi (e çeli) gojën. Ia mbyll (ia zë) gojën (dikujt). 1. E bëj dikë të heshtë, të mos flasë; e zë ngushtë me fjalë sa nuk di ç’të thotë a nuk mund të kundërshtojë; ia mbyll (ia zë) gojën me shtupë; ia zë frymën; ia lidh gjuhën. 2. E heq qafe dikë duke i plotësuar diçka sa për ta kënaqur; ia plotësoj kërkesën dhe s’ka më arsye të ankohet; ia mbyll (ia zë) grykën keq.; kund. i hap (i çel) gojën. S’e mbyll gojën (dikush). 1. S’pushon së foluri, flet shumë e pa pushuar, është llafazan i madh; dërdëllit gjithë kohën; s’i mbyllet (s’i rri) goja (dikujt); s’i pushon goja (dikujt); nuk i rri gjuha (në vend, rehat, prapa dhëmbëve) (dikujt); i mbeti (i rri) goja çark (dikujt) iron.; kund. s’e hap gojën. 2. S’pushon së kërkuari diçka a së mbrojturi një mendim, nuk hesht; këmbëngul. S’i mbyllet (s’i rri) goja (dikujt) nuk rri dot pa folur; flet shumë, është llafazan i madh, s’pushon së foluri; s’e mbyll gojën (dikush); s’i pushon goja; nuk i rri gjuha (në vend, rehat, prapa dhëmbëve); i mbeti (i rri) goja çark iron. Ia mbyll (ia zë) gojën me shtupë (dikujt) nuk e lë dikë të flasë fare, e detyroj të heshtë, do apo nuk do ai; ia mbyll (ia zë) gojën1. I merret goja (dikujt). 1. Belbëzon; mezi flet e nuk i shqipton fjalët mirë; i është trashur gjuha. 2. Nuk di ç’të thotë, e ndien veten ngushtë, s’ka fjalë për të kundërshtuar. Ndan *kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë). E ndreqi (e drejtoi, e rregulloi) gojën (dikush) foli mirë, i ndreqi fjalët, i zgjodhi mirë fjalët; tani thotë atë që duhet, flet si duhet; kund. e prishi (e ndyu) gojën. Më ngeci (më mbeti) në gojë (diçka) shih më ngeci (më mbeti) në grykë (diçka). Të ngrin *gjuha në gojë. S’ma nxë goja nuk dua ta them diçka, nuk e them dot, s’më bën zemra ta them (diçka të keqe a të turpshme); s’ma thotë goja. Si ta nxë goja! si mund ta thuash një gjë të tillë!, si nuk të vjen zor të përdorësh këto fjalë!, si nuk ke turp të flasësh kështu! Nxjerr *bukën e gojës. Nxjerr *kafshatën e gojës. Nxjerr *lerë nga goja (dikush). Nxjerr *myk nga goja (dikush). Nxjerr *sheqer nga goja (dikush). I nxori *shkumë (nga goja) (dikujt). Nxjerr *shyta (nga goja) (dikush). Njom (lag) gojën pi diçka ose ha fare pak (zakonisht pemë); ia lag gojën (dikujt); njom (lag) grykën; njom (lag) fytin; njom (lag) gurmazin. Me plot gojën. 1. Me gjithë zemër e me bindje, jo sa për të shkuar radhën; duke qenë i vetëdijshëm plotësisht, me siguri, pa asnjë farë dyshimi. 2. Pa druajtje, pa frikë, pa asnjë ngurrim, fare lirisht. E preu gojën (dikush). 1. Është në agoni, po vdes e nuk flet dot. 2. Nuk flet më për diçka a nuk kërkon më asgjë; s’ka gojë (të flasë, të kërkojë); e shkurtoi (e preu) gjuhën. I pret goja (brisk) (dikujt) shih i pret gjuha (brisk) (dikujt). I pret goja (gjuha) *hekur (dikujt). E prishi (e ndyu) gojën (dikush) filloi të flasë mbarë e prapë, të përdorë fjalë të rënda a të ulëta; ia prishi qejfin dikujt me fjalë, u shpreh kundër një dëshire a një kërkese; u grind me të duke përdorur lloj-lloj fjalësh të rënda; kund. e ndreqi (e drejtoi, e rregulloi) gojën. Iu pre (iu lidh) goja (dikujt). 1. Nuk flet dot më; mbeti pa gojë (dikush); e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush); iu pre gjuha; i humbi fjala nga goja. 2. Ngriu në vend, shtangu nga frika, nga habia, nga një ndjenjë e fuqishme etj.; mbeti me gojë hapur (dikush); iu mpi gjuha. I punon goja (dikujt) flet lirisht e bukur, flet rrjedhshëm e pa vështirësi; i pret goja (brisk); i pret gjuha (brisk); është (i zoti) i gojës (dikush). S’i pushon goja (dikujt) flet shumë, është llafazan i madh; s’e mbyll gojën (dikush); s’i mbyllet (s’i rri) goja; i jep gojës (dikush); e ka gojën kamare (dikush) tall.; e ka gjuhën të gjatë (dikush; flet me pesë gojë (dikush) mospërf. Ta rrëmben *fjalën nga goja (dikush). I rrjedh goja (dikujt) shih është (i zoti) i gojës (dikush). E rrudhi (e mblodhi) gojën (dikush) e mblodhi veten që të mos thotë fjalë të rënda a të pahijshme, nisi t’i matë mirë fjalët; nuk e hapi gojën për të folur; e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. Më shpëtoi (më shkau, më rrëshqiti) goja thashë pa dashje diçka që nuk duhej ta thosha, më shpëtoi një fjalë që nuk duhej thënë; më shkau (më rrëshqiti) gjuha; më hëngri gjuha. Shpie gojën te buka përpiqem vetë për të siguruar atë që duhet, nuk e pres prej dikujt tjetër; luaj këmbët. Me *shpirt në gojë (ndër dhëmbë). Ia shtrëngoi *frerin gojës (gjuhës) (dikush). E ka shthurur gojën (dikush) keq. flet ç’t’i vijë, nuk e kontrollon veten kur flet; përdor gjithfarë fjalësh të ndyra, flet larë e pa larë, është gojëndyrë; s’i vë fre gojës (gjuhës); e ka lëshuar gjuhën. S’tregohet (s’rrëfehet) me gojë (diçka) është diçka shumë e madhe, shumë e rëndë, e habitshme a e jashtëzakonshme etj.; s’e tregon a s’e përshkruan dot sa e tillë është. I treti (i derdhi) *plumbin në gojë (dikujt) përb. M’u tha gojaI (për diçka) shih m’u tha buza (për diçka). M’u tha gojaII s’e thashë diçka që duhej ta thosha, nuk e tregova diçka që duhej ta tregoja; ndenja pa folur kur duhej të flisja patjetër, më mirë të kisha folur; pse heshta!; m’u tha gjuha. T’u thaftë goja! mallk. mos folsh dot më!; qofsh i mallkuar! (kur dikush thotë diçka të keqe a të kobshme, kur ndjell fatkeqësi, kur mallkon a është ogurzi etj.); t’u thaftë gjuha! Si s’m’u tha goja keq. ç’pata që e thashë diçka, nuk duhej të flisja a ta tregoja diçka, më mirë të mos kisha folur, pse s’heshta!; si s’m’u tha gjuha. Thaj gojën rri pa ngrënë; kursej shumë, ia heq gojës ushqimin; thaj barkun; thaj zorrën. Ia thau gojën (dikujt) nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohë të gjatë; ia thau barkun; ia thau zorrën. Iu tha *pështyma në gojë (në fyt) (dikujt). S’ma thotë goja (diçka) është aq e keqe, aq e rëndë, aq e pështirë etj. sa nuk e përmend dot, më vjen keq a më vjen rëndë ta them; s’ma nxë goja. Më vajti goja prapa *qafës. Më vajti (më shkoi) goja (buza) te *veshi (prapa veshit). I vuri *kyçin (drynin) gojës (dikush). I vë *fre gojës (gjuhës). I vuri *gardh gojës (dikush). Ka vënë gojë (dikush) ka zënë e flet shumë për të tjerët, ka filluar të mbajë nëpër gojë të tjerët; ka zënë të përdorë fjalë të rënda, të ulëta etj., ka zënë të flasë mbarë e prapë; e ka lëshuar gojën; e ka lëshuar gjuhën. I vuri *kanxhën gojës (dikush). I vuri *kyçin (drynin) gojës (dikush). Nuk i vë *masë gojës (dikush). I vuri *pehriz gojës (dikush). I vuri *shtupën gojës (dikush). I vuri *tapën gojës (dikush). I erdhi goja (dikujt). 1. Po mëson të flasë, po shqipton fjalët e para (kryesisht për fëmijët); kund. i iku goja. 2. U qetësua, e mblodhi veten e filloi të flasë; kund. i iku goja. Ç’t’i vijë për goje si të mundë, pa e kontrolluar veten, pa kujdes e pa përgjegjësi, pa i peshuar fjalët. Do vrarë me *bukë në gojë (dikush). I zbërthej gojën (gjuhën) (dikujt) e bëj të flasë, e detyroj t’i thotë të gjitha ç’di; ia zgjidh gojën (gjuhën); i zbërthej dhëmbët. Ia zuri fjalën në gojë (dikujt) nuk e la të fliste më tej, ia preu fjalën, e bëri të heshtë. E zë në (me) gojë (dikë a diçka) e përmend, e kujtoj; flas për të; bëj fjalë (për dikë a për diçka). Më zuri goja *bar. Më zuri goja *erë. Më zuri goja (gjuha) *lesh. Zihet në gojë (dikush a diçka) përmendet, flitet për dikë a për diçka; bëhet fjalë (për dikë a për diçka).
HAP vep., ~A, ~UR 1. kal. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dalë prej andej, për të vënë diçka brenda a për të marrë diçka prej andej ose për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; çel; kund. mbyll. Hap derën (portën). Hap librin (fletoren). Hap dritaren (dollapin). Hap tenxheren. Hap arkën (kutinë, valixhen, çantën). Hap xhamin e makinës. Hap me çelës.
2. kal. I heq tapën a mbështjelljen diçkaje të mbyllur ose të mbështjellë; kund. mbyll. Hap shishen (kanoçen). Hap mbështjellësen.
3. kal. Çel, zbërthej a shqit diçka të mbyllur, të mbërthyer ose të ngjitur; kund. mbyll. Hap pakon (zarfin). Hap zinxhirin e xhupit. Hap kopsat e bluzës.
4. kal. Shpalos diçka të palosur, të mbledhur a të mbyllur, çmbledh, shtrij e drejtoj diçka të përthyer kund. mbyll. Hap perdet. Hap çarçafët. Hap çadrën.
5. kal. Ndaj e largoj dy gjëra ose anët e puthitura a të afruara të diçkaje, shtyj mënjanë diçka; kund. mbyll. Hap librin (gazetën, fletoren). Hap gishtat. Hap dorën (këmbët, krahët). Hap gojën (buzët). Hap sytë. Hapi sqepin. Hap gërshërët. Hap trastën (thesin, çantën, bohçen). Hap thesin (qesen). Hap jakën.
6. kal. Përhap ose shpërndaj diçka të mbledhur a të grumbulluar. Hap prushin. Hap letrat. Hap misrin në diell. Hap tapetin.
7. kal. Shtrij hollë diçka. Hap petë.
8. kal. Shprish, lënur. Hap leshin (lirin). Hap flokët. Hap ushtarët në pozicion luftimi.
9. kal. Çel diçka duke çarë, duke shpuar a duke gërmuar, çaj. Hap një vrimë. Hap një dritare në mur. Hapi gropën (varrin). Hapi një pus.
10. kal. Zgjeroj diçka që ka qenë e ngushtë; kthej, i bëj punimin e parë (tokës). Hapi një hendek (një vijë uji, një kanal). Hapi tunelin (galerinë). Hapën rrugën. Hapën tokën (ugarin). Ia hapi plagën. (bised.) ia çau plagën me thikë.
11. kal. Ndërtoj, krijoj, themeloj a vë në shfrytëzim diçka, çel dhe bëj që të nisë nga puna, bëj që të fillojë veprimtarinë. Hap një rrugë të re (një kalim). Hapi portin. Hapën një shkollë. Hapën një vendburim. Hapi shtëpi të re. Hapën një ekspozitë (një muze). E hapi dyqanin shpejt.
12. kal. Heq diçka, një pengesë, që ka zënë një vend etj. Hap rrugën nga dëbora. Hap vendin për të kaluar.
13. fig., kal. Zbuloj diçka që ka qenë e mbuluar, liroj diçka që ka qenë e zënë. I hapi veshët.
14. kal. Vë në punë, në veprim a në funksion. Hapën kufirin. Hap shtegun.
15. fig., kal. E lë diçka të lirë, e lë të kalojë a të rrjedhë etj.; kund. mbyll. Hap dritën. Hap ujin (çezmën, musllukun). Hap ajrin (gazin).
16. fig., kal. Bëj që të nisë a të fillojë një veprimtari e re; nis i pari; shpall. Hap mbledhjen (kuvendin, seancën). Hap bisedën. Hap një diskutim (një debat). Hap festivalin (programin). Hapën luftë. Hap zjarr filloj të shtie me armë. Hap vallen nis i pari vallen. Hap listën jam i pari në listë. Hap lojën nis lojën; luaj i pari.
17. fig., kal. Krijoj mundësitë për të ecur përpara, mënjanoj vështirësitë për të arritur diçka, çel. Hap rrugë (horizonte) të reja.
18. kal. Krijoj një pozicion të ri, bëj që të lirohet diçka ose që të mos jetë më i zënë. Hap vende të reja pune. Hap një vend në organikë.
19. fig., kal. Nxjerr, sjell. Na hapi punë. Na hapi ngatërresa (telashe, vështirësi). Hap prespektiva.
20. fig., kal. Zbuloj diçka që s'ka dalë në shesh; paraqit. I hapën mosmarrëveshjet (grindjet).
21. fig., kal. Përhap, shpërndaj. Hap fjalën. Hap lajmin. Hap thashetheme. Ka hapur sikur...
22. kal. Shënoj kllapat a thonjëzat e fillimit. Hap kllapat (thonjëzat).
23. tek., kal., Ndaj diçka të lidhur, këput lidhjen në një vend; kund. mbyll. Hap qarkun.
24. jokal., vet. v. III Çel burbuqja, sythi etj., shpalosen petlat ose gjethet duke pjekur frytin; lëshon lule, lulëzon, çel. Hapën lulet. Hapën gjethet. Hapi trëndafili. Hapën pemët. Hapi molla (kumbulla). Hapën boçet e pambukut.
25. jokal., vet. v. III. Nis të zbardhë, agon (për dritën e ditës). Hapi drita. Hapi dita (agimi, mëngjesi). Pa hapur mirë (dita).
26. jokal., vet. v. III. Kthjellohet, pastrohet nga retë, çel. Hapi koha (moti). Hapi qielli.
27. fin., kal. Bëj marrëveshje me një bankë që kujdeset për paratë e mia dhe i shtoj ose i tërheq ato sipas nevojës. Hap një kredi. Hap një llogari. Hap një zë të veçantë.
✱Sin.: çel, shkyç, zbuloj, zbyll, zdryj, ngre, shkyç, filloj, shpall, zbuloj, zbërthej, shpalos, përhap, lulëzon, qëroj, nxjerr, krijoj, agon, kthjellohet.
♦ Hap (nxjerr) *avaze (dikush). I hap *barkun (dikujt). Më hapi *barkun (dikush a diçka). Hap (çel) *dyert. I hap *derën (dyert) (dikujt a diçkaje). E hapi (e çeli) *gojën (dikush). I hap (i çel) *gojën (dikujt). S’e hap *gojën (dikush). E ka hapur (shumë) *gojën (dikush). Hap *gojën e shikon qiellin (dikush). Të hapsha (të bëfsha) *gropën! mallk. I hapi (ia bëri) *gropën (dikujt). Hap *gjoksin (dikush). Hap (çel) një *hendek. I hapi kartat (*letrat) (dikush). Hap *krahët. I hapi *letrat (kartat) (dikush). E hapi *lojën (dikush). Më hapi *kokën (dikush). E hapi *kuletën (dikush). I hapëm *lakrat (me njëri-tjetrin). Hap *lulja lulen. Hap (çel) e s’mbyll (dikush) keq. e fillon një punë, por nuk e çon deri në fund, bën punë gjysmake; çel e s’mbyll; mbjell e nuk korr. Sa hap (sa çel) e mbyll *sytë. I hap *oreksin (dikujt). I hap *plagën (dikujt). I hap (i çel) *portën (portat) (dikujt a diçkaje). Më hapi *punë (dikush a diçka). Hapi *revanin (dikush) keq. Ia hapi *rrugën (dikujt a diçkaje). I hap (i bëj, i lëshoj) *rrugë (udhë) (dikujt). Hap (çel) *rrugë të reja. E hapi *sqepin (dikush) mospërf. Hap *sytë. I hap *sytë. I hap *syrin (dikujt). Hap *shampanjën libr. Hap (çel) *shtigje të reja. I hap (i çel) *shtegun (dikujt a diçkaje). E hap *tytën (dikush) bised. Hap *udhë. Nuk hap *udhë (dikush). I hap (i bëj, i lëshoj) *udhë (rrugë) (dikujt). E hap *vallen shumë (dikush). I hapi (ia bëri) *varrin (dikujt). Hapi *veshët (dikush). I hap *zemrën (dikujt). Më hapi *zorrët (dikush a diçka) keq.
HÁPUR (i, e) mb. 1. Që është hapur; që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka, i çelur; kund. i mbyllur. Dritare e hapur. Kanat (dollapi) i hapur. Dhomë e hapur.
2. Që i është hequr tapa, kapaku, mbyllësja a mbështjellja; kund. i mbyllur. Shishe e hapur. Arkë e hapur. Kuti e hapur. Enë (tenxhere) e hapur. Zarf i hapur. Dry i hapur. Zinxhir i hapur. Letër e hapur letër postare e pambyllur në zarf, e cila në njërën anë ka të shkruar adresën dhe në anën tjetër vetë përmbajtjen e letrës.
3. Që i ka pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, i shpalosur, i shtrirë e i drejtuar; i çelur; kund. i mbyllur. Me perde të hapura. Me libër të hapur. Me sy të hapur. Me buzë të hapura. Me sqep të hapur. Me krahë të hapur. Me jakë të hapur. Xhaketë hapur.
4. Që është gërmuar a është shpuar, i çarë; që nuk është mbuluar a nuk është mbushur; që është punuar a është kthyer për herë të parë (për tokën); që nuk është përtharë a nuk është mbyllur (për plagën). Gropë e hapur. Varr i hapur. Galeri e hapur. Tokë e hapur.
5. Që ka filluar veprimtarinë, që punon, i çelur. Vendburim i hapur. Dyqanet janë të hapura.
6. Që është i zbuluar; që i është hequr diçka, e cila e kishte mbuluar; i sheshtë e i zbuluar. Vend i hapur. Rrugë e hapur. Me gjoks të hapur. Me ballë të hapur.
7. fig. Që lë mundësi për të ecur përpara, që nuk ka pengesa a vështirësi. Rrugë të hapura. Horizonte të hapura. E ka rrugën të hapur. I ka dyert të hapura.
8. Që ka shtrirje të madhe e të pakufizuar; që është i gjerë dhe nuk e pengon shikimin e njeriut; i hapët. Vend i hapur. Qytet i hapur. Në fushë të hapur. Në det të hapur në mes të detit, larg brigjeve.
9. I shpërndarë, i përhapur, i përndarë; kund. i mbledhur. Fshatra të hapura. Shtëpi të hapura. Pyll i hapur. Lojë e hapur lojë me lojtarë të shpërndarë në të gjithë fushën (shtypshkr.). Shkronja të hapura shkronja të rralluara.
10. Që është i zbuluar, që nuk ka çati a mbulesë lart ose rrethim anash; që nuk është i mbuluar a i mbyllur, që është në natyrë. Makinë e hapur. Stadium i hapur. Pishinë e hapur. Poligon i hapur. Kinema e hapur kinema verore. Minierë e hapur. Vendburim i hapur. Në ajër të hapur jashtë. Në fushë të hapur. Në qiell të hapur jashtë.
11. edhe fig. Që është vënë në veprim, që është lëshuar të punojë; që është i lirë për të kaluar, për të hyrë e për të dalë etj.; kund. i mbyllur. Me drita të hapura. Kufi i hapur. Port detar (aeroport) i hapur.
12. fig. Që është i tillë ku mund të marrin pjesë edhe njerëz të tjerë së bashku me ata që kanë të bëjnë drejtpërdrejt. Mësim i hapur. Gjyq i hapur.
13. fig. Që nuk ka përfunduar, i pazgjidhur; që ka mbetur pezull. Diskutim i hapur. Çështje e hapur. Bisedim i hapur.
14. fig. Që vepron ballë për ballë ose drejtpërdrejt, që nuk mbulohet nga asgjë, që nuk bëhet fshehurazi; që shfaqet haptas, që del sheshit, i hapët. Ndeshje e hapur. Tradhti e hapur. Provokim i hapur. Kritikë (letër) e hapur. Në kundërshtim të hapur me...
15. fig. Që bëhet përpara syve të pjesëmarrësve të tjerë, që bëhet haptas dhe zakonisht duke ngritur dorën, që nuk bëhet fshehurazi; kund. i fshehtë. Votim i hapur. Zgjedhje të hapura.
16. fig. Që ia tregon tjetrit haptas mendimet, ndjenjat, hallet etj., që ua hap zemrën të tjerëve; i çiltër; kund. i mbyllur. Njeri i hapur. Bisedë e hapur.
17. fig. Që është i gatshëm për të marrë në konsideratë ose për t’u marrë me diçka; që është i hapur ndaj sugjerimeve. Jam i hapur ndaj ideve të reja. Është i hapur për bashkëpunim.
18. fig. Që është e ndjeshme dhe e mëshirshme; vulnerabël; që është e hapur për interpretim; që është e hapur për pyetje, diskutim etj. Ligji është i hapur sot për diskutim.
19. Që ka ngjyrë jo të theksuar, e cila afrohet me të bardhën, i çelur; kund. i mbyllur, i errët. Ngjyrë e hapur. E kuqe (e gjelbër) e hapur.
20. tek. Që është ndërprerë a është këputur në një vend (për diçka që ka qenë e mbyllur ose e lidhur); kund. i mbyllur. Qark i hapur. Dritë e hapur.
21. mjek. Që zhvillohet duke dhënë shenja të dukshme; kund. i fshehtë. Formë e hapur e sëmundjes.
22. fin. Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur përfundimisht, që nuk i ka përfunduar veprimet; i çelur. Kredi e hapur. Llogari e hapur.
23. Që nuk është zënë, i lirë. Vend i hapur në organikë.
24. I çelur, i lulëzuar (për burbuqet ose boçet). Lule e hapur. Syth i hapur. Boçe pambuku e hapur.
25. I kthjellët, që nuk ka re. Qiell i hapur.
✱Sin.: i çelur, i hapur, i shkyçur, i ndërtuar, i pakyçur, i pambyllur, i zbyllur, i zbërthyer, i shtrirë, i nderë, i kthyer, i çarë, i ndezur, i shpallur, i shpërndarë, i kthjellët, i zbuluar, i pambuluar, i pazgjidhur, i ndezur, i nderë, i çelët, i hapët, i rrafshët, i sheshtë, i shtruar, i gjerë, i zgjeruar, i lirë, i lulëzuar, i kthjellët.
♦ *Derë e hapur (e çelur). *Me dyer të hapura libr. (politikë) e *dyerve të hapura libr. Me *gjoks hapur. E kam ballin të hapur jam ballëhapur; e kam ballin të larë. E ka derën të hapur (të çelur) (dikush). 1. Hyn lirisht diku, nuk e pengojnë, madje e presin me kënaqësi; është mikpritës e zemërgjerë. 2. Është i lirë për të bërë diçka, vepron lirisht; nuk ka pengesë për të ecur përpara; është i mirëpritur; e ka rrugën (udhën) të hapur (të çelur). Ka *fushë të hapur (dikush). E ka gojën të hapur (dikush) s’ka pse të druhet a të ngurrojë, s’ka pse të heshtë; është ballëhapur; ka plotësisht të drejtë e ka guxim të bëjë një kërkesë. E ka rrugën (udhën) të hapur (dikush) është i lirë për të bërë diçka, vepron lirisht; nuk ka pengesë për të ecur përpara; e ka derën të hapur (të çelur). E ka syrin të hapur (dikush). 1. Është ballëhapur; është në të drejtën e vet. 2. Është i ditur; ka parë e ka mësuar shumë. Me *letra (me karta) të hapura. *Libër i hapur libr. *Plagë e hapur. Shpërthen një *derë (një portë) të hapur (dikush) iron. libr. Troket në *derë (në portë) të hapur (dikush). Troket në *derën (në portën) e shurdhit (dikush). *Varr i hapur. Me *zemër të hapur.
HÁPUR ndajf. 1. Në mënyrë që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka, çelur; pa çelës; kund. mbyllur. E la derën hapur. Mbeti dritarja hapur. Mbaje hapur.
2. Me pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, çelur; kund. mbyllur. Me sytë hapur. Me gojë hapur.
3. Duke punuar, duke zhvilluar veprimtari, çelur (për një institucion, një shkollë, një dyqan etj.); kund. mbyllur. E gjeti dyqanin hapur. Rri hapur gjithë ditën.
4. fig. Drejtpërdrejt, ballë për ballë, pa u fshehur, haptas; kund. fshehtas. I doli hapur. E kundërshtoi hapur.
5. fig. Me zemër të hapur, me çiltëri; shkoqur, sheshit, shqip. I foli hapur. Ia tha hapur.
✱Sin.: çelur, hapët, lirish, haptas, haptazi, çiltas, çiltazi, sheshas, sheshazi, ballas, ballazi, qartë, drejtpërdrejt, troç, copë, shkoqur, sheshit, publikisht, botërisht.
♦ Me *ballë hapur. *Ëndrra me sy hapur. Fle me *sy hapur. Me gjoks*hapur. Me *krahë hapur. Me *kraharor hapur. Më la me *gojë hapur (dikush a diçka). E mban derën hapur (çelur) (dikush). 1. Pret kurdoherë me bujari miq e shokë, është i pritur, derëçelë. 2. Është vazhdues i mëtejshëm i atyre që rrjedhin nga një fis a nga një familje, bën që të mos i shuhet fisi, është pasardhës. I mbaj sytë hapur kam kujdes e vëmendje të madhe që të mos pësoj gjë, të mos ma hedhin etj., jam syçelë; rri zgjuar; më mbetën sytë dollap. I mban veshët hapur (dikush) rri e dëgjon me kujdes e me vëmendje të madhe; tregohet i vëmendshëm e përgjon që të mos ia hedhin; i mban veshët përpjetë; i mban veshët ngritur; i mban veshët bigë. Mbes me *gojë hapur. Me *sy hapur. Thur *livadhin e lë shtegun hapur (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë