Fjalori

Rezultate në përkufizime për “liq”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALMISORE

ALMISÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajopunon me almise, që shtie pëlhurënliq e në shpatëavlëmendit. Almisore e zonja. Zgjohej herët almisorja dhe niste punën.
Sin.: vektare, vekatore, vegjëtare.

DHI

DHI,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kafshë me trup sa delja me brirë e me leshgjatë, të drejtë e të ashpër, e cila mbahet për qumështin, leshin, mishin dhe lëkurën. Dhi e bardhë (e zezë, e larme). Dhi shytë. Rritja e dhive nëpër male. Mish (lesh, qumësht, gjalpë, lëkurë) dhie. Bari dhish. Brirë dhie. Djathi i dhisë është më i shtrenjti. Dhiamalësi, deljavërri (fj. u.). secili duhetqëndrojëvendin e vet, gjithçka duhet vënëvendin që i përket.
2. zool. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme dhish. Dhi malteze dhi e një racemirëjep shumë qumësht. Dhi mali dhi me trupfortë e përshtatur për t’u mbajturzona malore. Dhi cjapore dhi me brirë si të cjapit. Dhi e egër kafshë e ngjashme me dhinë, me brirë shumëgjatë e shumë e zhdërvjellët, e cila jetonmalelarta e të thepisura.
*Bari dhish keq. E bëri *çorap me lesh dhie (diçka) iron. Ble dhi pa gjetur barí (dikush) tall. e bën diçka para kohe, nxiton e bën një punëpapjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar; djali pa lerë e djepi blerë iron. *Cjapi mish e dhia tavë mospërf. Ku di dhia ç’është tagjia (ç’është kulumbria)! mospërf. nuk është i zoti dikushvlerësojë atë që është me të vërtetë e mirë dhe me vlerë (zakonisht për dikëështë i prapambetur e i pagdhendur); ku di derri këmborë! *Dhentë e dhitë e Zeres nami i Kapllan Qeres! Dhi arrakate shar. vajzë që nuk mblidhetshtëpi, që bredh poshtë e përpjetë; vajzë e egër, e pashtruarpunë a në shkollë; dhi e egër. Dhi e egër vajzë a grua e gjallë a e shkathët, por jo e afrueshme; dhi arrakate shar. (Njihet) si dhia në mes të dhenve bie në sy menjëherë në mes të tjerëve, dallohet qartë për keq; nuk i përshtatet mjedisit ku ndodhet, është i huaj për rrethin ku jeton; (njihet) si kau balash. Dhia mish e cjapi tavë mospërf. është e njëjta gjë, nuk ka ndonjë dallim, është njësoj; po ajo gjë a po ai njeri; cjapi mish e dhia tavë; mish me presh e presh me mish; Ali hoxha e hoxhë Aliu. Si dhia thikën me shumë frikë nga diçkapritetndodhë e që do t’i kushtojë shumë, me tmerr; me zemërngrirë; me gjakngrirë. Dhi (dele) në mes të ujqve ai që ështërrezikmadh, në rrethana ku mundzhduket, pa mbrojtje e shumë i rrezikuar. Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf. njeri i pavlerë, por mendjemadh; njeri që s’ka asgjë ose që s’është i zoti për asgjë, por hundëpërpjetë; edhe qeros, edhe qibar (fodull); breshri e rreh e hunda me majë. I flas për *dhentë e më kthehet për dhitë (dikush) bised. tall. Ia fsheh *brirët dhisë (dikush) keq. E futën në *vathëdhive (dikë). I kanë ikur dhitë (dikujt) tall. nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete, s’ështëterezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; e kanë çukitur pulat (dikë) tall.; s’ështëterezi (dikush); s’ështëliq (dikush); kund. i erdhën dhitë (dikujt)tall. Ka *syrin e dhisë (dikush) iron. Si *këmbët e dhisë mospërf. I kërkon *brirë dhisë shytë (dikush) iron. Kërkon *kec nga dhia shterpë (dikush). Mjel një *dele e një gjysmë dhi (dikush). Mori *udhën e dhive (dikush) iron. Ndaj *dhentë (delet) nga dhitë. Një nga dhia e dy nga vija (dy nga vija e një nga dhia) ka më shumë ujë se qumësht a se një pije tjetër. Rri me *dhen e flet për dhi (dikush) keq. Pesë dhi gjashtë zile shumë zhurmë se punë; shumë vetë që s’bëjnë ndonjë gjë të madhe, por e fryjnëshumë sesa është. *Shakull dhie me lesh përbrenda përb. I erdhën dhitë (dikujt) tall. shih i erdhën mendtë2; kund. i kanë ikur dhitë (dikujt) mospërf.

DËRRASË

DËRRÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhepërdoret si lëndë ndërtimi; copë nga kjo fletë me përmasandryshme. Dërrasë e hollë (e trashë, e shkurtër, e gjatë). Dërrasë pishe (lisi, ahu). Copa dërrasash. Shtrat prej dërrasë. Dysheme (tavan) prej dërrase. Urë prej dërrase. Parmakë me dërrasa. Valixhe dërrase. Gjerësia (gjatësia) e dërrasës. Sharron (çan) dërrasa. Pres dërrasën. E shtroi (e veshi) me dërrasa. Kur merr dërrasaplasur, çahet e tëra. (fj. u.).
2. Diçkaështë ndërtuar me fletëtilla druri ose me copa prej tyre; diçka e ngjashmekëtë fletë. Dërrasa e basketbollit tabela e basketbollit. Dërrasë bung (etnogr.) copë dërrase, që vihet sipër fytyrës së të vdekuritmbështjellë me qefin, që të mos bjerë dheu mbi të. Dërrasa e dritares parvazi i dritares. Dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbicilën presim mishin. Dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame). Dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla druri, e lyer me bojëzezë, që shërben për të shkruar mbi të me shkumës. Laj (pastroj, kruaj) dërrasat laj dyshemenë. Ulemdërrasë ulemdysheme.
3. Pllakë guri, rrasë. Nxorri dërrasa në mal. E mbuloi çatinë me dërrasa.
4. zakon. sh., bised. Veshëzat e parmendës. Dërrasat e parmendës.
5. Diçka e ngjashme me një copëkësaj flete. Dërrasa e kraharorit (anat.) eshtër e gjerë në mes të kraharorit, ku lidhen brinjët.
M’u barku dërrasë shih m’u barku petë. U dërrasë (dhogë) (dikush). 1. U lig e u dobësua shumë; u tret e u tha; u petë. 2. shih u dru2 (dikush). Çan dërrasa (dikush) bised. flet kot, thotë gjepura; lodhetfoluri e s’e dëgjon njeri; merret me punë boshe; çan ashra; flet në erë; bluan egjër; grin lakra bised.; grin sallatë bised.; rreh ujë në havan; i bie legenit bised. Për ta çarë dërrasa përçm. shih për ta ndarëkatërsh. Çaj dërrasa pa pykë lodhem e mundohem pa arritur ndonjë përfundim; përpiqem shumë, kërkojarrij diçka me çdo kusht, me vështirësimëdha e pa mjetet e nevojshme. Dërrasë me gdhe (me nyjë) keq. njeri shumë i trashë nga mendja dhe kokëfortë; njeri i pagdhendur. Ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. është ca budalla; i mungon një dërrasë (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt); ka një hatull mangët; (është) i metë nga nga mendja (nga trutë); s’është në të; s’ështëterezi; s’ështëliq; s’është tamam (nga koka). E ka hambarin dërrasë (dikush) nuk është mirë nga gjendja ekonomike, është trokë; nuk ka asgjëhambar; (është) kripëdiell; kund. e ka hambarin plot. Kërcen (hidhet) si *edhidërrasë (dikush). I ka krisur një dërrasë (dikujt) tall. është bërë si i luajtur mendsh, s’e mban dot më veten; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall.; i janë liruar rrathët; e kanë lëshuar rrathët (dikë). (E mbaj) si *edhin në dërrasë (dikë) krahin. Mbeta dërrasë shih mbeta kripë (e shëllirë). I mungon një dërrasë (dikujt) tall. shih ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët (dikush) tall. Nuk shkeldërrasë (në dhogë) të kalbur (dikush) nuk biegabim, është shumë i kujdesshëmsjellje e në veprime që të mos e pësojë, nuk vepron pa i peshuar mirë punët; nuk hipëndegëhollë; nuk futet (nuk hyn) në ato thekra. Ia shkel *gazit (në dërrasë). Iu zbërthyen dërrasat (dikujt) humbi arsyen, lajthiti; e lanë mendtë (dikë); iu liruan vidhat.

FUND

FUND,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa e poshtme e një ene, e një arke, e një shporte, e një anijeje etj., e cila është zakonisht e sheshtë, duke shërbyer edhe si pjesë mbështetëse. Fund i sheshtë. Fundi i kazanit. Fundi i arkës. Fundi i anijes. Pastroj fundin. Kulloifund.
2. Pjesa e poshtme e diçkajembështetettokë e që ngrihet mbi të ose që është ngulurtokë; vendi ku lidhet me trupin një gjymtyrë a organ i veçantë ose ku lidhet me trungun një degë; rrëzë; taban. Fundi i malit. Fundi i digës. Fundi i lisit. Fundi i krahut. E preu pemën derifund. Në fundfshatit.
3. Trualli a shtresa e tokësndodhet nën ujin e detit, të liqenit, të lumit a të një pellgu etj.; pjesa e poshtme e një vendithelluartokë. Fund ranor (shkëmbor). Fund me baltë (me zhavorr). Fundi i detit. Fundi i pusit. Gërryej fundin.
4. Diçkasasivogël, që ka mbeturpjesën e poshtme të një ene a të një vendithelluar. Hëngri fundin e tenxheres. E derdhi fundin e fuçisë.
5. Caku e skaji ku mbaron diçkashtrihethapësirë (një sipërfaqe, një rrugë, një varg sendesh a frymorësh, një shtrojë a mbulojë, një tel a litar i gjatë etj.); skaji më i largët i një vendi a i një hapësiremadhe; mbarimi, pjesa e skajshme e një sendi a e një hapësirë; kund. krye, fillim. Fundi i fushës (i kopshtit). Fundi i qilimit. Në fundsheshit (të oborrit, të rrugës, të bulevardit). Fundi i rreshtit (i vargutnjerëzve, i kolonës së automjeteve). E ka theksinfund.
6. Pjesa e fundit e një vepreshkruar, e një shfaqjeje a e një krijimi tjetër artistik; kund. fillim. Fundi i librit (i romanit, i artikullit). Fundi i filmit (i dramës, i shfaqjes, i videoklipit).
7. Veshje e sipërme grash ose pjesë e kostumitgrave, që mbulon trupin nga mesi e poshtë. Fund i gjerë. Fund me pala (me kinda). Vesh fundin.
8. Cakushënon mbarimin e një kohe; pjesa e kohëslidhet me këtë cak; caku kohorshënon mbarimin e një pune, të një veprimi a të një veprimtarie etj.; pjesa e fundit e një pune a e një veprimtarie; mbarim, përfundim; kund. fillim. Fundi i vitit. Në fundjavës. Fundi i punës. Fundi i lojës (i ndeshjes). Aty nga fundi i mbledhjes.
9. bised. Mbarimi i jetës, vdekja. Fund i parakohshëm (i hidhur). I erdhi fundi.
Sin.: rrëzë, taban, mbarim, fundje, fundar, anë, skaj, bisht, përfundim, mbyllje, epilog, fustë, kotull, rashe, pështjellak, fustan, zgrip, vdekje, perëndim.
I afron fundin (dikujt) bëndikushdështojëpunën e tij, të bjerë nga përgjegjësia etj.; bën që të marrë fund. Pa *anë e pa fund (pa fund e pa anë). *Ballë e fund. U *pus pa fund (diku). Më ra (më shkoi) *gjakufundkëmbëve. I ra koshifund (dikujt) shih i ushtojnë hambarët (dikujt). I ra shekja (e djathit) në fund (dikujt) nuk është mirë nga gjendja ekonomike, është trokë; nuk ka asgjëhambar; i ushtojnë sheket; i ra koshifund; (është) kripëdiell (dikush); e ka hambarin dërrasë (dikush). Deri në *cakun e fundit. *Dritëfundtunelit Fundi i arkës rrobat më të miraruajtura për festë; gjërat më të miravluara diku. (Ia di, ia njoh) fundin e barkut (dikujt) shih (ia di) zorrët e barkut (dikujt). fund e në bisht shih fundfundit. Fundi i botës. 1. Një vend shumë i largët, skaj i panjohur e i harruar; fundbotës. 2. Shkatërrim i plotë, zhdukje, përmbysje e gjithçkaje, katastrofë. fundbotës (të dynjasë) shumë larg, në një vend shumëlargët; fundi i botës; anëanës. I heq *gurin e fundit (dikujt a diçkaje). (Është) funddardhës (dikush) është ende prapa, ështëbisht; ka mbeturbisht (në bishturës, te bishti i urës). funddetit diku shumë larg a në një vendfshehtë ose të vështirë për të arritur atje. fundditës si përfundim, si rrjedhim i veprimevekemi bërë, përfundimisht; në mbyllje. Fundi i fjalës shkurt; si përfundim; me një fjalë; fundi i fundit; në fundfundit. Fundi i fundit tekembramja, më në fund; sido që të jetë; fundfundit; fundi i fjalës. fundfundit tekembramja, më në fund; në funddiçkaje; si përfundim; si mbyllje; fundi i fundit; fundi i fjalës. Fundi i kazanit gjellë e mbetur; ushqimi më i keq; kund. gryka e kazanit. Fund e krye (e majë) krejt, plotësisht; që të gjithë, pa asnjë përjashtim; kokë e këmbë; nga koka deri te këmbët; nga a-ja deri te zh-ja; ind e majë. Nga fundikrye krejt, tejendanë; nga kreufund. fund e në krye (e në majë) tejpërtej; krejt. Nga fundi i zemrës (i shpirtit) shih nga thelbi i zemrës (i shpirtit). (Humbi) si *gjilpërafundbunarit (dikush a diçka). I jap (i vë) fund (diçkaje) e kryej, e mbaroj a e përfundoj me sukses, e përmbyll përfundimisht; i vë fund; i vë kapak (kapakun). Kur të kalbet *gurifundlumit. I kallëzoj fundin e arkës (dikujt) ia themgjitha, nuk lë gjë pa thënë, ia them gjithçkambaj përbrenda, i zbrazem; i zbraz barkun; nuk mbaj gjë në bark; ia hap barkun. I ka trutëfundkëmbëve (dikush) është budalla, është pa tru; është shumë mendjelehtë; s’ka tru në kokë. E kam ujinfundarës nuk më vete puna mbarë, nuk më ka fryt puna; nuk më ndih fati, nuk më ecën; kund. e kam ujinkryearës. E kërcen *vallen derifund (dikush). Ka marrë fund. 1. (diçka). Ka përfunduar, është kryer plotësisht; ka mbaruar. 2. (diçka). Është vendosur përfundimisht, nuk rikthehet më. 3. (dikush a diçka). Është dobësuar a është prishur krejt, nuk ka më fuqi a vlerë, nuk mundrrojë a të veprojë më; ka shkuarfund (dikush); është bërë fare (dikush). 4. (dikush). Është varfëruar fare; ka mbaruar me liq e me shpatë. I nxjerr (i gjej) fundin (diçkaje) e përpunoj a e studioj thellë diçka, e shqyrtoj me themel e deriimtësi; i zbuloj çdo të fshehtë; i dalfund; i nxjerr tabanin. I nxjerr fundin e arkës (dikujt) e pres dikë me gjërat më të mirakam, nuk kursej asgjë, i shtroj çdo gjë që e kam ruajtur a që ka mbetur. Ia nxjerr prej funditbarkut (diçka) e detyrojthotë edhe fjalën e fundit, e shtrëngojthotë gjithçka, nuk i lë gjë pa nxjerrë; ia nxjerr me darë. Ka shkuarfund (dikush a diçka) shih ka marrë fund3 (dikush a diçka). E shkundi fundin e barkut (dikush) keq. i thagjitha, nuk la gjë pa thënë, i zbrazi ç’kishte brenda; është llafazan i madh; s’i vë fre gojës (gjuhës); e ka gjuhën (llapën) të gjatë (një pëllëmbë, një pash) keq. I shpon *kungulli fundin e kusisë (dikujt). *Shportë pa fund mospërf. I erdhi fundi (dikujt). 1. Ështëpragvdekjes ose tash do ta pësojëkeqen; (është) në buzëvarrit (të gropës) (dikush); (është) me një këmbëvarr (dikush). 2. shih (është) në buzëgreminës (të humnerës) (dikush). fundin e barkut ha fare pak, ha sa për të thyer urinë; hedh një brez. Mos të zëntë fundi i javës! mallk. vdeksh!

JAM

JAM vep., QÉSHË, QÉNË jokal. 1. Rroj, jetoj, gjëllij. S’është ka vdekur. - Qofsh me jetë! (ur.). - Rrofsh e qofsh! (ur.). - Mos qoftë! (mallk.). Gjithë ç’jemi. Na ishte njëherë. Sot jemi, nesër s’jemi s’jemipërjetshëm.
2. Ndodhem diku ose duke bërë diçka, gjendem. Jamshtëpi (në shkollë, në punë, në mbledhje). Do të jemi te një shok do të vemi për vizitë te një shok. Ështëudhëtim po udhëton. Jam në (me) shërbim. Është nën armë (në ushtri). Jemi në valën (në zjarrin) e punës. Ështëpërfundim e sipër. Nuk ishingjithë. Jemijemi... me që ndodhemi... Jam brenda (jashtë). S’është këtu (atje). Kudo qoftë (kudo që të jetë). - Ku je? Nga (ku) janë e nga (ku) s’janë gjithë pa përjashtim.shohim ku jemi e ku s’jemishohim gjendjen, të shqyrtojmë punën etj.
3. Kaloj një gjendje, jetoj një gjendjecaktuar; kam një veti, një tipar, një aftësi a diçka tjetër që më vë në një gjendjecaktuar; kam arritur një gjendjecaktuar (edhe në një varg njësish frazeologjike). Është i ri (i zoti, trim). Është i gjatë (i madh, i shkurtër). Është e domosdoshme (e kuptueshme, e lehtë, e rëndë). Qofsh i lumtur (i gëzuar)! (ur.). Jeni i lirë! (zyrt.). Qenka i marrë! Sa është? ç’moshë ka. I vetmi është (bised.) është shumë i zoti, s’e ka shokun. Ishte i krimbur me para. Ishte gacëpara. - A je burrë? Ishte fishek (fig.). Është lule (fig.). Jam akull (fig.). Qe nën barrë (vjet.). Është gjethe plepi. Është djalli (shejtani) vetë (bised.). Është dora vetë. Është për t’i pirë dollinë. Nuk është prej guri. Është bilbil (shpatë) nga goja. Është qime e gjallë (fig.). Është me gjashtë gishta (fig.). S’është nga ata burra. Është njeri pa njeri. Është i punës (i gojës, i fjalës, i pushkës, i gishtit). Jemimendimit se... Është me shkollë. Ka qenë me grip. Ështëmoshë. Qe në merak (në qejf). Është me dallgë (fig.). S’ështëgjendje (në rregull). Nuk është pa gjë. Ështëhava (fig.). Është me vend. Jamdysh. S’është në të (në vete). - Je ndër mend?! Është jashtë botës. S’ështëkëtë botë (në këtë dynja). Është (ende, akoma, hala) te ura. S’është në orë të mira. - Si je? - Qofsh shëndoshë! (ur.). - Gëzuar qofsh! (ur.). -qofsha falë! (ur.). Është plot (bosh). Jam mirë (keq). Isha ngushtë. Isha krunde (fig.). Është kaluar (fig.). S’është dosido. S’është gjëkundi (asgjëkund). Ështëpelena (dikush). Ishte për tokë. Është për lumë (fig.). Është mbi ujë. Është (njeri) me vulë. Ishte me litargrykë (fig.). Ështëbuzëgreminës (të humnerës) (fig.). Ishteditëhallit (për t’i qarë hallin). Është portë pazari (fig.). Ështështratin e vdekjes. Është si grosha shtatë javë (fig.). Është me një këmbëvarr (fig.). Ishte në teh (në presë) të briskut (të shpatës, të thikës) (fig.).
4. I përkas dikujt, kam lidhje farefisnie ose lidhjetjera me të, kambëj me të. Është yni. Është i biri (e bija, e ëma). Është djali i Arbenit. Janë vëlla e motër (kushërinj, burrë e grua). Janë farefis. Janë bashkëfshatarë (bashkatdhetarë). Janë të një gjaku. Janë shokë (miq) të vjetër.
5. vet. v. III I përket dikujt a diçkaje, është pronë e dikujt a pjesë e diçkaje; lidhet ngushtë me të, i takon. Libri është imi. Kjo është për ty. Është e të gjithëve. S’është e askujt. Kjo derë është e dhomësgjumit. Kjo burmë është e sahatit. Kjo fushë është e Domosdovës. Ato kodra janë të Durrësit. Këto banesa janëlagjes sonë.
6. E kam prejardhjen, vij, rrjedh. Jemi nga një fshat. Është nga një familje patriotësh. Është nga malësia (nga Elbasani, nga rrethi i Lezhës). Ishte nga ata të malit. Ishte nga një shtresë e varfër. - Nga je?
7.duhetbëj diçka, kam për të bërë diçka; kam prirjen për të bërë diçka, kam dëshirë për të, e pranoj a e pëlqej. Jam për rrugë. Jam për t’u nisur. Jam për ta vendosur nesër. S’jam me këtë zgjidhje. S’është për punë. Jamanën e tij e përkrah atë. Jam me ty pajtohem me ty dhepërkrah.
8. vet. sh. Bëhemi (si numër, si sasi). Ishin shumë (pak, mizëri, mizë lisi). Sa ishin? Ishin pesë vetë.
9. vet. v. III Ndodh, ngjan, bëhet; fillon. Nesër janë zgjedhjet. - Kur është mbledhja (ndeshja, shfaqja)?
10. vet. v. III Ka. Janë ca punë që s’i lë dot. Janë ca njerëz që... Janë shumë (mjaft, boll).
11. vet. v. III Duhet, do (me një foljepaskajore). Është për të vënë re. Është për të thënë. Është për të vënëdukje. Janë për t’u lavdëruar. Është për të ardhur keq. Ishte për t’u bërë do të bëhej patjetër.
12. Përdoret me foljepërcjellore dhebashku me të jep gjendjen ose vijimin e një veprimi. Është duke punuar po punon. Isha duke mësuar po mësoja.
13. Përdoret si folje ndihmëse për të ndërtuar kohët e përbërafoljeve pësore dhe vetvetore. Jam rruar. Është ftohur. I janë përveshur punës. Ishte mësuar. Qe mbyllur brenda. Si qenka bërë!
Sin.: rroj, jetoj, gjëllij, ndodhem, gjendem, qëndroj, vij, rrjedh, ndodh, ngjan, bëhet, fillon, ka, duhet, do, bie, paraqitet, ndihem, bëj.
Jam në *ajër. Është në *balancë (diçka) libr. Jam *brenda. Sa për të qenë *brenda. Janë të një *brumi. Janë një *çanaku përb. Jam *çark çark (me dikë). S’është *çudi. Nuk është për t’u çuditur. Është me *damkë (dikush). Është prapa *derës (diçka). Është në *dorë (në duar) (të dikujt). Janë një *dore. S’ështëkëtë dynja (*botë) (dikush) përçm. Është prapa dynjasë (prapa *botës) (dikush). Jam (mbeta) pa një *dysh. Jam *dhëmbë për dhëmbë (me dikë). (Është) sa për *emër (dikush a diçka). Jam në *errësirë (për diçka). Jam *esëll (në diçka) qofsha *falë! ur. Është në *fije (në fill) (dikush). Është *fishek (dikush) bised. Jam (mbeta) *fishek bised. Jam deri në *fyt. Është *i gishtit (dikush). Është (i zoti) *i gojës (dikush). Jam (rri) në (ndër) *grepa. Jam deri në *grykë. Jam në *gjendje. S’është për *gjë (dikush). Nuk është pa *gjë (dikush). S’është *gjëkundi (dikush). Është në *gjumë (dikush). S’është në *hatulla (dikush) keq. Është (qëndron, mbeti) në *hava (dikush a diçka). Jam (u bëra) *helm (e pikë). Është me *heqësit (dikush). Është me *hënë (dikush). Është (rron) në *hijen (e dikujt) keq. Jemijemi meqë ndodhemi këtu tani ose meqë ia filluam diçkaje. Nga janë e nga s’janë gjithë pa përjashtim; ngagjitha anët. Qe si qe e u si *ka shaka. Sa të jetë *jeta. Qofsh me *jetë! ur. Është (hipur) në *kalë (dikush). Është (flet) *kaluar (dikush). Është më (në) *këmbë (dikush). Kjo është ç’është! iron. kjo është më e mira, më e bukura, më e çuditshmja etj. nga gjithë sa kemi parë, sa kemi provuar e sa kemi dëgjuar; është e çuditshme. *Ku janë e ku s’janë. S’është *kurrkund (dikush). S’është në *liq (dikush). S’është *tamam (nga koka) (dikush). Është (ka mbetur) *krunde (dikush). *Larg qoftë! Është (flet) pa *leqe (dikush). *Lipsur qoftë! Është *lule. Është për *lumë (dikush). Jam *majëmajë (me dikë). Është për *mall (diçka). A je ndër *mend? Nuk është në *metër (dikush). Është me *nam (dikush a diçka). Me *nder qofsh! Sikur është në *të nëntin (dikush) shaka. Jam (bie) *ngushtë. Është sa për *numër (dikush). Jemi *një me një (me dikë). (Është) *një me një (diçka). Nuk është në *okë (dikush). Është (rri) nën *ombrellën (e dikujt). Është me *orë (dikush). Nuk është *i paktë (dikush a diçka). Jemi *paq (me dikë). Është me *pehriz (diçka) tall. Është në *pelena përçm. Është (mbeti) *pezull (varur) (dikush a diçka). Është *përtokë (dikush) a diçka). S’është në *rregull (diçka a dikush). Është me rreze (ka *rreze) (dikush a diçka). Është *rriqër (dikush). S’është *për t’u sharë (dikush a diçka). Janë të një *sharre. S’është *i shëndoshë (në diçka). Është në *shpërgënj (dikush) mospërf. Jam me *shpirt (pas dikujt a pas diçkaje). Nuk është në *taketuke (dikush) bised. S’është në *terezi (dikush). S’është në *të (dikush). *Ti qofsh! (ju qofshi!). Është (ka mbetur) *trokë (dikush). Jam *tym. Nuk është në *të thellat (dikush). Jam *thikëthikë (me dikë). Është me *thonj (dikush) keq. Është e *udhës. Jam (gjendem) në *udhëkryq. Jam mbi *ujë. Jam as në *ujë e as për ujë. Është (ka mbetur) (ende) tek *ura (dikush) iron. Është (rri) jashtë *valles (dikush). Është (mbeti) varur (*pezull) (dikush a diçka). Jam (si) mbi *vezë. Është në *vijë (diçka a dikush). Është me *xhinde (dikush). Është në *zgrip (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.