Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lingë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CINGËREMË

CINGËRÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zile a këmborë e vogël që u varet bagëtive kecave në qafë.
Sin.: cingare, cingër, cingërlaqe, cingëz, lingë, lingëz.

GJUHËZ

GJÚHËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Diçka që ka trajtëzgjatur e të ngushtë si gjuhë e vogël; gjuhë. Gjuhëza flakësh. Gjuhëz dheu (gjeogr.).
2. Shufër e metaltë, zakonisht me një kokërrumbullakët, që varet brenda kambanës, këmborës, ziles etj. dhe e godet atë kur e tundin; rrumb. Gjuhëza e kambanës. Gjuhëza e ziles. Iu këput gjuhëza.
3. Pjesë e metaltë, zakonisht e zgjatur dhe e ngushtë në një mekanizëm, mjet a në një vegël muzikore. Gjuhëza e këpucës. Gjuhëza e bravës. Gjuhëz pene majë pene. Gjuhëza e klarinetës (e saksofonit) (muz.) fletë e hollë dhe e gjatë kallami në pipthin e klarinetës a të saksofonit për t’i fryrë.
4. anat. Lapër e vogël mishi, që është si zgjatim i qiellzësbutë dhendan zgavrën e gojës nga prapagoja; njerith.
5. bot. Cipë e vogëlndodhetpjesën e sipërme të këllëfit të gjethes dhembështjell kërcellin e gramoreve.
Sin.: gjuhë, kacarrumb, thumb, çok, lingë, njerith, shojzë, pllashicë.

LINGË

LÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zile e vogël që ka tingëllimëhollë e të qartë; zile bagëtish. Lingë tunxhi. Linga e kalit (e mushkës). Bien lingat.
2. Gjuhëza e ziles.
Sin.: zilkë, gjuhëz, rrumb.

LINGËZ

LÍNGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Lingë e vogël, zile.

TAKAÇE

TAKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zile e vogël; lingë, cingare. Takaçe tunxhi. I vari ftujakut takaçe.
Sin.: lingë, cingare, zile.

ZILE

ZÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me gjuhëz, që nxjerr tinguj dhezakonisht u varet bagëtiveqafë, acare; tingullinxjerr ky mjet. Zilet e kopesë. Tingëllimat e zileve. Rrethi i ziles. Zile dyjare dy zilefutura njëra brenda tjetrës. Zile trijare tri zilefutura brenda njëra-tjetrës. Bien (dëgjohen) zilet. I vënçin zilet! (mallk.) u turpëroftë! Ftujkëzë bardha me zile, / Rrugësmalit kur vije. (folk.). Ku mërzen cjapi me zile. (folk.). Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.). Si shehu me zile, që ditën trembej nga mizat e natën hante buaj. (fj. u.). Nuk blihetparë zilja, pasandaj lopa. (fj. u.). Vdekja nuk vjen me sëpatëdorë, as me zile e me këmborë. (fj. u.).
2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tingujnjëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë; tingullinxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete. Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zile me buton. Butoni i ziles. Zilja e mësimit (e pushimit). Orë me zile. Ra zilja. I bie ziles. E kam vënëzile.
3. muz., vet. sh. Çapare, tingëza. Vallja e zileve. U bie zileve.
Sin.: acare, çapare, tingëza, lingë, cingëlimë, cingëliqe, çokale.
*Derr me zile përb. *Gjarpër me zile keq. S’është *cjap për atë zile (dikush). Ka zilemadhe (dikush). 1. Ka autoritet e i shkon fjala; ka në dorë diçka e ka fuqi ta zgjidhë. 2. Është zemërmadh, është bujar. S’më lënë zilet e miadëgjoj këmborët e botës kam mjaft halle vetë dhe s’kam mundësimerrem me hallet e të tjerëve. Pesë *dhi gjashtë zile. I var zilen ariut (dikush) shaka. është trim i madh, nuk merr parasysh asnjë rrezik; hahet me arium. I varën zilen (dikujt). 1. I ngarkuan një punë a një detyrërëndësishme, i dhanë një përgjegjësi; i varën këmborën. 2. keq. E nxitën, e shtynë, e kurdisën për diçka. 3. iron. E tallën, e bënë qesharak, e turpëruan; i varën këmborën; i varën (i vunë) teneqenë. I vë miut zile (dikush) trillon gjërapaqena, shpif e përhap fjalë për gjëra që s’kanë ndodhur kurrë. I vë pleshtit zile (dikush) e fryn shumë diçkavogël; vë re edhe cikërrimat, merret shumë me to dhe i zmadhon tej mase; i vë pleshtit fre; e bën mizën (pleshtin) buall; e bën qimen tra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.